Policia e Kosovës njofton se njësitë e stacionit policor të Fushë Kosovës, dje kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Sipas njoftimit personi i dyshuar, D. S, mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej për veprën grabitje.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.