By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën
December 8, 2025
Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan
December 8, 2025
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
December 8, 2025
Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin
December 8, 2025
Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër
Lajme

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 11:01 AM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen në prag të Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij, Spahiu thekson se Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë.

MESAZHI I SPAHIUT;

Urimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman për Kurban Bajram

 

Të dashur besimtar myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni
Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

 

Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste. Kjo festë, që u bë simbol i sakrificës dhe durimit, është sakrifica që bëri profeti Ibrahim (a.s.) dhe durimi që tregoi profeti Ismail (a.s.), të dyja në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij. Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë, e qëllimi nuk ishte flijimi, por sprova, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shembull reflektimi e devocioni. Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na mundësojë ta kalojmë sa më mirë këtë festë. I lutem Zotit që t’u pranojë haxhin mbi 800 haxhinjve shqiptar të cilët sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët.
I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!
T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!
Për më të varfërit dhe nevojtarët shoqërisë tonë, O Zot lehtësojua shqetësimet që sjell varfëria.
O Zot bëje rininë tonë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e së mirës.
I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!

Gëzuar!

You Might Also Like

Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan

Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin

Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok

KDI prezanton platformën për transparencë të pushtetit, parasë dhe pasurisë

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, 10 në pranga

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
FPPK me dy seminare për trajnerë në Kosovë me ekspertin e ITTF-it: Përmirësimi i aftësive teknike dhe taktike në pingpong
Rrëzimi i dronit në aeroportin e Brukselit, trafiku ajror i pezulluar
Kosova U19 publikon listën për ndeshjet e “Elite Round” në Slloveni
Politico: Çfarë do të thotë për Ukrainën emërimi i Marta Kos si Komisionere për Zgjerimin e BE-së?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?