“Në veri nevojitet depërshkallëzimi i situatës, pastaj zgjedhjet e reja dhe kthimi në Marrëveshjen e Ohrit”. Kështu ka thënë Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një postim në Facebook.
Lajçak ka parlajmëruar se ditët në vijim do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Vuçiq, si dhe do të ndjekin nga afër zhvillimet në terren.