By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Krasniqi: VV e painteresuar pë zhbllokim, jemi shtet në gjendje emergjente
May 19, 2025
Protestojnë punëtorët e `Pastrimit` para komunës së Prishtinës
May 19, 2025
Amerika po planifikon një goditje të re ndaj Rusisë, Stubb: “Trump po bëhet gjithnjë e më i paduruar me Putinin”
May 19, 2025
A e dini kush e përgatiti akulloren e parë në botë?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Strategji e përbashkët për Veriun!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Strategji e përbashkët për Veriun!
Opinion

Strategji e përbashkët për Veriun!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/09 at 11:04 AM
Kosova Times Published June 9, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Instrumentalizimi i serbëve të Kosovës nga Beogradi i filluar në vitet e ’80-ta nga Millosheviqi, fatkeqësisht por vazhdon edhe në ditët e sotme më të njëjtën retorikë dhe me të njëjtat veprime nga pasardhësi i tij, Aleksandër Vuqiqi. Pra, ndryshimi është vetëm në kohë, por jo edhe në përmbajtje.

Serbët e veriut të instrumentalizuar dhe të frustruar njëkohësisht

Ashtu sikurse instrumentalizimi i serbëve, edhe ndarja e veriut të Kosovës e ka një histori. Ndarja faktike e veriut të vendit ndodhi me vendosjen e trupave “paqeruajtëse” të KFOR-it ruso-francez mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë në qershorin e vitit 1999.

Nga ajo kohë e deri më sot, veriu vetëm në aspektin formal administrativ i përket Kosovës, kurse në rrafshin praktik është jashtë kontrollit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Dikush mund të thotë se i kemi nën kontroll pikat kufitare, e kemi policinë dhe gjykatat, por kur është në pyetje funksionaliteti i tyre, atëherë e vërteta na del të jetë e hidhur!

Sikur të ishte ndryshe, nuk do të lejohej paradoksi i mos përgjigjes së serbëve të veriut në të gjitha pagesat, në veçanti të rrymës, të cilat po e rëndojnë buxhetin e Kosovës tani e 24 vite më parë.

Kur jemi në këtë segment, asnjëra parti politike, asnjë liderë dhe asnjë politikan sikurse që nuk ka të drejt të krekoset që ka bërë diçka për veriun përderisa nuk e arrin ta shtrijë sovranitetin financiar në veri, ashtu nuk kanë të drejt as ta akuzojnë njëri tjetrin për dështimet me veriun e vendit.

Sovraniteti i mangët i shtetit në veri

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive në Kosovë, asnjëra prej tyre deri tek kjo e fundit nuk arritën ta shtrijnë sovranitetin financiar në veri të vendit, edhe pse secila prej tyre investuan me qindra miliona për çdo vit në pagimin e faturave të rrymës, ujit, tatimit në pronë, etj.

Sovraniteti i shtetit të Kosovës në veri jo vetëm që është i pjesshëm, është tepër i mangët, e mbase i tillë do të jetë edhe më tutje përderisa ‘Qeveria e Kosovës, cila do qoftë, ajo nuk i detyron serbët që t’i përgjigjen shtetit për të gjitha shpenzimet dhe obligimet qytetare siç i përgjigjen qytetarët jo serbë në Republikën e Kosovës.

Edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit të madh për shtrirje të sovranitetit në veri nga ana e qeverisë aktuale, forca e Albin Kurtit nuk është në përputhje me forcën ndarëse të veriut të vendit.

Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë, shtrirja e sovranitetit dhe bashkimi i pjesës veriore në përgjithësi nuk mund të bëhet asnjëherë në mënyrë të njëanshme, por gjithnjë në përputhje dhe në koordinim të plotë me forcat ndarëse. E thashë pikërisht kështu, për faktin se, për shtrirjen e plotë të sovranitetit në veri, duhet me e pas një forcë shumëfish më të madhe sesa të kundërshtarit, në të kundërtën gjithnjë do të thyhemi keq!

Strategji dhe unifikim i forcave politike

Nuk mjaftojnë deklaratat politike, as gjuha e ashpër pa forcën vepruese. E kjo forcë vepruese po i mungon Kosovës shkaku i ndarjeve të brendshme partiake dhe ideologjike. Si pasojë e ndarjeve dhe përçarjeve nuk po arrijmë dot ta ndërtojmë një strategji të përbashkët vepruese për veriun e vendit.

Gjuha jo diplomatike të cilën po e përdorë kryeministri ynë nuk po pëlqehet nga ndërkombëtarët, por askush nga ne nuk duhet t’i gëzohemi faktit që Albin Kurti po kundërshtohet nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

Duhet ta bëjmë të pamundurën që ta ndihmojmë kryeministrin tonë me këshilla dhe sugjerime, duke i ofruar një platformë të qëndrueshme politike për dalje nga kriza e shkaktuar në veri, në mënyrë që të mos ndëshkohet Kosova shkaku i lëshimeve dhe papjekurisë politike të Albin Kurtit, për shkak se, çdo ndëshkim ndaj tij është ndëshkim për Kosovën.

Çështja e hartimit të draft-statutit për Asociacionin nuk është çështje ekskluzive e kryeministrit, por çështje është e të gjitha subjekteve politike, e ekspertëve dhe njohësve të fushës në mënyrë të koordinuar. Për shkak se çdo sukses apo dështim duhet ta ndajmë të gjithë së bashku pa pasur nevojë të kryqëzohet askush, as Albin Kurti. Kur jemi të përçarë e mundshmja na bëhet e pamundshme, e kur jemi të bashkuar edhe e pamundura bëhet e mundshme.

You Might Also Like

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Kosova Times June 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Oh Ye Jin nga Koreja e Jugut fiton të artën në qitje

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Besnik Vasolli emërohet drejtor ekzekutiv i OEGJK-së
Zeka: Trajtimi i Kosovës do të varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit
Bajoku pëson humbje nga turku, përfundon garimin në Lojërat Evropiane
Në Gjilan protestuan Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?