By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA e shqetësuar se Irani po ndërton fabrikë dronësh brenda Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA e shqetësuar se Irani po ndërton fabrikë dronësh brenda Rusisë
Rajon / Botë

ShBA e shqetësuar se Irani po ndërton fabrikë dronësh brenda Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/09 at 10:26 PM
Kosova Times Published June 9, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) thonë se kanë informacione se Irani synon të ndërtojë fabrikë të prodhimit të dronëve brenda Rusisë, e cila mund të bëhet funksionale vitin e ardhshëm, pasi Moska dhe Teherani të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Siç thuhet, kjo paraqit një kërcënim të shtuar për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe komunitetin ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC), John Kirby, më 9 qershor, tha se ndërkohë që Irani po vazhdon të furnizojë Rusinë me dronë, të vilët Moska i përdorë kundër civilëve ukrainas në luftën e saj në Ukrainë, të dy vendet tani po ndërmarrin hapa për t’iu ofruar prodhimit të dromëve, duke ndërtuar një fabrikë, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës.

“Ne kemi informacione se Rusia po merr materiale nga Irani, të nevojshme për të ndërtuar një fabrikë UAV (dronë) brenda Rusisë. Kjo fabrikë mund të jetë plotësisht funksional në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Kirby, ndërkaq NSC publikoi një imazh satelitor të asaj, për të cilën tha se ishte vendndodhja e fabrikës në zonën e posaçme ekonomike ruse Alabuga.

Kirby tha se Irani ka dërguar qindra dronë vetëvrasës në Rusi, që nga muaji i kaluar, si dhe pajisje për prodhimin e dromëve, duke përdorur rrugën e Detit Kaspik.

“Dronët u prodhuan në Iran, u dërguan përtej Detit Kaspik, nga Amirabadi i Iranit në Makhachkala të Rusisë, ndërkaq, më pas, u përdorën operacionalisht nga forcat ruse kundër Ukrainës”, tha Kirby, ndërsa NSC publikoi gjithashtu një grafik të itinerarit.

Moska nga ana e saj po i siguron Iranit – që është nën sanksione të rënda ndërkombëtare sikurse edhe Rusia – pajisje ushtarake, që sipas Kirbyt, janë të nivelit më kompleks dhe më i shtrenjtë se kurrë.

“Rusia po i ofron Iranit bashkëpunim të paprecedentë të mbrojtjes, duke përfshirë raketat, elektronikën dhe mbrojtjen kundërajrore”, tha Kirby, duke shtuar se Teherani, këtë vit, paralajmëroi marrëveshjen për të blerë avionë luftarakë Su-35 nga Rusia.

“Irani po kërkon të blejë pajisje shtesë ushtarake nga Rusia, duke përfshirë helikopterë sulmues, radarë dhe avionë luftarakë YAK-130. Në tërësi, Irani po i kërkon Rusisë pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarësh”, tha Kirby.

“Ashtu siç transferimet e dromëve i kanë vënë Moskën dhe Teheranin në shkelje të embargos së armëve, të përcaktuar në Rezolutën 2231 të OKB-së, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, për të ndërprerë partneritetin që ka qenë i dëmshëm për pjesën tjetër të botës”, tha Kirby.

“Ky është një partneritet mbrojtës krejtësisht i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ne vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të ekspozuar dhe prishur këto aktivitete, duke përfshirë ndarjen e tyre me publikun – dhe jemi të gatshëm të bëjmë më shumë”, tha ai.

“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione ndaj aktorëve të përfshirë në transferimin e pajisjeve ushtarake iraniane në Rusi për përdorim në Ukrainë”, tha Kirby, duke shtuar se SHBA-ja, Britania dhe Bashkimi Evropian vendosën kufizime të reja “për të parandaluar që komponentët elektronikë, të gjetur në dronët iranianë, të arrijnë në fushën e betejës në Ukrainë”.

Qeveria amerikane më vonë lëshoi një rekomandim të ri, më 9 qershor, për të ndihmuar bizneset dhe qeveritë e tjera të kuptojnë më mirë rreziqet e paraqitura nga dronët e Iranit dhe mjetet e paligjshme që përdor Irani për të blerë komponentë për prodhimin e dronëve.

“ Dhe më e rëndësishmja, ne po punojmë me aleatët dhe partnerët për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i duhet për mbrojtje dhe rindërtim, duke përfshirë ofrimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore Ukrainës, për ta ndihmuar atë të mbrojë popullin e saj”, përfundoi Kirby.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times June 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U19 (KIK U19 2024)

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Murphy në Shkup: Ndryshoni Kushtetutën, mundësia e vetme për në BE
Mbahet turniri memorial `Ditët e Reçakut`
Një tabloid në shërbim të gjenocidit: gazeta gjermane Bild e përshkroi gazetarin e vrarë si një “terrorist të maskuar”
Sonte Drita-Legia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?