By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin dhe vullnetarët me çaj dhe ëmbëlsira: presidenti rus vizitoi rajonin Kursk në kufirin me Ukrainën
May 21, 2025
Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade
May 21, 2025
VIDEO: Figura kryesore në Mexico City të vrarë në mes të ditës në rrugë. Vrasësi i kapur në kamera
May 21, 2025
Republikanja publikoi videon. “Ish-i fejuari im më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim”
May 21, 2025
Putini po i vonon negociatat sepse diçka shumë e rëndësishme po ndodh në fushën e betejës
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hit aranzhmane nga Adria ne Ibizze-ne bullgare ku kafen do e paguani nga 1 euro, ndersa gjysme litri birre 1,60 euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Hit aranzhmane nga Adria ne Ibizze-ne bullgare ku kafen do e paguani nga 1 euro, ndersa gjysme litri birre 1,60 euro
Turizëm

Hit aranzhmane nga Adria ne Ibizze-ne bullgare ku kafen do e paguani nga 1 euro, ndersa gjysme litri birre 1,60 euro

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 1:24 AM
Kosova Times Published July 2, 2023
Share
SHARE

Ju do të paguani një euro për një filxhan kapuçino në një resort bullgar dhe një vakt me tre pjata në një restorant më luksoz për dy persona do të kushtojë rreth 26 euro. Çmimet janë të paktën 30 për qind në krahasim me shumë vende tjera në rajon. Në vitet e ’80 e veqmas ’90 të shekullit të kaluar dikur njihej si “meka” e kosovarëve. Por me anëtarësimin e Bullgarisë në BE dhe vendosjen e vizave, numri i turistëve kosovarë ka rënë shumë.

Slançev Brjag përkthyer nga bullgarisht “plazh me diell” është një nga vendpushimet më të mëdha dhe më të njohura verore bullgare në Detin e Zi . Është një vend që përfshin një plazh me rërë pesë kilometra të gjatë – në disa vende edhe njëqind metra të gjerë – në gjirin midis Sveti Vlas dhe Nesebar.
Ky vend pushim i njohur u ndërtua në fund të viteve 1950 në një zonë që disa e quajtën shkretëtirë Nessebar për shkak të sasisë së madhe të rërës. Gjatë ndërtimit, kjo zonë u ripyllëzuar dhe u mbollën 300,000 pemë halore dhe gjetherënëse, më shumë se 700,000 shkurre dhe shumë lule. Slancev Brjag fillimisht u ndërtua si destinacion fundjave për popullatën bullgare dhe gjatë ekzistencës së tij u zgjerua dhe u bë i njohur jashtë vendit.

Por në fund shekullin e kaluar ky vend ishte destinacion më shumë i të rinjëve dhe është renditur si një nga plazhet e bukura në Evropë. Nuk është vetëm një plazh i bukur me rërë pranë një deti të cekët dhe të qetë, por edhe një vend idilik ku mbizotëron paqja dhe qetësia dhe nuk ka turma të mëdha pavarësisht numrit të madh të turistëve. Gjatë muajve më të nxehtë – qershor, korrik dhe gusht – temperaturat këtu variojnë mesatarisht nga 26 në 30 gradë Celsius.
Aty mund të gjeni një numër të madh hotelesh dhe apartamentesh private për çdo shije me çmime që fillojnë nga 19 euro nata për person. Gjatë këtij viti, në panairin turistik të Kosovës, operatorët turistik të këtij vendi prezantuan oferta të mira përmes Adria Turs në Prishtinë. Hotelet nga 30 deri 90 euro me 5 yje.

Peter Radulov nga agjencia New Sun travel thotë se ofrojnë një game të madhe ofertash turistike të gjitha All incklusive deri te ultrainclusive.
Kështu Grand Hotel Nirvana me 4 yje nga korriku ofertat fillojnë prej 270 euro per 5 nete all incluzive ndersa per 7 netë 380 euro.

Ne hotel Tropics 195 euro 5 netë. Ne hotel Sun City 162 euro. Ne hotel Elvira ne Ravda për 5 netë duhet ndarë 168 euro. Të gjitha rezervimet mund të bëhen përmes agjencisë Adria ne Prishtine.
Diamond hotel ka një ofertë prej 144 euro me pakon all inclusive prej 5 netësh, ndërsa Hotel Planeta 221 euro. Nga kategoria ultra all inclusive Hotel Melia Sunny beach ka një pako prej 317 euro, Hotel Evrika beach 366 eruro, Nor Club 322 euro, Majestic Beach 408 euro, Royal helena Park 340 euro dhe Secrets sunny beach 479 euro.

Një tjetër ofertë për ata me xhepa më të cekët Hotel Imperial Palace ka një ofertë prej 199 euro dhe Astoria 247 euro për pesë netë.

Çmimet nëpër lokale

Një nga avantazhet më të mëdha të resorteve verore bullgare është çmimi i ulët i ushqimeve dhe pijeve . Sipas të dhënave në faqen e internetit Numbeo , çmimi mesatar i gjysmë litri birrë vendase në një restorant në Slançev Brjag është 1.58 euro, ndërsa për të njëjtën sasi birre në një dyqan do të shpenzoni vetëm 0.64 euro.

Ju do të paguani një euro për një filxhan kapuçino në një resort bullgar dhe një vakt me tre pjata në një restorant i klasës së mesme për dy persona do të kushtojë rreth 28 euro. Dhe në mënyrë ideale, çmimet janë të paktën 30 për qind më të lira se në bregdetin kroat në kulmin e sezonit veror. Në restorantet më të lira mund të ushqeheni edhe për 7.70 euro.
Në restorante buxhetore (çmimi i një vakti për 1 person) në Sunny Beach është rreth: 5.20 euro.Kombinimi i ushqimit të shpejtë në Sunny Beach është rreth:4.50 euro, Pomfrit 1.20 ndërsa cmimii pijeve freskuese si Coca-Cola ose Pepsi (0,5 L) në Sunny Beach është rreth:1.30 euro.

