By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt konferenca e 2-të vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt konferenca e 2-të vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”
Lajme

U mbajt konferenca e 2-të vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/13 at 12:57 PM
Kosova Times Published June 13, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën e 2-të vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”, për të cilën tha se është veçanërisht e përshtatshme, që po mbahet një ditë pas përvjetorit të Çlirimit të Kosovës nga ana e NATO-s.

Duke kujtuar ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës, Kryeministri Kurti tha se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë suksesi më i madh i historisë së kësaj aleance.

“Është pikërisht kjo përvojë e suksesshme në Kosovë, ajo, e cila ka qenë vendimtare për realitetin e suksesshëm sot të aleancës së NATO-s, kur po ballafaqohemi me invazionin e paprovokuar dhe agresionin e pajustifikueshëm të Federatës Ruse në Ukrainë”, tha ai.

Kjo konferencë, sipas kryeministrit Kurti, nuk mund të ketë pasur titull më të qëlluar, pra ‘Nuk ka paqe pa gratë’ sepse pikërisht paqja vjen pas çlirimit dhe pikërisht gratë e dinë më së miri rëndësinë e çlirimit nga dominimi, nga shtypja, nga shfrytëzimi.

Në këtë rrugëtim të popullit tonë, gratë dhe vajzat po luajnë rol gjithnjë e më të madh. Aktualisht, gratë përbëjnë 14.69% të punonjësve të Policisë së Kosovës, duke përfshirë 1,038 në uniformë dhe 286 staf civil. Ndërsa, në Ministrinë e Mbrojtjes, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gratë përbëjnë 9.75% të punonjësve, me 401 ushtarake dhe punonjëse civile gjithandej, shtoi Kryeministri.

Ai theksoi se përdorimi i konceptit të sigurisë njerëzore në titullin e konferencës, si dhe në temat e paneleve, nënkuptojnë se pjesëmarrja e grave dhe vajzave në siguri, nuk kufizohet vetëm në përfshirjen e tyre në institucionet e sigurisë në kuptimin e ngushtë të fjalës, ngase sipas kryeministrit siguria nuk vjen vetëm nga institucionet e sigurisë, por kemi nevojë për siguri në shoqëri, e cila bëhet fakt i mirëqenë që e jetojmë dhe përjetojmë të gjithë.

Kryeministri Kurti, gjatë fjalës, përmendi edhe ndarjen e shtesave për gratë lehona, për fëmijët, hapjen e llogarive bankare nga afro 90 mijë gra, ndarjen e bursave për gratë dhe vajzat në fushat STEM, për të cilat tha se me shumë gjasë do të bëhen ndër lideret më të rëndësishme të së nesërmes për sigurinë njerëzore.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj, Emilija Rexhepi, Zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës,

E nderuara znj.Olga Algayerova, Sekretare e Përgjithshme e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, që po na ndjek online,

E nderuara znj.Moriko Hori, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Grave për Paqen Botërore,

Gjithashtu, Shkëlqesia Juaj, Ellen Johnson Sirleaf, ish-presidente e Liberisë, e cila po merr pjesë online në këtë mbledhje,

Shkëlqesia Juaj, Ambasadore Nancy Sodernberg, Drejtoreshë e Lartë e Institutit Kombëtar Demokratik,

E nderuara Suzana Pribiloviq, Deputete, ish-ministre e Administratës Publike e Malit të Zi,

Shkëlqesi, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë në vendin tonë,

Deputetë të Kuvendit dhe kolegë nga Qeveria,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Ju faleminderit për ftesën në këtë konferencë të rëndësishme, mbi rolin e grave dhe vajzave në promovimin e paqes dhe të sigurisë në Ballkan.

Është veçanërisht e përshtatshme kjo konferencë që po mbahet një ditë pas përvjetorit të Çlirimit të Kosovës nga ana e NATO-s, ditë kjo, që ndryshe e kemi shënuar për vit, që nga viti 1999-të edhe si Dita e Paqes.

Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës, shënon një pikë kthimi, jo vetëm për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit, por edhe për sigurinë e të gjithë Evropës e më tej. Arsyeja është se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë suksesi më i madh i historisë së kësaj aleance. Rasti i Kosovës dëshmoi, përtej çdo dyshimi, se sa efikas mund të ishte bashkëpunimi ndërmjet vendeve të NATO-s, në mbrojtjen dhe në promovimin e paqes. Në këtë përvojë të suksesshme në Kosovë në fund të shekullit XX, NATO-ja nuk do të luante një rol kaq të rëndësishëm dhe efikas në bashkimin e aleatëve kundër agresionit rus në shekullin XXI. Pra, është pikërisht kjo përvojë e suksesshme në Kosovë, ajo, e cila ka qenë vendimtare për realitetin e suksesshëm sot të aleancës së NATO-s, kur po ballafaqohemi me invazionin e paprovokuar dhe agresionin e pajustifikueshëm të Federatës Ruse në Ukrainë.

Mirëpo, Kosova është një histori suksesi e NATO-s jo vetëm në kuptimin afatshkurtër, por edhe në kuptimin afatgjatë. 24 vjet më vonë, ka arritur tashmë të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor, madje një shtet, i cili synon që t’i bashkohet kësaj aleance, e cila e ka çliruar një çerek shekulli më parë. E ne, nuk ka se si të mos e mbështesim një konferencë të këtillë, kur nuk besoj të ketë titull më të qëlluar, ‘Nuk ka paqe pa gratë’, sepse pikërisht paqja vjen pas çlirimit dhe pikërisht gratë e dinë më së miri rëndësinë e çlirimit nga dominimi, nga shtypja, nga shfrytëzimi.

