By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O do na qeverisin (sundojnë), o do qeverisim (menaxhojnë) vetën tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > O do na qeverisin (sundojnë), o do qeverisim (menaxhojnë) vetën tonë
Opinion

O do na qeverisin (sundojnë), o do qeverisim (menaxhojnë) vetën tonë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 8:54 AM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

Sociologu Fadil Maloku

Për mendimin tim sociologjik (jo politik!) në gjithë këtë “kaos” (të kontrolluar, padyshim!) nëpër të cikin po kalojnë shoqëritë shqiptare, ka dy skenare dhe një përgjigje;

Njëri, i cili dosido është i motivuar nga djallëzitë e interesave të jashtme (nuk është këtu aludimi tek qeveria zyrtare amerikane, të jemi të qartë!) apo, thënë më saktësisht; të ca segmenteve (që natyrisht, mund të jenë edhe amerikane, si p.sh. interesat “perandorake sorosiane!) globale, të cilat duke qenë të kyçura përmes “sekserëve” mediatik, atyre diplomatik dhe gjithsesi atyre politik, janë shumë të interesuara të përfitojnë nga kriza aktuale e “teatrit” të Kosovës!

Tjetri skenar, për perceptimin tim po ashtu sociologjik është i motivuar kryesisht nga naiviteti dhe madhështia e “nacionalizmit” tonë socio politik, cili mund të adresohet ekskluzivisht përmes “argumenteve” dhe thirrjeve pompoze e folklorike mbi turmën e elektrizuar nga deliriumi i sovraniteti, ligjshmërisë, sundimit të ligjit, demokracisë, lirisë, barazisë, e blla, blla, që në shekullin e globalizimit pak, apo aspak nuk qojnë peshë në “kandarin” e gjeopolitikës, e në veçanti të gjeostrategjikes globale (duhet me e cekë; amerikane)!

Tani, cila duhet të jetë zgjidhja dhe rekomandimi publik për qeverinë dhe institucionet tona kombëtare (nuk e kam fjalën këtu për ato kosovare apo shqiptare) në rajon; Mendoj që në gjithë këtë “kaos” jo vetëm global (siç potencon edhe Noam Chomsky) por, edhe ate kontinental e sidomos ate rajonal, pra në këtë kërcënim kancoregjen që po i rrezikon tashmë edhe interesat tona vitale rajonale gjeostrategjike (lufta në Ukrainë, është dëshmia më e mirë për shprishjen e ekuilibrave globale), duhet të kuptojmë; “peshën” tonë specifike; pra, ta kemi mendjen dhe veprimin kthjellur dhe të duhur diplomatik (që mjerisht nuk e kemi!) e sidomos sensin socio politik; pastaj, strategjinë e përputhjes së interesave tona me interesat zyrtare (jo të segmenteve sorosiane, ashtu siç është tani) amerikane; të konsolidojmë dhe ta rrisim fuqinë tonë ende miniore ushtarake; etj. Gjithë këto projeksione, ide dhe rekomandime e sugjerime, natyrisht nuk mund t’i bëjë; as një KM (sado karizmatik!) as një qeveri (sado e fuqishme në numër!), as një opozitë e komprometuar (e me përplot hipoteka e skandale nga e kaluara qeverisëse!), as “perandoria” infantile mediatike! Por, të gjithë s’bashku! (P.S. Unë po flas për një Projekt (të munguar!) kombëtar e shtetëror për gjithë shqiptarët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I cili, po nuk u bë shpejt dhe në përputhje me trendët e “kaosit” në horizont, gjasat janë që të na përsëritet historia e freskët (ende në mbamëndjen tonë kolektive) e viteve pas shpalljes së Pavarësisë së vitit 1912, 1914… kur Perandoria otomane, u tërhoq nga Ballkani për tu shndërruar jo në një agjens socializues për rajonin, por, në pengesë serioze! S’këndejmi, nuk mendoj se e kemi luksin që sot të merremi, me temat periferike, si ajo; e targave, zgjedhjeve, krimit sovranitetit (të paqenë dhe të pa ushtruar asnjëherë!), demokracinë, lirinë, etj. Qytetarët, duhet të kuptojnë se; Ne sot po kërcënohemi; o për tu “qeverisur”(lexo; sunduar!) nga Serbia dhe aleatët e saj; o për ta qeverisur (jo sunduar) vetën tonë…)

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i një kompanie të madhe sigurimesh u qëllua për vdekje në Nju Jork

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
CNN: Sekretari amerikan i Shtetit do të veprojë si drejtor i USAID-it
Hovenier: ShBA e kundërshton zbatimin e ngutshëm të rregullores së BQK-së
Interi gati të godas Romën, e do Dybala-n
Numri një përshëndetet nga Wimbledoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?