By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri
June 27, 2025
Kurti paralajmëron për përpjekje destabilizuese nga Serbia në Gazimestan
June 27, 2025
Murati: Në 30 seanca opozitarët kanë shkelur Kushtetutën
June 27, 2025
Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
June 27, 2025
PDK: VV abuzoi me rregullat, shkojmë në takim te Kurti
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mos abuzoni me policët e kidnapuar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mos abuzoni me policët e kidnapuar!
Opinion

Mos abuzoni me policët e kidnapuar!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/19 at 7:50 AM
Kosova Times Published June 19, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat e xhandarmërisë serbe në zonën kufitare, është folur e shkruar shumë, është debatuar dhe është gjykuar agresioni barbarë i Serbisë ndaj sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës, por nuk kanë munguar as gjykimet ndaj policëve tonë kinse për “mosgatishmërinë e mbrojtjes së atdheut dhe vetes së tyre në radhë të parë”!

Nëse nuk mund t’i ndihmoni, mos i fyeni policët e kidnapuar

Disa edhe pse e dinë mirë të vërtetën dhe rrethanat që e shkaktuan rastin, fatkeqësisht kidnapimin e policëve po e trajtojnë si “dorëzim të turpshëm në duart e armikut, me pushkë në dorë dhe pa e shkrepur asnjë fishek, brenda oborrit të shtëpisë së vet”!

Mbase dikush do të dëshironte të kundërtën, që ata tre policë ta sakrifikonin veten për asgjë, e ndoshta dikujt tjetër do t’i konvenonte më shumë (për poenë politikë) që ata tre policë të mos ishin fare gjallë, pra, të ishin vrarë që të mos merreshin më me ta, por vetëm t’i shpallnin heronj dhe t’ua lexonin nga një telegram ngushëllimi!

Deri në këtë nivel ka arritur marrëzia dhe morali i politikanëve të papërgjegjshëm dhe mbështetësve të tyre morbid.

Kidnapimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat e xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të vendit tonë, përveçse i planifikuar dhe i organizuar mirë, mund të ketë qenë edhe i sinkronizuar me bashkëpunëtorët e tyre nga brenda!

Kidnapimi i tre policëve të Kosovës në krye të detyrës në këtë pjesë të territorit të Kosovës nuk është risi dhe as befasi për opinionin në Kosovë, për shkak se raste të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën.

Befasi kësaj radhe mund ta quajmë mosreagimin e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre pa asnjë kusht dhe mosangazhimin e sinqertë të qeverisë së Kosovës për fatin e tyre.

I trishtë dhe befasues ishte reagimi i kryeministrit Kurti ndaj pyetjes së një gazetareje për mundësinë e këmbimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës me serbët e arrestuar në veri, me ç’rast gazetarja u kritikua ashpër nga kryeministri për pyetjen e parashtruar!

Të përshpejtohet transformimi i FSK-së në FARK

Rasti i fundit i kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, e shtron pyetjen logjike,

sikur të mos ishte prezenca KFOR-it në Kosovës, a jemi ne të gatshëm si shtet ta mbrojmë vendin nga agresioni i mundshëm ushtarak i Serbisë?!

Lirisht mund të themi JO!

Pasi, për fat të keq, edhe pas 24 vjetësh nga çlirimi, forca kryesore mbrojtëse e shtetit tonë mbetet KFOR-i, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ende është e margjinalizuar sa i përket kapaciteteve ushtarake dhe armatimit, i cili është në disporporcion të plotë me forcën ushtarake të Serbisë!

Transformimi i gjatë 10 vjeçar, apo rrita e ngadaltë dhe e kontrolluar e FSK-së nga forcat e NATO-s është ndihmë e drejtpërdrejt për shtetin e Serbisë.

Përderisa Serbisë i lejohet të pajiset me artileri të rëndë, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe aeroplan bombardues të teknologjisë së fundit nga Rusia dhe Kina, FSK-së dhe shtetit të Kosovës nuk i lejohet ta ketë as një Helikopter, të paktën për nevoja emergjente për bartjen e të sëmurëve apo të aksidentuarve nga vendndodhja në QKUK apo në spitalet rajonale!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke e përdorur me mjeshtri të madhe kryeneçësinë e Albin Kurtit ndaj ndërkombëtarëve që nga dita e parë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, duke ju kërkuar përfaqësuesve të QUINT-it, që të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre në parandalimin e Albin Kurtit, siç e thotë ai, kinse “për të mos e nisur një luftë të re në Ballkan”!

Lufta në fjalorin politik të Vuçiqit, është tregues i rrezikut të shpërthimit një lufte të re në Ballkan. Duke u bazuar në forcën tonë reale (minimale) ushtarake dhe mungesën kapaciteteve të FSK-së për një përballje nga sulmi eventual i Serbisë, shpëtimin duhet ta kërkojmë sërish të miqtë tonë, tek NATO dhe ShBA!

Çdo veprim kokë në vete i kryeministrit tonë dhe i pa koordinuar me partnerët ndërkombëtar mund të jetë fatal për shtetin e Kosovës. Krahas kërkesës drejtuar KFOR-it për përmbushjen e detyrimeve dhe obligimeve të marra nga NATO dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së, kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë edhe përshpejtimin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), si forcë mbrojtëse e përhershme e integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë.

You Might Also Like

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

Kosova Times June 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeziu-Hyseni: E vështirë të gjendet zgjidhje nesër në takimin e Brukselit

Kosova Times Kosova Times April 3, 2024
Një rafineri nafte ka marrë flakë në Krasnodar
David Domgjoni transferohet në Kazakistan
Vdes gazetari Zijadin Gashi
Revolucioni i 1989-s dhe rënia e komunizmit në Hungari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?