Në këtë rrugëtim të popullit tonë, gratë dhe vajzat po luajnë rol gjithnjë e më të madh. Aktualisht, gratë përbëjnë 14.69% të punonjësve të Policisë së Kosovës, duke përfshirë 1,038 në uniformë dhe 286 staf civil. Ndërsa, në Ministrinë e Mbrojtjes, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gratë përbëjnë 9.75% të punonjësve, me 401 ushtarake dhe punonjëse civile gjithandej. Mirëpo, Qeveria jonë po bën përpjekje të vazhdueshme për të rritur edhe më tej pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në këto institucione të sigurisë. Institucione e Sigurisë janë të sigurta pikërisht me pjesëmarrjen e këtyre grave dhe ato ofrojnë siguri në shoqëri të paparamendueshme pikërisht sikur të mos ishte pjesëmarrja e këtyre grave.

Në këtë drejtim, një prej objektivave strategjike të Programit në Kosovë për barazi gjinore, 2020–2024, është: “Avancimi i realizimit të të drejtave në vendimmarrje, paqe, siguri dhe drejtësi”.

Megjithëkëtë, është me rëndësi që të mos kufizohemi në një kuptim tepër të ngushtë të konceptit të sigurisë. Përdorimi i konceptit të sigurisë njerëzore në titullin e konferencës, si dhe në temat e paneleve, nënkuptojnë se pjesëmarrja e grave dhe vajzave në siguri, nuk kufizohet vetëm në përfshirjen e tyre në institucionet e sigurisë në kuptimin e ngushtë të fjalës. Sepse, siguria nuk vjen vetëm nga institucionet e sigurisë. Kemi nevojë për siguri në shoqëri, e cila bëhet fakt i mirëqenë që e jetojmë dhe përjetojmë të gjithë.

Prandaj, përtej kësaj, siguria njerëzore si koncept do të thotë mbrojtje e njerëzve nga kërcënime në shumë aspekte, jo vetëm ushtarake, si p.sh., ekonomike, ushqimore, shëndetësore, mjedisore, personale, komunitare dhe politike.

Në këtë kuptimin më të gjerë të sigurisë, besoj se sukseset e Kosovës, sidomos në dy vitet e fundit, mund të shërbejnë si një model për vendet e tjera të Ballkanit e më gjerë, një model se si mund të fuqizohet roli dhe kontributi i grave dhe vajzave në mbrojtjen e sigurisë së vetvetes, të familjeve të tyre dhe të shoqërisë në tërësi.

Për shembull, në dy vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka ndarë shtesa për mbi 34 mijë gra lehona dhe mbi 351 mijë fëmijë nën moshën pra 16 vjeçare. Në dizajnimin e këtij programi, ajo për të cilën kemi insistuar, është që këto shtesa t’u ndahen drejtpërdrejt nënave. Ne që jemi burra në familjet tonë, e dimë që shumë më mirë është që paratë t’i mbajnë gratë. Si rezultat, afër 90 mijë gra për herë të parë kanë hapur llogari bankare, si rezultat i pranimit të shtesave. Kjo nismë, pra, ka pasur një efekt pozitiv të dyfishtë: nga njëra anë, e ka fuqizuar rolin e nënave në mbrojtjen e sigurisë ekonomike të familjeve të tyre, ndërkaq, nga ana tjetër, e ka rritur edhe autonominë financiare të grave përfituese.

Në lidhje me temën e panelit të tretë, krijimin e mundësive për gratë dhe vajzat në fushat STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, Kosova ka shënuar progres gjithashtu të konsiderueshëm. Në vitin e parë të Qeverisë sonë, kemi ndarë mbi 1,300 bursa për këto fusha në vitin akademik 2021/22. Ndërsa, këtë vit kemi ndarë 2 milionë euro për 2,000 bursa. Njëjtë sikurse në shekullin XX, edhe në shekullin XXI po na paraqiten vazhdimisht shembuj se si avancimet në shkencë dhe teknologji mund të promovojnë apo edhe të dëmtojnë sigurinë njerëzore. Historia e problemit të ngrohjes globale është ndoshta shembulli më i mirë: avancimet teknologjike të së kaluarës kanë kontribuar, pa dyshim, në krijimin e problemit, por avancimet në të ardhmen mund të jenë edhe çelës i zgjidhjes së tij. Studentet e sotme në fushat STEM, me shumë gjasë do të bëhen ndër lideret më të rëndësishme të së nesërmes për sigurinë njerëzore.

Këta, natyrisht, janë vetëm dy shembuj të politikave kreative të Qeverisë sonë, që kemi ndërmarrë për të fuqizuar rolin e grave dhe familjeve në siguri, për të forcuar familjet, për të forcuar shoqërinë në kuptimin e gjerë të fjalës.

Uroj të diskutoni ide të vlefshme nga panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë, nga Kosova si dhe më gjerë.

Ju dëshiroj punë të mbarë, suksese dhe ju faleminderit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Parashikimi i motit për këtë javë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

Kosova Times June 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryeministri kanadez akuzon Kinën për ndërhyrje “agresive” në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Rama: Ndjehem krenar me arritjet e sportistëve të Kosovës në Paris
Ta kalosh frikën me vrap…
Mijëra lituanianë protestuan kundër koalicionit me populistët
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?