By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas
October 8, 2025
Rusia humbi 281 mijë trupa në vitin 2025, viktimat totale mbi një milion
October 8, 2025
Autoritetet ruse zhdukin zjarrin masiv të dukshëm nga hapësira në Krime
October 8, 2025
Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiqin në Beograd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiqin në Beograd
Lajme

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiqin në Beograd

Kosova Times
Last updated: 2023/06/12 at 3:50 PM
Kosova Times Published June 12, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me serbët nga Kosova lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Ata e kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri, raporton transmetuesi publik serb, RTS.

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiqin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.

Vetë Vuçiq kishte paralajmëruar se do të takohej me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nga 9 deri më 12 qershor.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se solli me vete video që, sipas tij, shfaqnin qartë arrestimin e Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq. Rakiq tha se këta dy persona, që janë arrestuar nga autoritetet në Kosovë, nuk kanë kërcënuar askënd, veçmas ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ai po ashtu përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.

Ndërkaq, kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiq është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Ndërkaq, ish-kreu i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se ata janë në favor të shtensionimit të situatës, të një zgjidhjeje paqësore dhe arritjen e kompromiseve, por po ashtu, sipas tij, informuan Vuçiqin se serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë protestat.

“Ne informuan presidentin se po vazhdojmë protestat paqësore dhe demokratike. Sot është dita e 17-të e protestave. Qytetarët tanë po qëndrojnë 24 orë në ditë për të luftuar për të drejtat e tyre legjitime, ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Milloviq.

Që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hyn në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

ShBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri: qetësimin e situatës në komunat veriore, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Kurti, ndërkaq, ka thënë se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri. Ai ka thënë se “grupet kriminale”, që sipas tij, mbështeten nga Beogradi dhe po organizojnë protestat në veri, duhet të përballen me drejtësinë ose të kthehen në Serbi. Po ashtu, ai ka thënë se është i hapur që të organizojë zgjedhje të reja në veri, por fillimisht duhet të ndërpriten trazirat, e më pas Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë në ndërtesat komunale.

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, ka deklaruar Kurti më 7 qershor.

Po atë ditë, Escobar kanë deklaruar se Vuçiq e ka siguruar Uashingtonin se do të shfrytëzojë ndikimin e tij për të bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të marrë pjesë në zgjedhjet eventuale.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit. Votimet u bojkotuan nga partitë serbe dhe popullata lokale serbe.

You Might Also Like

Publikohet dosja paraprake e ZPS-së për administrimin e drejtësisë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Kurti: Mbërrijnë në Kosovë dronët luftarakë kamikazë Skydagger

Vendimi i plotë i Kushtetueses: S’ka Kuvend pa nënkryetarin serb

Gërvalla pjesë e takimit të ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit

Kosova Times June 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA thotë se “ka gjasa” që Rusia ka dislokuar një armë antisatelitore në hapësirë

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Agjentët amerikanë mbërritën fshehurazi në Kroaci dhe kontrolluan jahtin “Princi i errësirës”
Prokuroria dhe gjyqësia kosovare kukulla të Pronto Mafies, kuadro nga akademia e Adem Grabovcit, po e dështojnë aferën e veteranëve të rrejshëm dhe rastet tjera gjyqësore!
Rafineria në Haifa u përfshi nga flakët pas një sulmi me raketa iraniane
Fetah Rudi pranon kandidaturën për deputet: Kosova ka nevojë për qeverisjen e LDK-së dhe Lumir Abdixhikun kryeministër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?