By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Zvicra: Toka e Alpeve, liqene blu të pabesueshme dhe kështjella magjike, ku çdo kornizë është si një kartolinë
May 17, 2025
Kosova është zemra e kombit shqiptar
May 17, 2025
Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska
Rajon / Botë

Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska

Kosova Times
Last updated: 2023/06/08 at 2:31 PM
Kosova Times Published June 8, 2023
Share
SHARE

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada.

Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.

Më shumë se 15.000 banorë pritet të evakuohen në këtë zonë, thanë zyrtarët të mërkurën. Ky vit ka thyer rekord për më së shumti zjarre të regjistruara në zonën e Kuebekut.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë falas një milion maska për banorët.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Nuk është Covid”, tha ajo në një konferencë për media, teksa shtoi se autobusët dhe trenat e qytetit të Nju Jorkut kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë dhe për këtë arsye janë mënyra të sigurta udhëtimi.

Agjencia kanadeze Mjedisi ka thënë se kushtet po përkeqësohen në Toronto më 8 qershor, pasi që po shtohet sasia e tymit.

Në një njoftim të posaçëm për motit më 7 qershor, agjencia rekomandoi që të gjithë të mbajnë maska kur të jenë jashtë shtëpive.

“Këto grimca të imëta paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin. Megjithatë, respiratorët nuk e zvogëlojnë ekspozimin ndaj gazeve në tymin e zjarrit” , thuhet në deklaratën e Environment Canada.

Ndërkohë, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e klasifikoi cilësinë e ajrit në pjesën më të madhe të verilindjes së vendit si “të pashëndetshme” veçanërisht për njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Gjithsej, miliona njerëz në Amerikën e Veriut mendohet se janë në ndonjë formë paralajmërimi për cilësinë e ajrit.

Në Nju Jork, një mjegull portokalli mbuloi horizontin e qytetit dhe monumentet, përfshirë Statujën e Lirisë.

Kopshtet zoologjike kanë futur kafshët në ambiente të mbyllura dhe, në Nju Jork, shëtitjet me kuaj me karroca janë pezulluar.

Më 7 qershor, shkollat në zonën e Uashington DC anuluan gjithashtu aktivitetet në natyrë pasi nivelet e cilësisë së ajrit u përkeqësuan, ndërsa Detroit u rendit si zona e pestë metropolitane më renditjen më të keqe në botë për ndotjen e ajrit.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar njerëzit të mos ushtrojnë jashtë dhe ta minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur, pasi ajri paraqet rreziqe të menjëhershme dhe afatgjatë për shëndetin.

Zyrtarët kanadezë thonë se vendi po përgatitet për sezonin më të keq të zjarreve në histori.

Ekspertët kanë vënë në dukje se pranvera ka qenë më e ngrohtë dhe më e thatë se zakonisht. Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës.

Zjarret në Kanada kanë djegur tashmë më shumë se 3.8 milion hektarë tokë – një sipërfaqe 12 herë më e madhe se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit.

Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për t’i ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 7 qershor.

Po këtë ditë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, zhvilluan një telefonatë për ta diskutuar situatën aktuale.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të gazrave serrë.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

Kosova Times June 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Heroi im!

Kosova Times Kosova Times June 30, 2024
Ademi: Liria rikthehet në elitën e futbollit tonë, pasi kishte fatin në anën e saj
KRU Prishtina: Palët e treta po i dëmtojnë gypat e ujësjellësit
Putin nuk do të jetë në funeralin e Prigozhin
Më shumë se 1500 kafshë ngordhën për shkak të zhvillimeve të Elon Musk: detaje të skandalit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?