By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet grabitësi në villën e Qagllavicës, kërkohet i dyshuari i dytë
January 9, 2026
Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro
January 9, 2026
Vdiq Ali Sadriu, ish-ministër i Financave
January 9, 2026
Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje
January 9, 2026
KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e Klan Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e Klan Kosovës
Lajme

Ambasadorët në Prishtinë të shqetësuar me rastin e Klan Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/16 at 2:27 PM
Kosova Times Published June 16, 2023
Share
SHARE

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe ai i Gjermanisë, kanë reaguar për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova.

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Qeverisë së Kosovës ka iniciuar kallëzim penal në Policinë e Kosovës ndaj shoqërisë tregtare “Klan Kosova”.

Në kuadër të kësaj shoqërie tregtare është edhe televizioni Klan Kosova.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se është duke ndjekur nga afër rastin e Klan Kosovës dhe se vendimi për licencën e tij të biznesit është ende objekt ankimimi.

“Po e vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe u bëj thirrje institucioneve relevante që të mendojnë me shumë kujdes për çfarëdo mase të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Kallëzimi penal ndaj shoqërisë tregtare ‘Klan Kosova’, është iniciuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike – me pretendimin se në certifikatën e biznesit te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se ‘procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse, në renditjen globale të lirisë së medias’.

Vendimi për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, pasoi një shkrim në portalin Kosovanews rreth kësaj çështjeje.

Klan Kosova tha se asnjëherë nuk ka pasur rast të japë shpjegime në institucionet e shtetit lidhur me pretendimet e Ministrisë, të cilat, siç tha, kanë rrjedhur nga një shkrim spekulativ në një portal online.

Reagime bërë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Sipas saj, vendimi për pezullimin e licencës të televizionit Klan Kosova jo vetëm që shkel dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, por dërgon një mesazh shqetësues për komunitetin e biznesit dhe investitorët potencialë.

“Si përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan në Kosovë, ne besojmë fuqishëm në respektimin e parimeve të praktikave të drejta dhe transparente të biznesit, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve që operojnë brenda vendit”, thuhet në reagimin e OEAK-ut.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), do të mbajë sot më 16 qershor një mbledhje ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i çështjes së televizionit Klan Kosova.

You Might Also Like

Arrestohet grabitësi në villën e Qagllavicës, kërkohet i dyshuari i dytë

Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro

Vdiq Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje

KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi

Kosova Times June 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komuna e Prishtinës është duke hartuar plan për vlerësimin e rrezikshmëri

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
73% e francezëve thonë se SHBA nuk është më aleate e Francës, 80% kanë një përshtypje të keqe për Trump
Brukseli shpallet qyteti më i këndshëm në botë: Shihni cilat qytete të tjera janë në listë
Arrestohen tre persona në Prishtinë
Infermierja shpenzoi 200 mijë dollarë për operacione për t’u dukur kështu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?