Nga FadilMaloku
Tema që po pretendoja ta “kapi” në objektiv, padyshim që më nxiti dhe provokojë rëndë është ajo me mungesën e një debati të qartë, të thuktë dhe mbi të gjitha padyshim debat konstruktiv dhe vetëdijësues lidhur me fenomenin që nuk është duke u shfaqur as në medie e as në qarqet akademike. Ajo që është më interesante e ndoshta edhe më e dhimbshme të flasish për këtë dukuri të cilësuar me gjuhën sociologjike si hermetizëm social i shoqërisë sonë, e cila në njërën anë për çdo ditë po thirret në vlerat dhe standardet evropiane mbi dijen dhe arsimin, e në anën tjetër me një heshtje e sidomos indiferencë kërcënuese, në mënyrë indirekte është mbyll në vete dhe me të dy veshët i ka orientuar vetëm kah politika…! Pra, duke mos mundur të qëndrojë indiferent e pak a shumë edhe i zhgënjyer me këtë heshtje tonën akademike që gjason thënies “veshët në lesh” që dosido na bënë të dyshojmë se jena bë disa poltronista e konformista të cilët vetëm presim me afsh ndonjë “kockë”të mbetur”, në vend që të ngrisim zërin dhe të alarmojmë opinioni e gjerë për të metat dhe katastrofën që është duke ju bë arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja në Universitetin e Prishtinës dhe përgjithësi shkollimit si të tillë, i cili në vend që të na shërbejë si mjet për ta dal nga kjo krizë ekonomike, sociale, politike e pse jo edhe kulturore, po bëhet një barrë e pa justifikueshme për gjithë shoqërinë kosovare.
Askund asnjëherë nuk është vërtetuar shkencërisht që edukimi dhe arsimimi i një komuniteti është në kundërshtim me progresin, dhe emancipimin e përgjithshëm politik, ekonomik e sidomos kulturor që nënkupton se funksionimi dhe përparimi i një vendi, një shteti është i lidhur ngushtë edhe me nivelin e shkollimit dhe arsimimit, apo thënë më ndryshe nivelin e praktikimit të përvojave të tjerëve që si tregues të qartë kanë dëshmua shkallë të lartë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për kapacitetet, mundësit dhe nevojat e atij vendi. Shoqëritë e avancuara, në fakt ambiciet dhe projektet e tyre sociale, kombëtare dhe sidomos ato shtetërore, kryesisht i kanë arritur përmes një sistemi koherent të edukimit dhe arsimimit në të gjitha nivelet.
Ngase, cilësia e arsimimit në një mënyrë është një mekanizmi por edhe një lloj pasqyre e cila në botën në të cilën jemi duke jetuar na mundëson dosido t’i shijojmë edhe disa momente për një lloj krenarie dhe një lloj identiteti social me të tjerët, pra edhe një kornize të zhvillimit dhe emancipimit, si të thuash global.Por, a është kështu me arsimin dhe edukimin tonë në Kosovë? Kjo është një pyetje fundamentale që duhet të na provokojë bile neve që po prodhojmë pa ndjenja dhe çka është më interesant pa kurrfarë vetëdije as shtetërore e as nacionale, një lloj hiperproduksioni të kuadrove të cilët për çdo ditë ndeshen me nepotizmin dhe perceptimin se asgjë nuk mund të bëhet në drejtim të avancimit të tyre, shkaku se politika (nënkupto elitat politike!) i dizajnojnë dhe i rekomandojnë parametrat edukimit dhe arsimimit të shoqërisë sonë!
Paramendo, shteti me mekanizmat e tij kur arrinë të përzihet jo vetëm në politikat kadrovike (që ndoshta kishte me u përbi disi?!) por çka është edhe tragjike edhe në nevojat dhe destinimet e këtyre kuadrove të reja që nesër duhet të bëhen bartësit dhe artikuluesit kryesor të përparimit dhe emancipimit të përgjithshëm! Arsimi, gjithkund në botën e shekullit të globalizmit është e ditur që nuk mundëson vetëm dije që natyrisht është kushti kryesor për të ngritur parametrat e zhvillimit, pra siguruar një mundësi për të hy në tregun e punës, që në rastin e Kosovës është tejet katastrofik edhe për shkak se akoma nuk ka analiza as elementare se për çfarë kuadrosh ka nevojë kjo shoqëri në fazat: afatshkurtra, afatmesme, afatgjata zhvillimore, por në anën tjetër edhe dije të nevojshme që na mundëson vlerësimin e punës sonë, dije që na nxitë të gjurmojmë një përgjigje logjike se përse po punojmë dhe sa jemi të kënaqur me cilësinë e sistemit edukativo-arsimor për të cilën kemi investuar kohë dhe mund në mënyrë që të kuptojmë kapacitetet dhe interesat tona kombëtare, shkencore, politike, etj. si edhe të definojmë kahet e mundshme në të cilat duhet të orientohet ky vend dhe ky shtet, i thënçin…
Duke u nisur nga premisa logjike, se sistemi ynë aktual i arsimimit dhe edukimit, thënë pa dorëza është një imponim apo thënë më ndryshe një copy paste që e kemi trashëguar nga ish administrata e UNMIK-ut, ku ish ministrat dhe ish rektorët e atëhershëm nuk kanë bë asgjë që të shqyrtohen bile në vija të trasha, si nevojat (humaniste, emfatike, altruiste, komunikatave, e sidomos ato të aftësimit profesional që në shoqëritë e dalura nga luftërat siç ishte shoqëria jonë, ishin dhe mbesin kardinal për të ndërtuar kapacitete të duhura që do ballafaqohen me sfidat e kohës në të cilën po jetojmë), ashtu edhe (pa)mundësit e aplikimit të sistemi (bachelor) shkollor që gjykojë se jo vetëm që nuk ishim të përgatitur sa duhet fazën në të cilën gjendej shoqëria kosovare, por as për pasojat eventuale që solli ky sistem që për çdo ditë po na bind se po prodhon analfabetë bashkëkohor. Dikush mund të pyet ku janë shkaqet?
