By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pingpoing/U organizua Kampionati Individual i Kosovës për veteran për vitin 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Pingpoing/U organizua Kampionati Individual i Kosovës për veteran për vitin 2023
Sport

Pingpoing/U organizua Kampionati Individual i Kosovës për veteran për vitin 2023

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 4:59 PM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Në ShFMU “Fadil Hisari” në Prizren me sukses u organizua kampionati individual i Kosovës për veteranë. Kampionati u zhvillua në 5 kategori individuale dhe në kategorinë çifte, me shumë ndeshje të bukura e kualitative nëpër të gjitha kategoritë. Ndeshjet në të gjitha kategoritë u zhvilluan nëpër grupe me nga 3 e 4 lojtarë, e 2 më të mirët pastaj kanë vazhduar në sistem eliminimi deri në finale.  

Në kategorinë 40-49 vjeç kësaj radhe ishin të paraqitur 8 lojtarë të ndarë në 2 grupe. Në gjysmëfinalen e parë Alimemet Kaqaniku fitoi me 3:0 ndaj Ercan Karabacakut, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Ylli Maloku fitoi me 3:1 ndaj Jeton Azizit. Në finale u takuan Alimemet Kaqaniku dhe Ylli Maloku, të cilët ishin takuar edhe në fazën e grupeve e përsëri fitoi Alimemeti i cili u shpall kampion i kësaj kategorie.

Në kategorinë 50-59 vjeç ishin të paraqitur 14 lojtarë të ndarë 4 grupe. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Eroll Boshnjaku dhe Naser Hasani, të cilët shfaqen ndeshje të fortë e më shumë kthesa, Naseri ishte shpesh në epërsi, por në fund triumfoi Erolli me rezultat të ngushtë 3:2. Në gjysmëfinalen tjetër Murat Kurtulus fitoi me 3:0 ndaj Hamzi Ajetit të disponuar për lojë. Në finale Murati triumfoi me 3:1 ndaj Erolli dhe u shpall Kampion i kësaj kategorie në vitin e parë debutues.

Në kategorinë 60-64 vjeç ishin të paraqitur 11 lojtarë të ndarë në 3 grupe. Në gjysmëfinalen e parë Nehat Çitaku fitoi me 3:0 ndaj Gani Pireva, në gjysmëfinalen tjetër Remzi Shala fitoi me 3:1 ndaj Nezir Lokajt. Në Finale Nehati triumfoi me 3:0 ndaj Remziut dhe u shpall Kampion i kësaj kategorie në vitin e parë debutues.

Në kategorinë 65-69 vjeç ishin të paraqitur 7 lojtarë të ndarë në 2 grupe. Në gjysmëfinalen e parë Idriz Prestreshi fitoi me 3:0 ndaj Shefqet Jasharit, në gjysmëfinalen e dytë Shasivar Veliu fitoi me 3:0 ndaj Adem Gashit. Në finale Idrizi i bëri rezistencë Shasivarit, por Shasivari fitoi titullin e kampionit me rezultat 3:1.

Në kategorinë mbi 71 vjeç ishin të paraqitur 6 lojtarë të ndarë në 2 grupe, në gjysmëfinalen e parë, Jakup Biba befasoi kampionin e shumëfishtë Shaip Reçica duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2, në gjysmëfinalen tjetër Bedri Hoti fitoj me 3:1 ndaj Vehbi Raçit. Në finale u takuan Jakup Biba dhe Bedri Hoti. Bedriu fitoi me rezultat të ngushtë 3:2, siç kishte fituar edhe në fazën e grupeve e shpall kampion i kategorisë për vitin e dytë më radhë.

Në kategorinë çifte ishin të paraqitura 16 dyshe, e pas shumë ndeshjeve interesante në gjysmëfinalen e parë Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku fituan me 3:1 ndaj Ilir Jaha / Murat Kurtulus. Në gjysmëfinalen e dytë me rezultat të ngushtë 3:2 triumfuan Alimemet Kaçaniku / Jeton Azizi ndaj Ylli Maloku / Naser Hasani. Në finale u takuan Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku dhe Alimemet Kaçaniku / Jeton Azizi ku pas një dueli të fortë Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 3-1.

FITUESIT
Kategoria 40-49 vjeç
1.Alimehmet Kaqaniku
2.Ylli Maloku
3.Erxhan Karabaxhaku
3.Jeton Azizi

Kategoria 50-59 vjeç
1.Murat Kurtulus
2.Eroll Boshnjaku
3.Naser Hasani
3.Hamzi Ajeti

Kategoria 60-64 vjeç
1.Nehat Çitaku
2.Remzi Shala
3.Nezir Lokaj
3.Gani Pireva

Kategoria 65-69 vjeç
1.Shasivar Veliu
2.Idriz Prestreshi
3. Shefqet Jashari
3.Adem Gashi

Kategoria mbi 70 vjeç
1.Bedri Hoti
2.Jakup Bibaj
3.Vehbi Raçi
3.Shaip Reçica

Kategoria çifte
1.Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku
2.Alimemet Kaçaniku / Jeton Azizi
3. Ilir Jaha / Murat Kurtulus
3.Ylli Maloku / Naser Hasani /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Prishtinës

FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Borrell: Koha e fundit që Kosova e Serbia të kalojnë në një epokë evropiane

Kosova Times Kosova Times March 17, 2024
Aliyev, Pashinyan dhe Trump do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 8 gusht
Gjatë javës së kaluar janë sekuestruar 16 armë zjarri në kryeqytet
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?