By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siluetë e shkallëve të teatrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Siluetë e shkallëve të teatrit
Opinion

Siluetë e shkallëve të teatrit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/11 at 10:27 PM
Kosova Times Published June 11, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI

Siluetë e shkallëve të teatrit. Ishim të ri, tepër të ri. Qeshnim sa askush më shumë. Qeshnim edhe kur nuk duhet të qeshnim. Takimi i parë. Energji pa fjalë, ndjenjë ndoshta jo arsye, punë e madhe, ishim të ri. Kthim në një kohë që as vetja ime s’ka forcë ta jetoj më, nuk duhet të arsyetohet pse. Dhimbja pikturon retrospektivën. Sa shumë dhimbje aq më e lartë është e kaluara. Nostalgjia simfoni dehje sepse veç gotat e verës së bardhë e kuptojnë, as unë madje edhe pse nëpër vena të mija gjaku lundron me verën e bardh.

Ndjehu rehat zemër sepse çdo fjali tani është e thellë. Rehat sikur dytë të dehur tapë, muzikë, këndim pa nacionalitet, muzike simfoni me plot ngjyra, art, shpirt dhe jetë. Pi zemër, pi bashkë me mua si energji nostalgjike nga kaltërsia e qiellit që vështronim horizontin e skuqur, e dielli dukej si një njollë portokalli. Të kujtohet, tani reflektimi i dritës së diellit sikur te impresionistët. Po zemër e di që e kujton edhe ti. Rinia jonë u tretë më gotën e verës dhe birrës zemër.

E lindur je për mua, tekstet e mia gjithmonë të sfidonin, isha mburojë ndaj shtrëngatës, ende ëndërroj fytyrën tënde, tash më mungon shumë. Portreti yt pikturohet në mendjen time, por e lindur je me të dashtë unë, gjykimi vendos të të humbas. Ti lufton shumë si luaneshë, unë statikë, kurvë mashkull, të tjerat më dashurojnë, ndjejë një lloj rinie inekzistente besoj vetëm në çastin zemër, prapë jam humbës sepse je e lindur të të dua, por gjykimi është të të humbas, të humba nga vet faji im lakmitar sepse jemi kafshë e kafsha është tradhtare. Tash vetëm dua këtë dhimbje ta fshijë, në heshtje pijë shumë verë të bardh, por u binda që s’ka dashuri pa ty e dashur, besomë, s’ka dashuri pa ty, po çmendem dhe krejt jetën time e kujtoj brenda kësaj gote qelqi. Nuk ka dashuri pa ty dashuri, vështirë ecën çdo çast pa ty zemër, kuptomë. Askënd s’po mund ta dashuroj siluetë e shkallëve të teatrit.

Në sy e fsheh dhimbjen të cilën e vërejnë të gjithë, pijë për ta harruar, por dëshira shtohet më shumë për të. Nën tingujt e muzikës dhe këngës e kaloj më shpejt kohën, por vendet e përbashkëta i kujtoj. Ti je më e lënduar se unë, zemra të është copëtuar krejt, vetëm shpirti tashmë të mbijeton nga unë e dashur. Jam një i pavlerë në kuptimin e dashurisë. Nuk kam ditur të të trajtoj kurrë e kjo më dhemb shumë, besomë. Mos qaj se bukur të rrjedhin lotët nëpër mollëza të faqeve, qaforet tashmë i hedh në baltë, ke të drejtë, sepse dikur isha i joti e tashmë tretem brenda vetes. Mos qaj edhe pse lotët duken bukur në faqe tua zemër. Mos qaj, sinqerisht ta them, mos derdh lot për askënd sepse as unë e as kush nuk i meriton lotët e tua. Vuaj për fajet e mija dhe mos më shkatërro më se as për veten time më nuk di asgjë, në zemrën time ka shumë dashuri për ty, përjetësisht e dashur. Nuk dua të jem poet i dashurisë, e as i sëmurë nga dashuria, por dashuria jote më dridh, unë pajtohem me të gjitha kërkesat e tua, vetëm eja te unë të ndjej aromën e trupit nëpër çarçafë e dashur. Mos më thyej më sepse mjaftë jam i thyer me mungesën tënde. Nuk ka dashuri pa ty e dashur, çmendem pa ty, jeta e vështirë dhe çastet plaken ngadalë pa fytyrën tënde rrumbullake zemër.

