By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Prindërve i Kosovës: Nagavci me diktat po tenton të vendosë kush të na përfaqësojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli i Prindërve i Kosovës: Nagavci me diktat po tenton të vendosë kush të na përfaqësojë
Lajme

Këshilli i Prindërve i Kosovës: Nagavci me diktat po tenton të vendosë kush të na përfaqësojë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/18 at 12:51 PM
Kosova Times Published June 18, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve në gjithë Kosovën.

Në njoftimin e këtij këshilli thuhet se në maj të këtij viti ministrja Arbërie Nagavci ka urdhëruar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm një vit pasi është zgjedhur kryesia dhe kryetari i KP Kosovës mandati i të cilëve është katërvjeçar. Sipas këtij këshilli, arsyeja pse Nagavci i ka rishpallur zgjedhjet është pakënaqësia me qëndrimet e Këshillit që lidhen me kundërshtimin e mbajtjes së mësimit të shtunave.

“Por përse znj.Nagavci i rishpalli zgjedhjet, kuptueshëm shtrohet pyetja? Arsyeja kryesore është pakënaqësia e znj.Nagavci me qëndrimet e KP Kosovë ndaj, sidomos, kundërshtimit të mbajtjes së mësimit të shtunave. Dhe, që të hakmerret ndaj dështimit të zëvendësimit të orëve të shtunave, që po ashtu ishte një urdhërim i pabazë, antiligjor e i padrejtë, .inistrja Nagavci ka shpikur ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Këshillin e Prindërve. Sipas urdhrit të saj, meqë ka ndryshuar udhëzimi duhet të ribëhen zgjedhjet. Por gjithkush, që merr vesh nga legjislacioni, e di që asnjë rregull nuk ka efekt prapaveprues. Pra ai justifikim është absurd. Për më shumë, ministrja ka urdhëruar zgjedhje në muajin qershor, diçka që asnjëherë nuk ka ndodhur e nuk duhet të ndodhë”, thuhet në reagim.

Më tej ky këshill thotë se Nagavci po tenton që me diktat të vendosë se kush duhet të përfaqësojë prindërit e fëmijët e Kosovës.

“Ajo çka po ndodh është që Ministria e Arsimit po insiston të kryhet sa më shpejt ky formalitet në shkollat e vendit. Përveç në një shkollë në kryeqytet, ku prej tri javësh i dërgon inspektorët e arsimit për të këqyrur çdo detaj të zgjedhjeve në atë shkollë. Arsyeja është që t’i pamundësohet Kryetarit të KP Kosovë, të rizgjidhet. Në këtë mënyrë znj. Nagavci po harxhon kohë të çmuar të mandatit të saj për të vendosur me diktat se kush duhet të përfaqësojë prindërit e fëmijët e Kosovës, në një strukturë vullnetare. Gjersa inspektorët nuk përmbushin asnjë pritshmëri për cilësinë në arsim, ata zellshëm po merren me këtë çështje”, thuhet në reagim.

Tutje prindërve u është kërkuar që t’i bojkotojnë këto zgjedhje.

“Këto vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Ky është një tentim i pastër për diktat nga Ministrja Nagavci, me një Udhëzim të shkruar siç do e me kë do vetë. Andaj, këto zgjedhje të paligjshme, të paarsyeshme, të padrejta e në kushte diktati në këshillin e prindërve duhen refuzuar plotësisht: në çdo shkollë, në çdo komunë dhe ato në nivel të Kosovës. Vullneti i prindërve nuk do të mund të ndërrohet me diktat”, thuhet më tej në kumtesë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

Kosova Times June 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmohet një ekip gazetarësh në Zubin Potok

Kosova Times Kosova Times December 26, 2022
Vdiq i plagosuri në një përleshje në Ulqin, po kërkohet shtetasi serb
Strategjia e Ukrainës po funksionon: Fluksi i gazit nga Kazakistani për në Rusi është ndërprerë
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
Kosova ka nevojë për lidership me edukatë të fortë patriotik e jo politikan të mashtruar me tifozeri të verbër politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?