By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike
June 27, 2025
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votohet reforma zgjedhore nga LVV-PDK-LDK-AAK Jeton Musliu/RTKlive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Votohet reforma zgjedhore nga LVV-PDK-LDK-AAK Jeton Musliu/RTKlive
Lajme

Votohet reforma zgjedhore nga LVV-PDK-LDK-AAK Jeton Musliu/RTKlive

Kosova Times
Last updated: 2023/06/08 at 12:34 PM
Kosova Times Published June 8, 2023
Share
SHARE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan në parim projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. 86 vota ishin për. Kundër votoi deputeti Haki Abazi. Projektligjin e kanë mbështetur të gjitha partitë në Kuvend.Jo shpesh por në disa raste edhe ndodhë që partitë politike në Kosovë nga pozita e opozita, dakordohen për një çështje të caktuar.

Kështu, rasti i fundit i dakordimit të partive për një çështje të caktuar është ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ku në mënyrë të veçantë, mërgatës së madhe kosovare do t’i krijohen lehtësi për të votuar e për të thënë fjalën e saj.

Kështu, të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore, për të cilin thanë se duhet të kalojë. Kështu u deklaruan ata në  seancën e së enjtes.

Adnan Rrustemi nga LVV-ja, parti kjo në pushtet, tha se si subjekt politik,  e përkrahin këtë projektligj, duke paraqitur edhe ndryshimet e bëra. “Ky projektligj implikon secilin rekomandim të vëzhguesve të BE-së”, tha Rrustemi.

Për më tepër, ai tha se numërimi i fletë votimeve nga kandidatët nuk do të bëhet në vend votime.

“Do ta përmirësojë procesin zgjedhor dhe do të ndikojnë edhe ne forcimin e demokracisë”.

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh se partia në të cilën ajo bën pjesë, e mbështet projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Krejt kjo, siç tha ajo, duke marrë parasysh që komisioni ka marrë parasysh të adresojë të gjitha rekomandimet e BE-së.

“Ne si komision kemi arritur të kemi konsensus të plotë. Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështet projektligjin”, tha ajo.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se janë tri momente që janë të rëndësishme në këtë rast. Ai tha se e para është një mësim që është marrë nga ky proces është se kur partitë politikë bëhen bashkë për një qëllim fisnik e reformë, ato i tejkalojnë partitë e interesat e veta dhe i japin Kosovës një ligj që ka konsensusin e plotë.

“E dyta, për ne është tepër e rëndësishme që janë eliminuar disa probleme teknike pro e kanë penguar demokracinë në vend. Heshtja zgjedhore është keqpërdorë. E kjo tani vlen vetëm prej hapjes së kutisë së votimit”, tha ai.

Kurse sipas Tahirit, çështja e tretë ka qenë vota preferenciale.

“Vendimi është marrë në arsyetim të thjeshtë, duke qenë se numërimi i votave për parti ndodhë në klasë dhe mbyllet kutia e pastaj ato shkojnë në një qendër komunale e më pas të gjithë do ta shohin numërimin e tani do të anashkalohet katrahura. Votat tani nuk do të numërohen votat në klasë dhe tjetra është e rëndësishme për motrat e vëllezërit në diasporë të cilët do të votojnë me postë, në diasporë dhe përfaqësitë tona diplomatike”.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ia kanë dhënë dritën e gjelbër këtij projektligji në leximin e parë.

Sidoqoftë, në rast se janë pajtuar partitë në tërësi, kjo nuk do të thotë se janë pajtuar  edhe të gjithë deputetët.

Një prej tyre, deputeti Haki Abazi, tha se  Kosova ka numër të vogël të ambasadave e konsullatave.

Ai ka thënë se tentimi për ta paraqitur ambasadën  si vend që u lehtësohet jeta, është manipulim.

Ai ka thënë se Projektligji i zgjedhjeve në përmbajtje është bërë sa për të thënë që ka pasur konsensus partiak por, sipas tij, në asnjë mënyrë për ta adresuar kualitetin e demokracisë.

 

You Might Also Like

SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kosova Times June 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet Provimi i Jurisprudencës, 620 kandidatë plotësuan kushtet

Kosova Times Kosova Times April 28, 2025
Sot është Dita Botërore e Punës Sociale
(Video) Momenti kur veterani rus i luftës vritet në shpërthimin në Stavropol
Nënshkrimi i memorandumit, Bislimi: Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën
Filmi “20 ditë në Mariupol” është nominuar për Oscar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?