By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 maj 2025
May 18, 2025
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e zgjeruar, “manovrim politik”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qeveria e zgjeruar, “manovrim politik”
Rajon / Botë

Qeveria e zgjeruar, “manovrim politik”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/08 at 5:05 PM
Kosova Times Published June 8, 2023
Share
SHARE

Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbahet kornizës negociuese me Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese t’i miratojë para se të nisin bisedimet për kapitujt, por Qeveria mbetet e hapur të bisedojë me opozitën për të gjitha modalitet lidhur me zbatimin e këtij detyrimi të rëndësishëm.

Kështu deklaroi të enjten zëvendëskryeministri për Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq, duke komentuar propozimin e liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, se kjo parti do t’i mbështeste ndryshimet kushtetuese në rast se ato bëhen në fund të bisedimeve për anëtarësim dhe pasi protokolli të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare të unionit.

Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.

Kjo marrëveshje, që paraqet edhe kornizën e bisedime me BE-në, është miratuar më 16 korrik të vitit të kaluar dhe më pas ishte mbajtur seanca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por bisedimet për kapitujt kushtëzohen me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq tha se kërkesa e opozitës nënkupton tërheqjen e saj nga pozicioni i parë se nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese.

“Opozita po tërhiqet disi nga qëndrimi i saj i parë dhe tani është pro ndryshimeve kushtetuese. Ne jemi të gatshëm që menjëherë të formojmë grupe punuese për realizimin e kësaj ideje. Ne jemi të gatshëm të miratojmë edhe një ligj për bisedime me Bashkimin Evropian që të hiqen dilemat e opozitës nëse po dëmtohen ose jo interesat kombëtare maqedonase”, tha Mariçiq.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të mërkurën pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se nëse përmbushet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës para se vendi zyrtarisht të bëhet anëtar i BE-së, do të pranonte të bëhej pjesë e Qeverisë së gjerë, por pa pjesëmarrjen në të edhe të Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që tani është pjesë e Qeverisë.

VMRO-ja akuzon BDI-në që drejtohet nga Ali Ahmeti për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion” dhe në procese tjera që “kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore”.

BDI-ja ka pranuar që të mos jetë pjesë e Qeverisë së zgjeruar “nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie”.
“E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para”, ka shkruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në rrjetin social Facebook.

Mariçiq tha se nuk është mirë që në këtë proces të ketë “të përjashtuar”, por të gjithë së bashku të punojnë për arritjen e qëllimit final.

“Mendoj se ideja që të ketë të përjashtuar nuk është e mirë. Këtë e tha edhe kryeministri. Ideja jonë është se si të arrijmë që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë proces, pasi në të kundërtën ne do të përfshihemi në një betejë jo vetëm politike, por edhe etnike”, deklaroi Mariçiq.

Njohësit e çështjeve politike, qëndrimet e partive politike i vlerësojnë si taktizime pasi korniza negociuese nuk mund të ndryshojë.

Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike dhe botues i gazetës “Lajm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se bazuar në qëndrimet e partive, si të VMRO DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së, ndryshimet kushtetuese vështirë se do të miratohen, pasi kemi të bëjmë me taktizime që detyrimisht do ta çojnë Maqedoninë e Veriut në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Deklarimet e tilla më shumë janë të karakterit taktik dhe politik sesa të atij praktik. VMRO-ja me rejtingun e lartë partiak që ka momentalisht, vështirë se do të pranonte t’u futej ndryshimeve që kanë të bëjnë me një pjesë të identitetit kombëtar maqedonas, si dhe me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Mendoj se pranimi i kësaj oferte për partinë e Mickoskit tani kur zgjedhjet pritet të mbahen shumë shpejt do të nënkuptonte uljen e rejtingut me automatizëm. Prandaj, duke marrë parasysh këtë, VMRO-ja në asnjë mënyrë nuk do t’i pranonte ndryshimet”, thotë ai.

Hajdari vlerëson se, “nëse nuk miratohen ndryshimet ka mundësi që Maqedonia e Veriut të përballet me pasoja si brenda ashtu edhe jashtë”, në veçanti nga Bullgaria e cila, sipas tij, sërish mund të përdorë veton në rast se pakica bullgare nuk përfshihet në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times June 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Feyenoord dhe Liverpool me marrëveshje gojore për Slot

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
Heqja e “balancuesit”, kusht i VMRO-së për partitë shqiptare
Policia shqiptoi 2144 gjoba trafiku për 24 orë
Ambasada britanike: Qeveria e re të sigurojë mjedis të lirë për gazetarët
Një nga bankat më të mëdha shtetërore kineze shkëputi bursën e Moskës nga juani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?