Një ilustrim, sistemi bachelor për mendimin tim në vend që të vonohej edhe për nja katër pesë vite apo edhe një dekadë të tërë në aplikimin e vetë, në mënyrë që të bëjmë përgatitjet e duhura qysh i kanë bë vendet e rajonit, duke analizuar paraprakisht:sferat përgatitjes së: kuadrove (që nuk dinin atëbotë të gjitha reperkusionet dhe përparësitë e këtij sistemi), situatës dhe gjendjes sociale (ku në vend që të zgjatet shkollimi universitar, e me këtë edhe të aftësohen më mirë kuadrot e dalura nga sistemi katër vjeçar), ekonomisë (që jemi dëshmitar se është duke krijuar telashet e një hiperproduksioni të paparë të njerëzve që akoma nuk mund të cilësohen si njerëz kompetent për sfidat e kohës), ky sistem edukimi sot po prodhon analfabet bashkëkohor që nuk u mundëson gjeneratave të “revolucionit teknologjik” kurrfarë perspektive në tregun konkurrent të punës.Sistemi aktual i edukimit dhe arsimimit universitar në Kosovë, duke qenë ende monopol i intervenimit të shtetit, i cili de facto dhe de jure shkaku i interesave partiake dhe sidomos një intencës së blerjes së një qetësie sociale, pa kurrfarë analize dhe kalkulimi paraprak nga ana e ekspertëve përkatës, lidhur me nevojat e tregut dhe ato të shoqërisë, për çdo vit po i mbush sallat fakulteteve (psh. ekonomik e juridik) me numër enormë të studentëve që nuk kishte me e bartë as një ekonomik kineze që po pretendon me qenë një konkurrent shumë seriozë ekonomik i SHBA-ve.
Logjika e ndjekjes së kuantitetit, e jo kualitetit ka bërë që atje psh. studenti duhet të zgjohet herët në mëngjes për të zënë një karrige për të dëgjuar ligjëratën e një profesori! Kjo logjikë apo më mirë me thënë politikë e qëllimshme me intenca dhe tërësisht rekomandime politike, bënë gjithashtu që atje një profesor të ligjërojë dhe kontrolloj 1000 (një mijë ju lutem!) teste të studentëve që hyjnë në afate të rregullta në provime!. Këtu, natyrisht nuk po llogarisë profesorët politik të cilët ndajnë edhe disa angazhime shtesë në sferën publike dhe atë politike, të cilët i njohim me nofka të llojllojshme, pra, dosido intervenimi i politikës në sferën e arsimit ka bë që të politizohet ky institucion i shenjët që gjithkund në botën e globalizmit ka për detyrë mes tjerash ta funksionalizojë ekonominë e vendit, ta ngrisë vetëdijen për nevojat dhe përgjegjësit e sistemit, të gjurmojë kapacitetet dhe sfidat që e presin atë në raport me të tjerët. Temë kjo që kërkon një eksplorim të tërë empirik e social.
Një sociolog i arsimit (që mjerisht nuk e kemi) do të thoshte se: duke u nisur nga një konstatim i ditur se sot në botën e revolucionit kibernetikë, shoqëritë që dëshirojnë te shkojnë ne koherence me të tjerët patjetër duhet patjetër zhvillojnë programe dhe projekte konkurruese në sferën e arsimit dhe edukimit, pra aso raportesh që merren me eksplorimin e mundësive individuale në raport me rrethanat objektive shoqërore. Ashtu që arsimi në një farë mënyre konsistohet edhe si një atu i mirëfilltët ndaj tjetërsimit, ngase shkolla ofron një atmosferë tejet socializuese dhe një mundësi reale për të verifikuar kompetencat e realizuara. Ne pamundësi për t’i eksploruar në mënyrë empirike të gjitha dukuritë negative që janë duke përcjell universitetin e Prishtinës, më duhet të mjaftohem me intuitën apo prirjen sociale (social trend) pak a shumë vetëm t’i identifikoje disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin kosovar.
Nga këto dukuri tani për tani, kujtojë që në të ardhmen do të duhej bërë edhe eksplorime empirike do të ishin: Çështja e funksionimit të administratës digjitale, mbyllja ndaj risive informatike atyre shkencore si edhe teknologjike, ligjërimi ende ex cateder (pa interaksion, pa invencion pa kreativitet!) mungesa e kuadrove adekuat për lëndë të reja, mungesa e instituteve hulumtuese, revistave me backgraudn kredibil shkencor, pamundësia e qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete, mungesa e kushteve të mirëfillta për studime empirike, transparenca dhe përgjegjësia financiare, ajo e planeve dhe programeve për në mënyrë digjitale, decentralizimi i mjeteve financiare nëpër fakultete, e shumë e shumë probleme tjera të cilat do të duhej punëtorët e ardhshëm social t’i analizojnë dhe shpjegojnë me logjikën e dobisë praktike dhe pragmatike…