By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj-qytetarëve të Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi deri në qetësim të situatës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj-qytetarëve të Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi deri në qetësim të situatës
Lajme

KMDLNj-qytetarëve të Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi deri në qetësim të situatës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 2:04 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë nëpër Serbia, derisa të qetësohet situata në veri të Kosovës.

“Së paku tre qytetarë të Kosovës janë arrestuar në pikën kufitare në Merdare nga policia e Serbisë, pa e ditur arsyen e arrestimit. Sipas mediave, një familjar paska deklaruar se janë arrestuar vetëm se janë shqiptarë dhe se nuk janë arrestuar nga policia kufitare por se qenkan arrestuar nga njësitë policore të ardhura nga Beogradi. Nuk është dhe sigurisht nuk do të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë arrestuar dhe do të arrestohen gjatë udhëtimit nëpër Serbi, si rrugë për shtete të tjera ku jetojnë dhe punojnë. Këto arrestime shpeshtohen gjatë kohës së pushimeve, verore dhe dimërore dhe festave kur ardhja e bashkatdhetarëve është më e madhe, KMDLNj –ë disa herë ka reaguar për këto arrestime duke bërë thirrje publike që mos të udhëtohet përmes Serbisë aq më parë që ka mundësi të tjera për udhëtim siç janë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Qytetarët shqiptarë nga Kosova që po arrestohen në Serbi, shumica e tyre mbahen disa muaj në arrest dhe pasi paguajnë një shumë të madhe të parave lirohen për ta vazhduar rrugën. Paratë ua marrin disa avokatë sekserë që flasin në emër të prokurorisë dhe gjykatave të Serbisë, të cilat, sipas sekserëve kërkojnë para për t’i liruar. Sidomos gjatë pushimeve, qytetarët e Kosovës përballen me shumë probleme gjatë udhëtimit nëpër Serbi duke filluar nga vjedhja e gjësendeve nga automobili, gjobat e larta dhe të shpifura nga policia serbe e deri te arrestimi i tyre. Policët serbë dhe gjykatat e kanë të qartë se bashkatdhetarët tanë mund ta humbin vendin e punës në shtetet ku punojnë dhe jetojnë prandaj edhe paguajnë para për ta blerë lirimin ndonëse nuk kanë bërë asnjë vepër penale. Sipas informatave të KMDLNj-së, të arrestuarit në Merdare dërgohen në Burgun në Prokuple ku funksionon në mënyrë të përkryer skema e korrupsionit; avokatë, prokurori dhe gjykata. Të burgosurit shqiptarë kanë vizita të rregullta familjare që parashihen sipas rendit të entit mbajtës sikur që nuk kanë probleme me të dënuarit tjerë apo me stafin mbajtës”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj tha se pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, është vështirësuar edhe lëvizja e qytetarëve të Kosovës në dhe nëpër Serbi, gjë që përfundoi edhe me arrestimin e disa qytetarëve ditëve të fundit.

“Situata do të bëhet edhe më e rëndë për bashkatdhetarët pasi jemi në prag të fillimit të pushimeve verore dhe shumica e tyre e zgjedhin Serbinë si rrugë më e shkurtër për në Kosovë. KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë dhe të zgjedhin rrugë tjera alternative e që janë të qasshme deri në një qetësim të situatës që do ta garantonte lirinë e lëvizjes për të gjithë. Rruga përmes Serbisë duket më e shkurtër por pasojat janë afatgjata dhe të kushtueshme aq më parë që në mungesë të bashkëpunimit midis ministrisë së Drejtësisë së të Kosovës dhe Serbisë, rastet e arrestimeve, trajtimi dhe vet gjykimi po mbesin të pamonitoruara. Rasti eklatant është ai i Nezir Mehmetajt që më shumë se dy vite po mbahet i arrestuar në kohën që në letrën e dërguar ministrisë së Drejtësisë së Serbisë nga ministria e Drejtësisë së Kosovës, për rastet në fjalë, deri sot nuk ka asnjë përgjigje. Ndërkombëtarët, si ndërmjetësues kryesisht interesohen për arrestimin e serbëve në Kosovë apo shtetasve kosovarë të kombësisë serbe që ndalohen nga autoritetet e Serbisë. Jo në pak raste, ndërkombëtarët kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar përmes një presioni diplomatik që nënkupton se për shkak të oportunitetit politik nuk e kanë aspak problem t’i zbatojnë standardet e dyfishta”, lexon tutje komunikata e KMDLNj-së.

“Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Bruksel Marrëveshjen që garanton lirinë e lëvizjes e cila po mbetet peng i moszbatimit të marrëveshjeve tjera apo zhvillimeve politike. Të drejtat e njeriut përkatësisht liria e lëvizjes, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut që garantohet me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duhet të zbatohen sipas parimit të universalitetit ashtu siç shprehimisht është e shkruar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara. KMDLNj ua përkujton edhe një herë të gjithë atyre që zgjedhin të udhëtojnë përmes Serbisë nëse është kohë e përshtatshme që të shfrytëzohen këto rrugë! Në të kundërtën, edhe ata edhe ne do të përballemi me pasojat!”, përfundon komunikata. /Kosovatimes/

You Might Also Like

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat

Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A po bëhet Serbia një bombë ekologjike e armatosur mirë e Ballkanit?

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Kina dhe Koreja e Veriut synojnë “kapitull të ri” të bashkëpunimit
Ata qe “kujdesen” për trashëgimin kulturore rrezikojnë Kalanë e Beogradit ne Serbi, reagon Evropa Nostra
KE i FFK-së emëron ekipin drejtues të Kombëtares së Kosovës
Pengesat e vazhdueshme në rrugën drejt BE-së zbehin shpresat e qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?