By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja sllovake nuk synon mandat të dytë në pushtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidentja sllovake nuk synon mandat të dytë në pushtet
Rajon / Botë

Presidentja sllovake nuk synon mandat të dytë në pushtet

Kosova Times
Last updated: 2023/06/20 at 9:21 PM
Kosova Times Published June 20, 2023
Share
SHARE

Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova, nuk planifikon të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024.

Ajo e ka bërë të ditur këtë vendim të martën, duke përmendur “arsye personale”.

Megjithatë, vendimi i saj mund të ketë ndikim në disa aspekte, pasi ajo është parë si garantuese e dërgimit të armëve në Ukrainë – vendim që nuk është mirëpritur në Sllovaki.

Ka pasur spekulime në mediat amerikane dhe ato sllovake se ajo mund të jetë pasardhëse e Jens Stoltenbergut, që aktualisht e ka pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Çaputova ka thënë se pas shumë vjetëve të krizave politike dhe shumë ndryshimeve në qeveri, ajo nuk ka fuqi edhe për pesë vjet në pushtet, por do ta përfundojë mandatin aktual, siç ka premtuar.

“Fati i një shteti nuk varet nga një person”, u ka thënë ajo gazetarëve në Bratislavë.

Ajo ka thënë se ka figura tjera që mund të vazhdojnë rrugën e saj.

Çaputova, avokate liberale, është zgjedhur papritur si gruaja e parë në krye të Sllovakisë, më 2019.

Ajo u ka dhënë zë protestave kundër korrupsionit, të nxitura nga vrasja e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, një vit para se ajo ta merrte pushtetin.

Çaputova është përballur me komente armiqësore për qëndrimin e saj ndaj Moskës, prej nisjes së luftës në Ukrainë, përfshirë kërcënimet online për familjen e saj.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times June 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq si dy vjet me pare:”Për tre deri në katër muaj, situata më e keqe që nga viti 1945 do të jetë këtu”

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Haxhiu: Shteti ynë është shtet unitar e jo multietnink
Aprovohet Ligji për Administrimin e Procedurave Tatimore
Rrugët e errëta të Prishtinës, Komuna premton ndriçim
Trupat ukrainase “së shpejti” do të trajnohen në Britani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?