By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Mot sot me diell sot
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina goditet nga një valë e re e sulmeve ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina goditet nga një valë e re e sulmeve ruse
Rajon / Botë

Ukraina goditet nga një valë e re e sulmeve ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 12:05 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Forcat ruse kanë goditur caqe civile dhe të infrastrukturës përmes një vale të raketave dhe dronëve të lëshuara gjatë natës, tha ushtria ukrainase mëngjesin e 22 qershorit.

Ushtria shtoi po ashtu se beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, ku Rusia ka intensifikuar sulmet e saj.

Në Krimenë e aneksuar nga Rusia, një urë kyçe që e lidh këtë gadishull me pjesët e pushtuara të Ukrainës në rajonin jugor të Hersonit u dëmtua pasi u godit, sipas zyrtarëve të instaluar nga Moska, me raketa Storm Shadow, të lëshuara nga forcat ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm raportoi se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjashtë dronët e prodhimit iranianë, por shtoi se një numër i paspecifikuar i civilëve janë vrarë dhe plagosur, pa dhënë më shumë detaje.

Rusia ka lëshuar 44 raketa dhe 47 predha drejt infrastrukturës civile ukrainase, tha ushtria.

Kreu i administratës rajonale ushtarake në Odesa, Sehiy Bratchuk, tha se tre dronë u rrëzuan në jug të Ukrainës, por dronët e tjerë kanë shkaktuar dëme të vogla në rajonin e Odesës.

Pavlo Kyrylenko, kreu i rajonit të Donjeckut tha se një civil është vrarë nga granatimet ruse dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në Çasiv Jar, afër Horlivkës.

Autoritetet në rajonet Krivi Rih, Dnipropetrovsk, Herson dhe Harkiv po ashtu kanë raportuar për granatime gjatë natës. Në Harkiv një person është plagosur, thanë autoritetet.

Që nga muaji i kaluar, Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar shumë viktima civile dhe duke shkaktuar dëme të mëtejme në infrastrukturën e Ukrainës.

Në fushëbetejë, Shtabi i Përgjithshëm tha se “luftime të ashpra” po zhvillohen në Donjeck, rajon në të cilin mbrojtësit ukrainas kanë zmbrapsur 40 sulme ruse në Liman, Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka.

Në rajonet jugore të Zaporizhjës dhe Hersonit, forcat ukrainase kanë vazhduar kundërofensivën e tyre, tha ushtria, duke mos dhënë detaje më shumë lidhur me fazën në të cilën ndodhen operacionet e tyre sulmuese.

Një ditë më parë, autoritetet ushtarake thanë se forcat ukrainase kanë bërë disa përparime në Melitopol dhe Berdijansk të Zaporizhjës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për BBC, e pranoi se përparimi në kundërofensivë ishte “më i ngadalshëm sa do të dëshironim”, por shtoi se Kievi nuk do të bien nën presion që të përshpejtojë sulmin e saj.

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Ukrainasit godasin terminalin e naftës në Detin e Zi

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama nderon Shaip Rexhepin, punëtorin inspirues të drejtorisë së administratës gjatë Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Tentoi vrasje dhe më pas qëlloi veten, dy gratë kishin një lidhje
(Live)Tërmet me magnitudë 8.8 ballë në Rusi. Cunami i afrohet Havait
Princesha Ana viziton Ukrainën, vendos arushin prej pelushi të vajzës së saj për fëmijët e prekur
Bjellorusi u arrestua në Poloni me akuzën e spiunimit për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?