By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para
January 23, 2026
Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS
January 23, 2026
Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta
January 23, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Amerikë, stuhia dimërore kërcënon 160 milionë njerëz
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prot(f)estat në Veri!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Prot(f)estat në Veri!
Opinion

Prot(f)estat në Veri!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/11 at 8:41 AM
Kosova Times Published June 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Protestat e serbeve në veri tashmë kanë hyrë në javën e tretë dhe kanë marrë përmasat tragjikomike për Kosovën. Ato filluan në mënyrë të vrullshme dhe të dhunshme ndaj forcave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave, për t’u kthyer se fundmi në protesta paqësore dhe festë njëkohësisht!

Prot(f)esta e serbëve në kundërshtim me vendimet e ‘Qeverisë së Kosoves’

Në fillim u përleshën dhunshëm me KFOR-in, por tani, duket sikur e kanë gjetur mirëkuptimin me ta, me ç’rast gjatë ditës zhvillojnë edhe aktivitete sportive me pjesëtarët e KFOR-it, të cilëve serbët ju ofrojnë edhe pije freskuese.

Kësaj çfarë po ndodhë tani nuk i thuhet më proteste por puro festë në perballje me qeverinë e Kosovës. Festa çdo herë është shenjë e fitores e jo e humbjes. Kur festohet nuk protestohet!

E quajta kështu për faktin se serbët protestën e kthyen në fitore politike të tyre dhe jo vetëm.

Nuk ka si të mos jetë ndryshe, kur BE dhe ShBA e trajtojnë Serbinë partnere në bisedime, e në të njëjtën kohë Kosovën e konsiderojnë jo bashkëpunuese, kurse kryeministrin e vendit e tonë e konsiderojnë destruktiv dhe të padëshiruar në bisedime!

Kjo është një situate tejet e palakmueshme për Kosovën.

Pozicionimi i kryeministrit tonë kundër rekomandimeve të miqve ndërkombëtarë, në veçanti ShBA-së, ka bërë që këta të fundit të përgatisin sanksione të reja kundër shtetit të Kosovës!

Sanksionet në ardhje ndaj Kosovës janë produkt i një hendeku të paparë politik mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Situatë e rëndë dhe sfiduese për Kosovën

Situata është më serioze saqë mendohet. Përafrimi i BE-së me Serbinë nuk është risi dhe as befasi, por befasi dhe papritur mbetët përafrimi i ShBA-ve më shtetin të cilin 24 vite më parë e bombarduan për ndaljen e dhunës dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Kjo bëhet akoma më zhgënjyese për Kosovën, kur dihet se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuqiq ishte ministër dhe këshilltarë i parë i Millosheviqit 24 vite më parë, atëherë kur makineria vrastare e tyre kryente krime dhe masakra gjithandej Kosovës.

Ky ndërrim i kursit politik për 360° i ShBA-ve, aleatit numër 1 të Kosovës, përveç ndërrimit të rrethanave gjeostrategjike pas luftës në Ukrainë, është produkt edhe i gjuhës së ashpër dhe aspak diplomatike të kryeministrit Albin Kurtit në raport me amerikanët, i cili e injoron sekretarin e shtetit amerikan dhe jo vetëm, i kundërshton të gjitha propozimet e tyre dhe i kundërshton të gjitha rekomandimet ambasadorëve të shteteve të Quint-it të akredituara në vendin tonë, dhe as që i merr në konsideratë emisarët evropian dhe amerikan si ndërmjetës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Na mbetet të shpresojmë që kryeministri ynë të këndellet 5 minuta para orës 12 për të mirën e shtetit të Kosovës, duke i pranuar të gjitha rekomandimet e mira të ShBA-ve, në të kundërtën, Albin Kurti me kryeneçësinë e tij do t’i shkaktojë dëmin më të madh historik, e ndoshta të pariparueshëm në këtë fazë kritike nëpër të cilën po kalojmë si shtet.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times June 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA i shton dy kompani evropiane të vëzhgimit në listë të zezë

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Macron: Ndoshta në një moment operacionet në terren në Ukrainë do të jenë të nevojshme
Horoskopi ditor për 14 janar
Një rrjet kriminal u zbulua në Kinë, anëtarët e të cilit vodhën katër mijë kufoma nga krematoriumet
Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, përplasen në distancë Rama e opozita
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?