E pranoj të kam tradhtuar sa herë të më jepej rasti e dashur, njëra ishte bionde, trup të bukur, tjera flokë të zi pak e plotë, ndërsa tjetra vishej firmato, kujdesej për veten. Njëra ishte pak e çmendur, liria e saj më pëlqente. Kjo me flokë gërshetë fliste shumë. Kjo me flokë të shkurtra e kishte tonalitetin e lartë të zërit. Ishin shumë pak më kujtohen.

Të kujtohet pranë këtij turpi tim të zinte gjumi, të kujtohet, e tash dashuria ime të pengon, rinia jonë u zhduk. Vështirë ta dashuroj dikën tjetër. Nuk të kam merituar, thjeshtë e dashur vonë e kam kuptuar sikur bixhozçinjtë e dështuar të cilët i harxhojnë te gjitha letrat. Sinqeriteti im ishte sikur i një palaço i lyer me bojë dhe buzëqeshje false. Të ndjeja në zemër, nuk e di as vet pse të sulmova e dashur, të copëtova, të thyeja, tash e kuptoj që ti prapë ngrohtësi gjen te unë, prehjen e ke në afshin dhe shtrëngimin tim, shpirt.

Bashkëjetuam, kurorëzimin e besuam vetëm në shpirt, shpirti nuk na tradhtoj, zemra po, mendja lozi karakterin e vet te mbrapsht, dashuri kthimi për hir të kurorëzimit që tregon kapitalizëm dhe jetë zyrtare e jo fuqi të artit. Besoja që asgjë nuk të kthen, u stepa pasi një copë letër dhe një vulë me disa nene vlejnë më shumë se shpirti. Jeta është gjethe dhe fryma e lëviz, andaj dashuria jonë u bë pjalm e papirus modern e dashur. Kërkon besim te letra e jo te zemra sepse është shuar, letra ta premton përjetësinë. Besnikëria dhe morali janë te ligjet sepse ndëshkohen, çdo imoralist ndëshkohet nga vetja e jo nga ligji, nuk ka ligj mbi dashurinë sepse vet dashuria është ligj absolut, nuk lë hapësirë për tu korrigjuar.

Jam i ndërgjegjshëm nuk të mashtroj, nuk kam qenë mashtrues sepse mashtruesit nuk ndryshojnë zanati i tyre është të mashtrojnë. Unë të dua e dashur. E kisha pak në zemër ti koleksionoja femrat sepse kjo nënkupton të jetoj pak në të kaluarën ti portretizoja. E di zemër, je grua e pasionuar dhe je nënë, zemra jote është e tharë e larguar nga bota, je bërë ndjenjë e vetme, qenie e vetme, fytyrë e vetme je gllabëruar. E unë veprova në të kundërtën, vëra në lëvizje dashurinë tonë ndjehesha çlirues u bëra një hiç, nuk e kuptova vlerën dhe forcën e një nëne dhe gruaje. Mund të flas edhe për dashurinë tonë dhe çka quaj unë dashuri, përzierje dëshirë, dhembshurie, mirëkuptimi, kjo është zemër. Ndoshta kjo nuk tingëllon njëjtë për ty e dashur ose për dikën tjetër. Këtë përvojë nuk e radhite te të gjitha përvojat.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times June 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Operacion ndërkombëtar në 10 shtete, arrestohen 4 shqiptarë

Kosova Times Kosova Times November 10, 2022
Osmani dhe Rutte flasin për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së?
Kharkovi u sulmua nga dronë kamikaze, 10 dronë u rrëzuan
Pas fjalëve të Trump se Putin është dakord me ardhjen e trupave evropiane në Ukrainë, vjen përgjigja e Moskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?