By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit
July 18, 2025
Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”
July 18, 2025
Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance
July 18, 2025
Rusët: Ukrainasit lëshuan dronë në Moskë, pezulluan fluturimet në tre aeroporte
July 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 korrik 2025
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maliqi: Nuk kam informacione për familjarët e arrestuar në Merdare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Maliqi: Nuk kam informacione për familjarët e arrestuar në Merdare
Lajme

Maliqi: Nuk kam informacione për familjarët e arrestuar në Merdare

Kosova Times
Last updated: 2023/06/14 at 4:55 PM
Kosova Times Published June 14, 2023
Share
SHARE

Labinot Maliqi nga komuna e Podujevës thotë se dy familjarë të tij janë arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare – pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmon, po ashtu, për Radion Evropa e Lirë se është njoftuar në lidhje me “arrestimet e reja” nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd.

Sipas Ministrisë, është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi, ashtu si edhe misionet tjera diplomatike në këtë vend.

“Po ashtu, është dërguar shkresë zyrtare te Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”, thonë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Familjari i të arrestuarve, Labinoti, thotë se nuk ka informacione për ta që nga orët e mbrëmjes së 13 qershorit.

“Më 13 qershor, rreth orës 16:30, së bashku me vëllain dhe dhëndrin kemi qenë duke kaluar nga Serbia për në shtetin e Gjermanisë. Në kufi, ata i ndaluan. I pyeta se cila është arsyeja? Policia serbe më tha: Vetëm se jeni shqiptarë. Ata janë kidnapuar, sepse nuk ka ndonjë arsye apo vepër penale për ndalim apo arrestim”, thotë Labinoti.

Ai thotë se e di që, fillimisht, autoritetet serbe i kanë dërguar familjarët e tij në qytetin e Kurshumlisë, ndërsa në orën 22:30 të së martës, i kanë larguar prej atje.

“Më nuk kemi asnjë informacion se ku gjenden. Rastin e kam lajmëruar tek institucionet e Kosovës, por deri më tash nuk kam informacione. Nuk po di ku të drejtohem. Jemi munduar të angazhojmë avokat, por nuk po pranojnë. Kjo, thjesht, është politike – hakmarrje pas arrestimit që ndodhi në veri të Kosovës”, thotë Maliqi, duke iu referuar arrestimit të një qytetari serb nga Policia e Kosovës, po atë ditë, nën dyshimet për nxitje të dhunës në këtë zonë.

Nga Prokuroria Themelore Publike e Kurshumlisë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë – konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se më 13 qershor, Drejtoria e Policisë në Prokuple, Stacioni policor në Kurshumli, ka caktuar masën e ndalimit deri në 48 orë ndaj personave: K.M, H.F, M.E, dhe M.D. – të gjithë nga Podujeva.

Ndonëse përmenden inicialet e katër personave, nuk është e qartë se për kë bëhet fjalë saktësisht.

Bilana Millosavleviq, ushtruese e funksionit të prokurores publike në Kurshumli, thotë se ndaj tyre “ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale: shkatërrim dhe dëmtim i pasurisë së njerëzve të tjerë, në dëm të Republikës së Serbisë” – pa ofruar më shumë detaje.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njoftoi të mërkurën, përmes një shkrimi në Facebook, për arrestimin e tre personave nga kjo komunë në shtetin e Serbisë.

“Sipas informatave që kemi pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet, përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, shkroi Bulliqi në Facebook.

Bulliqi tha se ky veprim është “i papranueshëm” dhe kërkoi nga institucionet e Kosovës që të angazhohen për lirimin e tyre.

Pas këtij njoftimi reagoi Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNj), duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë përmes Serbisë, por të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative deri në, siç tha, qetësim të situatës, që do të garantonte liri të lëvizjes.

“Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës është vështirësuar edhe lëvizja e qytetarëve të Kosovës në dhe nëpër Serbi. Situata do të bëhet edhe më e rëndë për bashkatdhetarët, pasi jemi në prag të fillimit të pushimeve verore dhe shumica e tyre e zgjedhin Serbinë si rrugë më e shkurtër për në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Tensionet kanë kulmuar më 29 maj, kur protestuesit serbë janë përleshur me ushtarët e NATO-s në qytetin e Zveçanit, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave në të dyja anët.

Për këtë dhunë janë arrestuar më herët pesë persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar paraburgim prej një muaji vetëm për dy prej tyre. Më 13 qershor, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe serbin Millun Millenkoviq në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka organizuar sulme kundër ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Kosova Times June 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Vodhi në së paku 5 raste, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Në qendër të Novosibirsk, dy hyrje të një ndërtese banimi u shembën nga një shpërthim gazi
Meghan Markle shkëlqen në darkën e ditëlindjes me Princin Harry pasi Royals injoroi publikisht ditën e saj të madhe
Kontratat kolektive “gjunjëzojnë” komunat
Connor McGregor shkaktoi kaos të plotë në funeralin e tezes së tij, grushtet fluturuan…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?