By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vlerat e traditës shqiptare mbështesin turizmin kulturor në Gjirokastër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Vlerat e traditës shqiptare mbështesin turizmin kulturor në Gjirokastër
Lajme

Vlerat e traditës shqiptare mbështesin turizmin kulturor në Gjirokastër

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 7:23 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Në Gjirokastër mbajtja e Festivalit Folklorik Kombëtar u ka dhënë mundësi mjeshtërve vendas të përcjellin vlerat më të mira të traditës shqiptare tek turistët e huaj.

Në disa zona të Qendrës Historike , që mbrohet nga UNESCO, janë krijuar mjedise ku turistët mësojnë mbi këto vlera dhe bëhen edhe vetë pjesë e aktiviteteve .

Trashëgimia shihet si një mbështetje për turizmin kulturor në Shqipëri i cili vitet e fundit po shënon një rritje të ndjeshme.

Në ritmet e melodive popullore shqiptare koreografia Alda Hoxha ka zgjedhur një mjedis të improvizuar në Qendrën Historike të Gjirokastrës për t`u mësuar turistëve të huaj vallet shqiptare.

Në Gjirokastër po mbahet këto ditë Festivali Folklorik Kombëtar i cili përfaqësohet me mbi 1200 artistë popullorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Festivali që rikthehet pas tetë vitesh ka ngjallur një interesim jo të zakonshëm edhe të turistëve të huaj.

Alda thotë se gjatë ditës turistët mësohen shpejt me këto ritme dhe ajo vijon të punojë plot pasion që grupet e turistëve që dëshirojnë të mësojnë vallet shqiptare të jenë sa më të shumta.

“Dhe ne që jetojmë vetë këtu këto ditë jemi vërtet të mahnitur nga atmosfera, shumë bukur. Turistët bashkohen me ne, mësojnë vallet shqiptare dhe nëse nuk do kishim ndryshim në paraqitje atëherë do ta kuptonin që nuk janë shqiptarë, pasi kaq shpejt i mësojnë dhe i kërcejnë vallet shqiptare”.

Turistët kanë mundësi që krahas mësimit të valles të ndjekin edhe një ekspozitë të studiuesit të njohur të etnografisë Stavri Cati e cila përmban kostumet popullore të zonës në shekuj.

Në një tjetër mjedis të improvizuar Mimoza Duka u flet turistëve për gatimet e vjetra shqiptare dhe paraqet çdo ditë për ta nga një gatim të ri.

Mimoza thotë se gjatë paraditeve dhjetëra turistë afrohen për të mësuar, por edhe shijuar gatimet e saj.

Turistët janë të interesuar shumë për këto gatime të cilat janë shumë të vjetra. Në darkë ne shkojmë në kala ku zhvillohet festivali për të ofruar shërbime . Turistët më pyesin kur do jesh për të gatuar se kanë parë njoftimet e Ministrisë së Kulturës për këndet që ne artizanët dhe mjeshtërit kemi ngritur. Mbrëmë thashë në orën 11 dhe sot më prisnin këtu në pazarin historik. Kjo dëshmon se ata janë shumë të interesuar për të mësuar mbi gatimet shqiptare.

Një tjetër vlerë e traditës së Gjirokastrës por edhe më gjerë është isopolifonia e cila disa vite më parë është pranuar dhe në listën e pasurive që mbrohet nga UNESCO.

Roland çenko një interpretues i njohur i isopolifonisë punon çdo ditë me grupet e turistëve për t`u mësuar këtë mënyrë të kënduari.

“Është një eksperiencë shumë e mirë. Kur ma afruan këtë si ide më pëlqeu jashtë mase .Të tregosh vlerat e këtij qyteti dhe të këngëve tona që janë shumë të bukura dhe shumë të hershme unë e pranova me shumë kënaqësi . Jam shumë i lumtur dhe shumë i befasuar nga turistët që vijnë në grupe çdo ditë për të mësuar isopolifoninë”.

Gjirokastra është një qytet historik në Shqipëri me tradita sidomos në gdhendjen e drurit dhe gurit dhe në qëndistari.

Viktor Nurçe një mjeshtër i punimit të drurit thotë se festivali po shërben si një përvojë shumë e veçantë për një grup mjeshtërish në fusha të ndryshme për t`i përcjellë këto vlera.

Veç asaj që vijnë si turistë bëjnë dhe një eksperiencë tjetër: duke parë edhe qytetin e Gjirokastrës arredimin, arkitekturën , duan të provojnë dhe të prekin nga afër mënyrën se si janë bërë këto; teknikat e punimit të drurit, apo një historik të shkurtër për sa i përket punimeve të gdhendjes së gurit, gdhendjes së drurit apo përgatitjes së kostumeve popullore.

Këto vlera të traditës janë mbështetja më e madhe për turizmin kulturor, thotë zori Nurçe.

Gjirokastra u pranua 18 vite më parë në listën e pasurive që mbrohen nga UNESCO dhe vitet e fundit prurjet turistike po rriten ndjeshëm duke shërbyer si një mundësi e mirë për qindra familje për të siguruar të ardhura nga turizmi.

Festivali Folklorik kombëtar i ka dhënë këtë vit më shumë jetë turizmit në qytetin karakteristik.

You Might Also Like

Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`

Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Incident në një park argëtimi në Turqi: Nxirrinin njerëzit me shkallë, pesë përfunduan në spital për shkak të panikut

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
Moska u dha shtetësinë 3344 të huajve për pjesëmarrje në pushtimin e Ukrainës
LDK dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit e ministrave në detyrë
Ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për të kontrolluar inteligjencën artificiale
Praga mbledh udhëheqës botërorë për diskutime rreth sigurisë globale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?