By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti i habitur nga heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti i habitur nga heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë
Lajme

Kurti i habitur nga heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 11:16 AM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

E plotesuar:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin. Ai tha se nuk është  i befasuar me veprimet e Serbisë, por është i befasuar me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb.

Një ditë pas kidnapimit të tre policëve kufitarë të Kosovës në veri të vendit, kryeministri Kurti në konferencë për media, kërkoi që ndërkombëtarët  të bëjnë trysni mbi Serbinë.

“Gjithashtu bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj”, tha ai.

“Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri tha se me anëtarët e Këshillit të Sigurisë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë, me theks në katër komunat në veri te vendit dhe brezit kufitar me Serbinë.

“Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndanë të dhënat e tyre të fundit dhe gjithashtu propozuan rekomandimet”, tha Kurti.

Kurti tha se vendi ku ka ndodhur kidnapimi i policëve të Kosovës nga policia e Serbisë është 1.3 Km brenda territorit të Kosovës, duke shtuar se në vendin e ngjarjes, policia dhe KFOR-i kanë gjetur fakte që e dëshmojnë këtë.

Ai u shpreh se rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit demokratik,  hakmarrje ndaj policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohen kur  tashmë është propozuar plani pesë pikësh për shtensionim dhe për normalizim.

Ai tha se institucionet e sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. “Për arsye të sigurisë si hap i menjëhershëm janë shtrënguar kontrollet kufitare më Serbinë duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, tha ai.

Kurti tha se cenimi i djeshëm nga Serbia, e detyron Kosovën të rrisë kontrollet kufitare që varësisht nga analizat  e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë, mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik , apo nuk garantohet siguria.

Kurti tha se veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

“Synimi ynë është siguria, e siguria fillon tek kufijtë. Ne edhe njëherë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të rrëmbyer policor, dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë  që ta dënojnë këtë akt agresioni  të Serbisë dhe të bëjnë trysni  mbi Beogradin zyrtar”.

***

Takimi në të cilin marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit.

Ky Këshill përbëhet nga presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë si ministri i Punëve të Brendshme, shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, ministri i Mbrojtjes, e ministrja e Drejtësisë.

Për shkak të mungesës së presidentes Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit, takimi drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, dhe në Kryeministri, tashmë kanë shkuar shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ministri i Punëve të Brendshme.

Kjo mbledhje, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë.

You Might Also Like

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sondazhi i UBO: VV vazhdon rënien, LDK dyfishohet, Guxo shuhet

Kosova Times Kosova Times September 19, 2022
Turistja, 29 vjeç, u godit me thikë pasi ‘takoi vrasësin në Tinder’ për një romancë pushimi
WP shkroi për blerjen e një apartamenti nga llogaria e Abramovich për mësuesin e Putinit
Vdes ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri
Shteti i Kosovës është në sulme të aktorëve të ndryshëm keqdashës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?