By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon agjentët rus që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sanksionon agjentët rus që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane
Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon agjentët rus që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 10:43 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vendosur sanksione ndaj dy agjentëve të inteligjencës ruse që u përpoqën të ndikonin në zgjedhjet lokale në ShBA, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të akuzuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, luajtën një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kremlinit për të kryer “operacione globale të ndikimit malinj”, sipas një deklarate të botuar më 23 qershor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill, me pretendimin se ata punuan për të minuar proceset demokratike në ShBA dhe vende të tjera, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh.

ShBA-ja akuzon Kremlinin për përdorimin e rrjeteve të tilla shfrytëzimin e ndarjeve sociale, për të minuar besimin në proceset demokratike dhe për të inkurajuar pikëpamjet politike anti-amerikane dhe antidemokratike.

Si pjesë e përpjekjeve të tij, Kremlini shpesh përdor mediat sociale si një mjet për të përhapur dezinformata, për të ngatërruar dhe mashtruar qytetarët globalisht, përfshirë qytetarët amerikanë, në mënyrë që të arrijë qëllimet operacionale dhe gjeopolitike të Rusisë.

Departamenti pretendon se Popov dhe Sukhodolov kanë punuar me Alexandr Ionov, shtetas rus i akuzuar për kryerjen e aktiviteteve shumëvjeçare për të përdorur grupe politike në Florida, Gjeorgji dhe Kaliforni, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Ionov u akuzua së bashku me Natalya Burlinovën dhe organizatat e tyre përfunduan në listën e sanksioneve të OFAC, e cila mbahet nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së, sepse ato vepronin në emër të autoriteteve ruse.

Departamenti amerikan i Thesarit ka akuzuar Rusinë për rekrutimin e njerëzve dhe grupeve në mbarë botën, të cilët janë të pozicionuar mirë për përhapjen e dezinformatave dhe për të destabilizuar më me sukses shoqëritë demokratike.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kërcënime ndaj demokracisë sonë dhe veprimi i sotëm është pjesë e një përpjekjeje e të gjithë qeverisë, për të mbrojtur sistemin tonë të qeverisjes përfaqësuese”, tha Brian Nelson, nënsekretari i Departamentit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Departamenti nuk theksoi se për cilat zgjedhje specifike bëhej fjalë, në të cilat rusët dyshohet se u përpoqën të ndikonin.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e të gjitha aseteve në ShBA, të cilat i zotërojnë individët, si dhe ndalimin e të bërit biznes me ta për të gjithë personat që gjenden në ShBA.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zbulohet spiuni kinez pas vizitës së Xi në Rusi

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë
Festë tragjike e Vitit të Ri në Serbi, një çift i martuar vritet në një kafene
Basha: Planifikoja seancë të jashtëzakonshme nesër, por s`gjeta mirëkuptim
Rreziku historik për Kosovën dhe rajonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?