By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dodik paralajmëron bllokimin e aktiviteteve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dodik paralajmëron bllokimin e aktiviteteve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës
Rajon / Botë

Dodik paralajmëron bllokimin e aktiviteteve të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 4:03 PM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të këtij eniteti tha se pas Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, ai do të ndalojë aktivitetet e Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit të Bosnjës, si dhe të Agjencisë për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) në territorin e këtij entiteti. Sipas tij, ndalesa do të bëhet sepse këto institucione “janë konstituuar në mënyrë jokushtetuese”.

Ai i bëri këto deklarata në Banja Llukë, në mbledhjen e trupit legjislativ, ku po shqyrtohet ligji që thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës nuk vlejnë në territorin e Republikës Sërpska.

Dodik, lideri i partisë më të madhe parlamentare, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), paralajmëroi se kjo do të ndodhë nëse nuk ka marrëveshje politike në Bosnje e Hercegovinë për miratimin e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.

Në mbledhjen e tetë të jashtëzakonshme të Asamblesë, deputetët po diskutojnë për draft-ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës dhe pas kësaj seance, pritet të mbahet seanca e re për veton e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, lidhur me ratifikimin e marrëveshjes që parasheh heqjen e vizave me Kosovën.

Në draft-ligj thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës nuk do të aplikohen dhe zbatohen në territorin e Republikës Sërpska derisa Asambleja Parlamentare e Bosnjës të miratojë Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Në legjislacion thuhet po ashtu se “personat që janë të detyruar të veprojnë sipas dispozitave të këtij ligji lirohen nga përgjegjësia penale e përcaktuar në ligjet në Bosnje e Hercegovinë lidhur me veprat penale që lidhen me zbatimin e këtij ligji dhe ata do të mbrohen nga institucionet e Republikës Sërpska”.

Propozuesit e këtij ligji janë Millorad Dodik, deputetët dhe Qeveria e Republikës Sërpska.

Në seancën e 21 qershor, në Asamble u miratuan disa konkluzione, mes tjerash edhe ftesa për përfaqësuesit e entiteteve të tjera që të tërhiqen nga Parlamenti shtetëror derisa nuk miratohet Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Përpjekjet e Republikës Sërpska për të miratuar këtë ligj janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Këto përpjekje janë kritikuar nga Zyra e përfaqësuesit të lartë, Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë.

You Might Also Like

Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Një ide humane – jo-politike!

Kosova Times Kosova Times October 11, 2023
Kërkohet rritja e buxhetit për kërkime shkencore
ASK: Shkalla e papunësisë, ka arritur në 11.8 për qind
Superliga rikthehet me disa duele të zjarrta
Hoxha për Asociacionin: Gjykata Kushtetuese, mënyra për dalje nga situata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?