By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi
October 31, 2025
Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse
October 31, 2025
Nga ballkani po rekrutojne në Ukrainë. “Nëse Zoti do, do të shkojmë në Kosovë me vëllezërit tanë rusë”
October 31, 2025
Pulë me kërpudha kremoze
October 31, 2025
Liderët e partive në takim me presidenten Osmani
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pingpong, u zhvillua turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Pingpong, u zhvillua turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës”
Sport

Pingpong, u zhvillua turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/10 at 10:07 PM
Kosova Times Published June 10, 2023
Share
SHARE

Në hapësirën e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvillua turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës” për kategoritë U9, U13 dhe U17, për meshkuj dhe femra.

Lojërat filluan në ora 10:00 me kategorinë U17, ku pamë ndeshje shumë interesante, veçanërisht atë mes Art Karabaxhakut dhe Kampionit të Shqipërisë për U19, Kejdi Kalajës. Ndeshja përfundoi në favor të Art Karabaxhakut me rezultatin 3 me 2, për të vazhduar rrugën drejt finales. Në gjysmëfinale ai u takua me Adriatik Malokun, dhe fitoi edhe atë ndeshje me rezultat 3 me 2. Në gjysmëfinalen tjetër, u përballën Shaban Peza dhe Rron Kolloni. Shabani fitoi pa problem me rezultatin 3 me 0, duke u kualifikuar në finalen.

Finalja në këtë kategori ishte shumë e interesante dhe plot momente emocionuese. Shabani tregoi një performancë të shkëlqyeshme dhe ishte shumë pranë surprizës, duke udhëhequr 2-1 në sete me rezultatet 8-5 në setin e katërt dhe 6-2 në setin e pestë. Megjithatë, Arti u tregua i qetë dhe u kthye në lojë disa herë, duke fituar titullin e kampionit në fund me rezultatin përfundimtar 3 me 2. Ky rezultat i jep shpresë për paraqitje të mirë edhe në Kampionatin Ballkanik për U15 në Greqi.

Në kategorinë U17 për femra, patëm gjithashtu ndeshje interesante. Në gjysmëfinalen e parë u përballën Lenë Osmani dhe Jona Hashani. Lena e fitoi ndeshjen pa shumë vështirësi me rezultatin 3 me 0. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Taibe Ruli dhe Ajola Behluli, dhe fitoren e siguroi Taibe me rezultatin 3 me 1, duke u kualifikuar për në finale.

Lenë Osmani dhe Taibe Ruli zhvilluan një ndeshje të fortë, me emocione dhe tension të lartë. Në fund, Lenë Osmani tregoi maturi dhe durim më të madh, kështu fitoi ndeshjen me rezultatin 3 me 2 dhe u shpall kampione në kategorinë U17 për femra.

Pas orës 13:00, u zhvilluan ndeshjet e kategorisë U9. Në finalen e kategorisë për meshkuj u takuan Faris Karabaxhak dhe Arijon Krasniqi. Edhe pse Arijoni luajti mirë, në fund Farisi fitoi ndeshjen me rezultatin 3 me 0 dhe u shpall kampion në kategorinë U9 për meshkuj.

Në kategorinë U9 për femra, në finale u takuan Jara Hallaqi dhe Azra Haskuka. Ndeshja përfundoi në favor të Jarës me rezultatin 3 me 2, duke e shpallur atë kampione në kategorinë U9 për femra.

Në kategorinë U13 për meshkuj, u zhvilluan dy gjysmëfinale emocionuese dhe një finale të shkëlqyeshme. Gjysmëfinalja e parë u zhvillua mes Resul Ismailit dhe Amant Sejdiut. Amanti fitoi ndeshjen me rezultatin 3 me 1 në një ndeshje të fortë dhe të ngushtë. Ndeshja e dytë gjysmëfinale u zhvillua mes Muhamet Mudut dhe kampionit nga Shqipëria Albion Lamajt. Lamaj dominoi në këtë ndeshje dhe fitoi me rezultatin 3 me 0. Kështu, Lamaj siguroi një vend në finalen e turneut.

Finalja mes Amant Sejdiut dhe Albion Lamajt ishte një përballje e vërtetë e talentit dhe aftësive. Ndeshja ishte shumë emocionuese dhe u shty deri në pesë sete. Pas një luftë të fortë, Amant Sejdiu arriti të fitojë me rezultatin përfundimtar 3 me 2 dhe u shpall kampion në kategorinë U13 për meshkuj.

Edhe në kategorinë U13 për femra u zhvilluan ndeshje interesante dhe emocionuese. Në gjysmëfinalen e parë u përballën Maxhire Sojeva dhe Jonida Ibrahimi. Maxhirja fitoi ndeshjen pa shumë vështirësi me rezultatin 3 me 0. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan  Vlera Beqa dhe Amra Gashi dhe fitoren e siguroi Vlera me rezultatin 3 me 0, duke u kualifikuar për në finalen.

Finalja mes Maxhire Sojevës dhe Vlera Beqës ishte një përballje e mrekullueshme. Megjithatë, Maxhirja ishte më e motivuar dhe fitoi ndeshjen finale me rezultatin përfundimtar 3 me 1, për tu shpallur kampione në kategorinë U13 për femra.

Dy kampionëve, Maxhires dhe Amantit i’u urojmë shumë fat dhe suksese në përfaqësimin e Kosovës në Kampionatin Evropian për U13, në Kroaci. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

“E dija që njerëzit do të flisnin për gjoksin tim”: Tenistja i pëlqen fotot provokuese, por ka vetëm një pyetje që nuk e përballon dot

Shënojnë Vojvoda e Hadërgjonaj, s`ka minuta për Zhegrovën

Trepça pëson humbje të tretë rresht në FIBA Europe Cup

Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, synon kualifikimin për Botërorin 2027

Kosova Times June 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia gjermane krijoi një ueb portal për raportimin e sulmit

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar: Fitore e madhe për Laburistët, Konservatorët janë jashtë pushtetit pas 14 vitesh
Bedri Hamza premton financim nga shteti për bizneset e grave në Shtime
Franca do të mbështesë pranimin e Ukrainës në NATO për ta shtyrë Rusinë drejt negociatave
Mihovci: 9 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore të Gjilanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?