By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mot i vranët me reshje shiu e bore RTKlive
January 10, 2026
Vdes në QKUK gruaja e lënduar në aksidentin e 3 janarit
January 10, 2026
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti premton mbështetje financiare për sportin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kurti premton mbështetje financiare për sportin
Sport

Kurti premton mbështetje financiare për sportin

Kosova Times
Last updated: 2023/06/13 at 4:30 PM
Kosova Times Published June 13, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në tryezën e katërt të diskutimit me komunitetin sportiv, të mbajtur në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Teksa shprehu kënaqësinë e veçantë që ishte në mesin e komunitetit sportiv, kryeministri tha se të gjithë jemi dëshmitarë se fëmijët, të rinjtë e të rejat tona, kanë shumë entuziazëm për të qenë aktivë në forma të ndryshme, kanë talent shpeshherë të pashpjegueshëm në fusha të llojllojshme, ndër vite kanë arritur rezultate të pamenduara më parë por që edhe janë bërë realitet.

“Pikërisht këto, entuziazmi, talenti dhe rezultatet janë përgjigja më e mirë për neve dhe për të gjithë të tjerët sa herë që gjejmë kohë për të menduar për të ardhmen e shtetit tonë’’, u shpreh ai.

Para të pranishmëve në këtë ngjarje, kryeministri tha se ndër vite duket sikur institucionet tona nuk kanë komunikuar mjaftueshëm me komunitetin sportiv e as komuniteti sportiv mjaftueshëm me njëri tjetrin në vetvete. Ndonjëherë, shtoi më tej ai, janë disa hapa të vegjël e disa të thjeshtë, si masa që mund të merren por që e lënë ndikimin e madh në komunitet.

‘’Po besoj se pikërisht tryeza e Sportit, kjo përvojë e komunikimit e diskutimit të sfidave dhe përvojave e ndarjes së mendimeve edhe ideve për të ardhmen është një nga hapat e vegjël që mund të na mundësojnë zhvillimin progresiv”, shpjegoi ai.

Duke listuar të arriturat në fushën e sportit përgjatë dy viteve, kryeministri theksoi se Nisma e Reformimit të Kornizës Ligjore në Sport, nxirja e qeverisjes së mirë të organizatave sportive, themelimi i Agjencisë Antidoping, rritja e mbështetjes financiare për sportin, përmirësimi i infrastrukturës fizike, programet ‘Kosova, shtet i xhudos’ dhe ‘Drejt malit’, organizimi i garave të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë, të gjitha këto janë masa, të cilat i kemi ndërmarrë gjatë këtyre dy viteve e të cilat do të shërbejnë si mundësi për fëmijët e sotëm e të rinjtë e së ardhmes.

Bashkë me kryeministrin Kurti, në këtë tryezë të katërt me radhë, ishin të pranishëm edhe Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, Ismet Krasniqi, President i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Besim Aliti, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Kosova Times June 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Osmani: Serbia është përgjegjëse për përshkallëzimin e dhunës në veri
OEK mbanë konferencë për medie
Betohen 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë
Kelmendi me ekspertë amerikan të FMCS-së flasin për ndërmjetësim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?