By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorja e ShBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasadorja e ShBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
Lajme

Ambasadorja e ShBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 8:17 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha ambasadorja e përhershme amerikane në NATO, Julianne Smith, më 14 qershor.

Kjo ishte përgjigja e saj në pyetjet e gazetarëve lidhur me tensionet aktuale në veri të Kosovës.

“Prioriteti numër një është ndërmarrja e masave të menjëhershme nga të dyja palët për të shtensionuar situatën”, tha Smith.

Ajo tha se aleatët e NATO-s po përcjellin “me interes të madh dhe me shumë shqetësim” zhvillimet në Kosovë.

Smith i bëri këto deklarata gjatë një konference online për media para takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 15 dhe 16 qershor.

Ajo theksoi se ShBA-ja ishte e para që dënoi dhunën kundër ushtarëve të NATO-s, veçmas ndaj trupave të kontingjentit italian dhe hungarez.

“Ne besojmë se personat që shkaktuan dhunë duhet të mbahen përgjegjës përmes procedurave ligjore dhe transparente”, tha Smith.

Ajo tha se ShBA-ja inkurajon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Qeverinë e tij që të sigurohet që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, të kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative.

“Ne po ashtu i inkurajomë ata që të tërheqin njësitë policore nga ndërtesat komunale”, tha Smith, duke shtuar se mirëpret vendimin e Qeverisë së Serbisë për të ulur gatishmërinë dhe numrin e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

“Por, thelbi i kësaj çështjeje është se – që njëherësh është edhe qëndrimi i gjithë aleancës – dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja është rruga e vetme përpara dhe se ky mesazh i NATO-s u është përcjellë të gjithëve”, theksoi Smith.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, me serbët lokalë që po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, që janë zgjedhur më 23 prill.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestues serbë u përleshën me ushtarët e KFOR-it. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trazira në Kenia, parlamenti në flakë pas miratimit të ligjit të ri për taksat

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Policia arreston edhe dy përsona për rastin “Subvencionet”
Posta e Kosovës hap pikën e saj në veri
Marrëveshja për bashkëpunim strategjik ndërmjet qeverive të Serbisë dhe SHBA-së së shpejti do të jetë në Uashington
INSTAT: Paga mesatare rritje prej 9,8% në 2024-ën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?