By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barrierat ekonomike ndaj Kosovës, vazhdojnë të jenë sfidë për bizneset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Barrierat ekonomike ndaj Kosovës, vazhdojnë të jenë sfidë për bizneset
Tema

Barrierat ekonomike ndaj Kosovës, vazhdojnë të jenë sfidë për bizneset

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 8:16 AM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Megjithë anulimin e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, përfaqësues ekonomikë duke folur për Radio Kosovën, thonë se përkundër takimeve të përbashkëta, barrierat ekonomike ndaj Kosovës, vazhdojnë të jenë sfidë për bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur për Radio Kosovën thotë se bizneset e Kosovës ende hasin në barriera të shumta për të bërë biznes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Deri më tani shumë marrëveshje të lidhura ndërsa efektet pothuajse janë minimale apo me thënë hiq. Kemi shumë pengesa në të bërit biznes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shumë procedura administrative dhe jo administrative, që me të vërtetë në vitin 2023, nuk ka kuptim që të jenë në fuqi”, ka thënë Rafuna.

Rafuna thotë se do të ishte i lumtur nëse do të kishte një marrëveshje që kalon marrëdhëniet ekonomike të përbashkëta, në një nivel tjetër.

“Të kalojmë në sistemin e tatimit të vlerës së shtuar, një sistem i cili është evropian, kur ne ndërmjet të dy vendeve tona gjatë importit dhe eksportit, nuk kemi tatim doganor, kemi vetëm tatim të vlerës së shtuar dhe pse ne të mos kalojmë komplet në një unifikim të tatimit të vlerës së shtuar, pse malli Tiranë-Prishtinë të mos qarkullojë sikur prej Tiranës në Sarandë apo nga Prishtina në Prizren, pse ende duhet t’u nënshtrohet procedurave klasike doganore, kur nuk kemi tatim doganor”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se nuk duhet të ketë barrierë burokratike për zhvillimin e bizneseve të të dyja vendeve.

“Shkëmbimet tregtare mund të rriten edhe më shumë nëse dy qeveritë tona i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më sot, dhe i eliminojnë taksat e dyfishta, barrierat jotarifiore dhe tarifore të cilat janë të panevojshme. E gjithë kjo do të ndihmojnë që edhe dokumentacioni përkatës i bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë të nisen edhe pa noterizime, pa vula apostile të cilat janë të shtrenjta dhe marrin kohë”, ka thënë Shahini.

Kryetari i AKB-së, Shahini, thotë se trajtimi i bizneseve të Shqipërisë në Kosovë është shumë më i mirë sesa ai i bizneseve kosovare atje.

“Ne jemi më të zëshëm se ato në Shqipëri, jemi më gjithëpërfshirëse në institucione dhe ato eliminohen. Në Shqipëri ekziston ndoshta jo një gatishmëri e madhe e organizatave ekonomike për t’i mbështetur bizneset, dhe kjo e bënë që të kemi probleme të herëpashershme por jo të pakalueshme. Kosovarët janë të fokusuar në Shqipëri në sektorin e turizmit, përderisa bizneset e Shqipërisë në Kosovë janë pothuajse në të gjitha fushat, më shumë se 600 sosh aktive biznese të fuqishme shqiptare”, ka thënë ai.

Ekonomistët vlerësojnë se të dy qeveritë duhet të bëjnë shumë që këto mbledhje të jetësohen edhe në praktikë e jo të mbesin vetëm si fotografi e përbashkët. Nga mbledhjet e deritanishme të të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale, derisa në mbledhjen që ishte paraparë të mbahej sot, pritej të nënshkruheshin edhe 13 të tjera.

You Might Also Like

Serbi goditi me thikë partneren shtatzënë për një arsye të çuditshme

Deutsche Welle: Një çerek shekulli pas përfundimit të bombardimeve dhe luftës në Kosovë, jehona vazhdon edhe sot

50 kompanitë më të fuqishme në Evropë: Ja kush janë dhe çfarë bëjnë

Hendeku po thellohet. Pesë njerëzit më të pasur në botë po dyfishojnë paratë e tyre

Ekonomistët: Buxheti për 2024 nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hill: Rusia po krijon përçarje midis Serbisë dhe partnerëve të saj euroatlantikë

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
Kurti: Nuk mund të kemi Republikë të përparuar e me mirëqenie pa qenë të tilla edhe komunat e shtetit tonë
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Calafiori transferohet te Arsenal
Aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi” për kontrata pune në Irak, Afganistan dhe Poloni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?