By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A po futen mediat nën grilat e Qeverisë?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A po futen mediat nën grilat e Qeverisë?!
Opinion

A po futen mediat nën grilat e Qeverisë?!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/16 at 12:20 PM
Kosova Times Published June 16, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im analitik!

Mediet duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe

Fjala demokraci është fjala më e shpeshtë që del nga goja e qeveritarëve, e pushtetarëve të sotëm, shumica prej të cilëve e thonë vetëm si retorikë e nuk e kuptojnë çka në të vërtetë nënkupton fjala demokraci.

Demokracia rrjedhë nga fjala Greke “Isonomia”, që nënkupton barazinë e njerëzve para ligjit, më lirinë e shprehjes dhe më pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në vendim-marrje.

Në një shoqëri të lirë e demokratike fjala “Sekret” është e neveritshme, konspiracioni monolitik (një partiak) i pa pranueshëm, i cili ju besohet mjeteve të pa ndershme të informimit, për të përhap sferën e vetë të influencës.

Në demokraci, kur pushteti merret një herë nga totalitarët nuk lëshohet edhe aq lehtë. Për të mbajtur pushtetin i përdorin të gjitha mjetet antidemokratike e antiligjore për ruajtjen e pushtetit siç janë: armiqësitë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit me maska) në vend të ushtrisë së ditës.

Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje, asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike, mediat janë ato që e thyejnë heshtjen e nuk ndalen për asnjë çast.

Mediat (të shkruara dhe elektronike) janë regjistri i veprimeve tona, janë kujdestar i ndërgjegjes sonë, mbajtës i ngjarjeve tona, të cilave ju drejtohemi për të gjet forcë dhe ndihmë me shpresën, që me ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë të jetë: i lirë dhe i pavarur.

Një fjalë e urtë gjermane thotë: “gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i mediave në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zëvendësueshëm.

Qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qenie aktive politike, duke i shprehur lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimeve, i krimit dhe vjedhjes së organizuar të buxhetit të shtetit. Qytetari në asnjë rrethanë nuk guxon të bie viktimë e heshtjes.

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të pushtetarëve dhe politikanëve në përgjithësi, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, janë Mediet ato të cilat duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe për gjithçka dhe për çdo gjë, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar të të gjitha prapësive të ndodhura në Kosovë, nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Sfidat në gazetari janë të përditshme; për të ardhur deri të një e vërtetë, një gazetari i duhet shumë mund e kohë, dhe jo rrallë ndodhë që ajo e vërtetë e arritur nëpër sakrifica të mos plasohet për opinion, shkaku i presioneve nga qeveritarët që i bëhet mediumit për të cilin ai punon.

Gazetarët janë avangardë e shoqërisë njerëzore

Evolucioni i madh i zhvillimit teknologjik ka ndikuar në zhvillimin e hovshëm të gazetarisë. Krahas një zhvillimi të tillë, lexuesit po përballen me fenomenin e krizës morale të gazetarisë moderne (portaleve dhe gazetave oneline). Imoraliteti i disa portaleve i ka kaluar të gjithë kufijtë e etikës njerëzore, përveç se janë bërë krah i fuqishëm i së keqes, krimit dhe korrupsionit, me promovimin e prostitucionit politik dhe seksual njëkohësisht janë shndërruar në porno-portale që dëmtojnë rëndë aspektin edukativ të moshave rinore.

Rrethanat politike shpesh herë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër! Por gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjt, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë, të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.

Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe civilizuese.

Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike që ndodhin në vendet evro-perëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi e nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë në interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerëzit e thjeshtë.

Gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm dhe plural i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore, e jo të bëhen zë i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjerë.

Tërheqja e certifikatës së një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe papranueshëm për një shoqëri të lirë dhe demokratike. Aktivizimi i aparatit shtetërorë kundër një televizioni privat, përveçse i papranueshëm për shoqërinë civile, i shkelë të gjitha standardet evropiane të lirisë së medias dhe e lirisë së shprehjes në veçanti.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times June 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gratë thurin mbi 100.000 lule në përkujtim të masakrës së Srebrenicës

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
“Unë nuk jetoj më me familjen time”. Një grup spiunësh ka vëzhguar të afërmit e Hristo Grozevit
Kurti për ngushëllime te familjet Basha e Thaqi pas humbjes së vajzave
Shijet e Siçilisë: Një udhëtim i paharrueshëm gastronomik nëpër Taormina dhe Giardini Naxos
Korenica gjen golin në Ligën e Konferencës, fiton Cluj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?