Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:54 në Suharekë. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar”, ka njoftuar PK në raportin e saj ditor.
Rasti është në procedurë hetimore dhe është iniciuar si “Vrasje nga pakujdesia”.