By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi
September 10, 2025
Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë
September 10, 2025
Çfarë duhet të ndodhë tjetër që BE të vendosë sanksione ndaj Vuçiqit, Daçiqit, Brnabiqit…?
September 10, 2025
Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
September 10, 2025
Kush është Larry Ellison, njeriu i ri më i pasur në botë që rrëzoi nga froni Elon Musk?
September 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë e Republikën Srpska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë e Republikën Srpska
Lajme

Krasniqi: Kurti po na izolon, Kosova në rend me Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë e Republikën Srpska

Kosova Times
Last updated: 2023/06/30 at 6:52 PM
Kosova Times Published June 30, 2023
Share
SHARE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë, ndërsa po e keqqeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, Krasniqi ka thënë se tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin

Krejt kjo sipas tij vjen si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.

“Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.

“Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj. Në këtë periudhë sfiduese për vendin, lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë vazhdimisht në terren duke bashkëbiseduar me anëtarësinë tonë dhe me qytetarë anekënd vendit, të cilët janë të shqetësuar me gjendjen e rëndë në Kosovë”, ka vazhduar Krasniqi.

Bazuar në takimet e zhvilluara së fundmi, kryetari i PDK-së thotë se qytetarët janë të brengosur me mentalitetin e kësaj qeverise, të cilin ai e ka vlerësuar autokratik.

“Krahas këtyre mbi 150 takimeve nëpër fshatra e qytete të Kosovës, unë kam zhvilluar takime edhe në Prishtinë me përfaqësues të botës akademike, shoqërisë civile, me akterë të jetës publike, me përfaqësues të mediave, përfaqësues të sektorëve të arsimit e shëndetësisë dhe të shumë sektorëve të tjerë, të cilët janë të brengosur me këtë mentalitet autokratik të qeverisjes dhe me izolimin ndërkombëtar që po e pëson vendi ynë”, ka njoftuar Krasniqi.

“Pas këtyre konsultave e diskutimeve të shumta, të hënën kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar në fund ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë

Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

AGK: E rrezikshme gjuha e Osmanit ndaj gazetarëve, të ruaj lirinë e mediave

BE investon 5.2 milionë euro në ndërtimin e një shkolle në Prizren

Kosova Times June 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Forcat e rraskapitura të Ukrainës luftojnë pranë Bahmutit teksa dimri po afrohet

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Tmerruese: Babai përdhunon bijën e tij të mitur
Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë
Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje
Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të luftojnë kundër shtetit të tyre?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?