By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republika Sërpska vendos të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Republika Sërpska vendos të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës
Rajon / Botë

Republika Sërpska vendos të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 6:56 PM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës nuk do të zbatohen më në territorin e Republikës Sërpska. Ky vendim u miratua nga Asambleja Kombëtare e këtij entiteti gjatë seancës të mbajtur në Banja Llukë më 27 qershor.

Trupi legjislativ miratoi Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në Republikën Sërpska, me 56 vota për nga 65 deputetë të pranishëm.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik – një nga propozuesit e ligjit – gjatë seancës deklaroi se pas miratimit të vendimit për Gjykatën Kushtetuese ai do të ndalojë aktivitetet e Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit të Bosnjës, si dhe të Agjencisë për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) në territorin e këtij entiteti. Sipas tij, ndalesa do të bëhet sepse këto institucione “janë konstituuar në mënyrë jokushtetuese”.

Dodik, lideri i partisë më të madhe parlamentare, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), paralajmëroi se kjo do të ndodhë nëse nuk ka marrëveshje politike në Bosnje e Hercegovinë për miratimin e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës.

Në mbledhjen e tetë të jashtëzakonshme të Asamblesë, deputetët po diskutojnë për draft-ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës dhe pas kësaj seance, pritet të mbahet seanca e re për veton e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, lidhur me ratifikimin e marrëveshjes që parasheh heqjen e vizave me Kosovën.

Në draft-ligj thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës nuk do të aplikohen dhe zbatohen në territorin e Republikës Sërpska derisa Asambleja Parlamentare e Bosnjës të miratojë Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Në legjislacion thuhet po ashtu se “personat që janë të detyruar të veprojnë sipas dispozitave të këtij ligji lirohen nga përgjegjësia penale e përcaktuar në ligjet në Bosnje e Hercegovinë lidhur me veprat penale që lidhen me zbatimin e këtij ligji dhe ata do të mbrohen nga institucionet e Republikës Sërpska”.

Propozuesit e këtij ligji janë Millorad Dodik, deputetët dhe Qeveria e Republikës Sërpska.

Në seancën e 21 qershor, në Asamble u miratuan disa konkluzione, mes tjerash edhe ftesa për përfaqësuesit e entiteteve të tjera që të tërhiqen nga Parlamenti shtetëror derisa nuk miratohet Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Përpjekjet e Republikës Sërpska për të miratuar këtë ligj janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Këto përpjekje janë kritikuar nga Zyra e përfaqësuesit të lartë, Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdes lideri i Kuvajtit Nawaf al-Ahmed në moshën 86-vjeçare

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
“Nuk e marr personale, por s’do veproja si Mitsotakis”, Rama për ‘Kathimerini’: Ja si do veprojmë me Fredi Belerin! Nëse nuk betohet…
Kievi përballet me një valë të re të sulmeve ruse
Kosova dhe Shqipëria i hapën dyert: A po bëhet Ballkani Perëndimor vatër imigrantësh?
Përmbyllet afati, vetëm dy koalicione në zgjedhjet e 12 tetorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?