By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sallatë me qiqra aromatike
November 23, 2025
Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putinin të hënën
November 23, 2025
Trump sulmon Zelenskyn dhe evropianët – “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona”
November 23, 2025
Tri medalje për Kosovën në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’
November 23, 2025
Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, organet më të larta të ndjekjes penale të Kosovës dhe Shqipërisë bashkërendojnë luftën kundër krimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tiranë, organet më të larta të ndjekjes penale të Kosovës dhe Shqipërisë bashkërendojnë luftën kundër krimeve
Lajme

Tiranë, organet më të larta të ndjekjes penale të Kosovës dhe Shqipërisë bashkërendojnë luftën kundër krimeve

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 3:53 PM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Një delegacion i lartë i sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, janë duke qëndruar për një vizitë zyrtare në institucionet e larta prokuroriale të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj vizite është diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ndërshtetërore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe për gjetjen e formave dhe mënyrave të avancimit të këtij bashkëpunimi në funksion të luftimit të kriminalitetit ndërshtetëror, problematikave të përbashkëta të evidentuara nga ana e strukturave të të dyja shteteve dhe aspekte të tjera thelbësore që shërbejnë për vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale të prokurorëve, si dhe për tejkalimin i sfidave që ndërlidhen me veprimtarinë e përgjithshme të sistemit prokurorial dhe të drejtësisë në përgjithësi.

Në kuadër të kësaj vizite, në ditën e parë, delegacioni i lartë i institucioneve të sistemit prokurorial të Kosovës është pritur në takim nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, Alfred Balla, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, të cilët kanë falënderuar delegacionin kosovar për vizitën e tyre, me ç’rast i kanë njoftuar për proceset e përgjithshme të funksionimit kushtetues e ligjor dhe për aktivitetet e këtyre institucioneve të shtetit shqiptar.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, në emër të delegacionit kosovar, ka shprehur falënderim për ftesën dhe ofrimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të shkëmbimit të përvojave që ndikojnë në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të ndjekjes së krimeve të ndryshme, profesionalizmit, menaxhimit dhe administrimit të sistemeve prokuroriale, duke potencuar nevojën e përbashkët të vazhdimit të këtij bashkëpunimi për avancimin e praktikat më të mira në kuadër të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Me këtë rast, të dyja palët, gjatë diskutimeve, kanë vlerësuar në mënyrë të veçantë përcaktimin e nevojave specifike për një bashkëpunim strategjik për hetimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin,  krimet ekonomike,  pastrimin e parave, terrorizmin dhe krimin kibernetik, si dhe për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut përmes zbatimit të standardeve më ta larta profesionale.

Delegacioni i sistemit prokurorial nga Kosova do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme takime të ngjeshura me drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Tiranës, Komisionit të Pavarur te Kualifikimit dhe Programit OPDAT. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës

Murati, Ramës: Komuna nuk kreu pagesat edhe pse Thesari alokoi mjetet

Trafiku Urban: Nga nesër ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave

Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokua

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Lufta për pushtet po e fut vendin nëpër rrugët qorre!

Kosova Times Kosova Times May 16, 2025
Brammertz per vendimin e Stanishiqit dhe Simatoviqit: “Ky rast tregon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të lidershipit serb në krime, me padurim pres vendimin”
Vendet e BE-së po shqyrtojnë konfiskimin e aseteve private të rusëve për të kompensuar dëmin në Ukrainë
Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze
Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?