By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rubio i shprehu ngushëllimet e tij Lavrovit për viktimat civile në rajonet Bryansk dhe Kursk
June 1, 2025
Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm
June 1, 2025
Moti për pesë ditët e ardhshme
June 1, 2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
June 1, 2025
Kryediplomati i Shqipërisë, vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova & Edi Rama
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova & Edi Rama
Opinion

Kosova & Edi Rama

Kosova Times
Last updated: 2023/06/21 at 10:56 PM
Kosova Times Published June 20, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Naza KRASNIQI

Veprimet e vonuara apo vendosmëria e Albin Kurtit për bllokimin e asociacionit, detyroj Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën të veproj duke hartuar draft/statutin e asociacionit, anulimin e mbledhjes së qeverive Shqipëri – Kosovë dhe ultimatumi drejtuar Vuçiçit.

Draftimi i statutit për asociacionin duket të jetë një veprim i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, ky projekt i asociacionit është projekti i cili  mundet të  jetë  bërthama finale me disa modifikime kozmetike nga pala ndërkombëtare.

Projekt i z.Rama nuk është projekt i cili u projektua pas trazirave në Mitrovicë me rastin e inaugurimit të kryetarëve në zyrën e tyre, por ky projekt, ka filluar të projektohet shumë muaj më herët dhe atë me kërkesë ndërkombëtare, të cilën kërkesë z.Edi Rama nuk ka hezituar ta pranoj me një përgjegjësi të lartë siç din ai të merr rol të ndryshëm me ndërkombëtarët ku menjëherë ka angazhuar ekspertë amerikan dhe evropian. Kjo u dëshmua në konferencën e jashtëzakonshme të z. Ramës i cili shkurt dhe qartë njoftoj opinionin se ka dorëzuar një projekt asociacioni te z.Macron dhe z.Scholz, ky projekt u pranua si një veprim i duhur dhe me disa kundërshtime të vogla nga te dy palët e pushtetit si në Kosovë ashtu edhe  në Serbi.

Se z.Rama nuk do duhet të bënte një veprim të tillë pa koordinim me Bashkësinë ndërkombëtare dhe mundet të ketë edhe aprovimin e heshtur te z. Kurti, kjo do të dëshmohej në ditët në vijim.

Ky projekt asociacionit i z.Ramës, mundet të jetë nje mënyrë taktike e zgjuar e z.Kurtit, për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit dhe obligimet e pranuar në atë takim pritet të shihet .

Varianti i dytë dhe jo i pëlqyer për shtetin e Kosovës do ishte që z.Rama të ketë vepruar pa koordinim e z.Kurti dhe pa aprovim ndërkombëtar pa dashur të paragjykoj veprimin e tij të mirë apo të keq sepse besoj shumë që edhe nëse ka vepruar në kryeneç qëllimi i tij ka qenë të shpëtoj Kosovën, nga sanksionet ndërkombëtarë të momentit që mundet ti shqiptoj bashkësia ndërkombëtare  palës kosovare, por mendoj që është dashur një koordinim me z.Kurti dhe një veprim i pa koordinuar i z.Ramës do ti jepte një sinjal jo të mirë për qeverinë e Kosovës para ndërkombëtarëve se pala kosovare nuk është e aftë dhe përgatitur për marrëveshje ndërkombëtare.

Veprimi i dytë Anulimi i mbledhjes së qeverive Shqipëri – Kosovë,  mendoj që edhe këtë rast Edi Rama e ka bërë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare pasi që Shqipëria është pjesë bashkimit europian dhe në këtë kuptim duhet të rreshtohet me ta dhe të tregonte që është pro evropian.

Mbledhja e dy qeverive është indikatorë se marrëdhëniet e dy vendeve janë në nivelin më të lartë dhe së dyti ky raport i dy vendeve duhet të vazhdojë pavarësisht përplasjeve momentale. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive  nuk ishte veprim i mirë ndaj qeverisë së Republikës së Kosovë

Veprimi i tretë “Ultimatumi” i Ramës drejtuar Vuçiçit, që brend kësaj jave ti liroj tre policët e kidnapuar, në të kundërt do kthehet Akulli ndërmjet Beogradit dhe Shqipërisë dhe do ketë pasojat, po ashtu është një ndër veprimet që ka të bëj me mundësinë e tensionimit të situatës në veri, e jo për të fituar vota apo mbështetje popullore. Po ashtu mbetet të shihet se çfarë efekte do të prodhoj Ultimatumi.

Kosova prej marrëveshjes Rambujese, marrëveshjes se Vjenës planit të Ahtisarit e deri te vendimi i gjykatës te Strasburgut e cila vulosi Pavarësinë e Kosovës, ka pasur pale garantuese të zbatimit të këtyre marrëveshjeve me Amerikën dhe Evropën. E tani një realitet tjetër që pala Kosovare për herë të parë pas 24 vite apo te një çerek shekulli ka arrit marrëveshjen të ndërmjetësuar nga pala Euro Amerikane, por pa garantues dhe nënshkrues në mes dy shteteve sovrane në mes Kosovës dhe Serbisë, e kjo marrëveshje është marrëveshje që duhet të zbatohet nga dy shtetet sovrane.

Z.Rama duke parë veprimet të cilat kanë ndodhur me rastin, e taksës për prodhime nga Serbia dhe refuzimi për tërheqjen e taksës nga ish kryeministri i Kosovës z.Haradinaj në konferencën e Berlinit, e cila konferencë ishte një temë mjaft e debatueshme për arsye se z.Rama ka ndërhyrë dhe ka kërkuar nga z.Haradinaj të veproj dhe të mos refuzoj në prezencën e dy liderëve z.Macron dhe ish kancelarës znj.Merkel pasi që të dy liderë evropian ja kërkuan tërheqjen dhe në shkëmbim liberalizimin brenda 4 muajve dhe ky insistim për ta refuzuar tërheqjen ka replikuar në një debat jo të mirë mes dy ish-kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë në prezencën e diplomatëve ndërkombëtar. Nga veprimet e më vonshme u kuptua se z.Rama ka pas të drejtë në atë kërkesë duke pasur parasysh se Kosova tek pas 6 viteve të asaj konference liberalizohen vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës. Andaj mbetet të shihet në ditët në vijim se veprimet e Edi Rames a ishin të koordinuar dhe në interes të Kosovës.

Po ashtu acarimi i raporteve me bashkësinë ndërkombëtare nuk është aspak në  favor të Kosovës, por edhe strukturat paralele kriminale serbe është i tepërt dhe kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Por pa raportet dhe koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare Kosova si shtet nuk mundet ta mbroj as Sovranitetin dhe integritetin territorial, andaj duhet ti kthehem bashkëpunimit dhe koordinimit me zyrtarë  Euro Amerikan që edhe në pjesën e veriut të ketë zbatueshmëri të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të KOSOVËS.

You Might Also Like

Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm

Kosova sfidohet me kërkesa të rrezikshme për sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Zgjedhjet janë kontratë me qytetarin-nuk janë lojë bixhozi

“Sulmet e inteligjencës ruse ndaj Serbisë – një përpjekje e qëllimshme për destabilizim”

Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Kosova Times June 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë është zgjidhja me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez?

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Arrestohet monstra qe vrau familjen!
Trupat ukrainase mbrojnë qytezën me armën që ia morën Rusisë
Sulm seksual ndaj gruas në Zubin Potok
Lideri i Hamasit në Egjipt, raportohet për bisedime për një armëpushim tjetër në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?