Në shumicën e lokaleve birra vendase (0,5 litra) është nga 1.30-1.60 euro, ndërsa birra e importuar (shishe 0,33 litra) 1.80 euro. Kapuçino 1 euro, kafe ekspres varësisht nga lokalisillet nga 0.72 deri në 1.70 euro. Ushqimi i shpejtë si hamburger ose Cheeseburger sillet nga 1.50-2.30 euro. Pemët dhe perimet janë me cmime të njëjta sikurse në Kosovë, Edhe bylmetet janë pak më të lira se në Kosovë nëse i bleni në supermarkete.

Çmimi i benzinës në Sunny Beach është rreth e rrotull 1.20-1.60. Duke qenë një qytet i mbyllur me plazhe në distancë të hapura preferenca më e mirë është të shfrytëzohen autobusët lokal ku për një bilet një drejtimëshe do paguani 0.63 cent. Ndërsa shërbimet e Taxi në Sunny Beach është rreth: 0.50 nisja dhe 0.50 cent për cdo kilometër të kaluar.
Ata që ia mësyejnë pa makina këtij vendi bregdetar në Sofje ka shumë autobusë dhe trena në dispozicionin me një çmim të lirë.

Jeta në Ibiza-në bullgare dhe vizitat

Çfarë të bëni dhe të shihni në Slançevo Brjag? Në Slančevo Brjag, ju mund të shijoni aktivitete klasike verore si noti dhe banja dielli. Temperatura e detit në muajt e verës arrin rreth 26 gradë Celsius, si dhe janë në dispozicion dy parqe ujore me pishina të shumta.

Nëse e gjeni veten në afërsi, patjetër që ia vlen të vizitoni Nesebarin, thelbi i vjetër i të cilit është në listën e UNESCO-s të vendeve të trashëgimisë botërore në Evropë. Shijoni arkitekturën e bukur të atij qyteti, të cilin shumë e quajnë perla e Detit të Zi – nga muret e fortifikuara në hyrje të qytetit të vjetër deri te Kisha e Zojës së Hirit, St. Gjon Pagëzori ose Kisha e St. Stjepan. Rrugët brenda dhe përreth qytetit të vjetër të Nesebarit janë mjaft të ngushta dhe me kalldrëm. Pjesa e vjetër është e fundosur në ujë. Vend ideal për të kaluar disa orë para fillimit të mbrëmjes në Sluncev Brjag.
Gjatë verës, këtu në plazh zhvillohen turne të ndryshme sportive, si dhe ngjarje muzikore dhe kulturore që do të intrigojnë të gjitha shqisat, pavarësisht nga mosha juaj. Slanvev Brjag ka një jetë të pasur nate në muajt e verës dhe ka rreth njëqind kafene dhe klube nate, prandaj shpesh quhet Ibiza bullgare. Ky vend është i njohur me lokale të shumta veqmas discoteka.

Menjëherë pas Slancev Brjag është Sveti Vlas i cili ndodhet në rrëzë të shpateve jugore të maleve të Ballkanit , në pjesën veriore të Gjirit të Burgasit . Një vendbanim u themelua në vendin e sotëm të Sveti Vlas në shekullin II pas Krishtit nga thrakët dhe grekët e tjerë, Edhe ky vend ia vlen për ta vizituar.

Ndërsa vendi më i njohur 8.5 kilometra larg Slancev Breg është Elenite është një kompleks pushimesh, i vendosur në breg të detit, në shpatin jugor të malit më lindor të Ballkanit. Resorti ndodhet në një gji të bukur pranë Kepit Emine.. Aeroporti ndërkombëtar i Burgasit është vetëm 40 km larg nga Elenite. Kompleksi është projektuar në mënyrë që ekspozita e tij të jetë tërësisht jugore. Ai përbëhet nga vila dhe hotele të vendosura mes gjelbërimit të freskët të malit ballkanik dhe u ofron miqve të tij paqe dhe luks, të kombinuar me natyrën e bukur dhe ajrin e pastër.
Resori ofron një sërë sportesh në natyrë – surfing, jaht, kanoe, volejboll plazhi, vaterpolo, etj.
Akomodimi i ofruar në resorin Elenite përfshin opsione të ndryshme, si dhe atë All Inclusive.


Kompleksi ka disa restorante, bare dhe klube nate. Resorët janë për ata me xhepa më të thellë. Animatorët kujdesen për mirëqenien e fëmijëve tuaj me një sërë ngjarjesh dhe shfaqjesh. Kompleksi ofron kujdes mjekësor, kopsht fëmijësh, zyra shkëmbimi dhe një klub interneti.
Por një mbrëmje për të kaluar në ndonjë nga klubet e natës ia vlen shumë. Klubet kanë qenë një nga vendet më të frekuentuara të Kosovarëve në vitet e ’90.I.K/Kosovatimes

You Might Also Like

Ja cili qytet shqiptarë është në listën e 50 qyteteve më të lehta për t’u ecur në botë

Hoxha: Nga 12 milionë vizitorë asnjë ngjarje kriminale me turistë të huaj

Sa kushtojnë pushimet në Greqi në vitin 2025?

LISTA E DETAJUAR e gjobave në Greqi: Kini kujdes ose humbisni patentën!

Zvicra: Toka e Alpeve, liqene blu të pabesueshme dhe kështjella magjike, ku çdo kornizë është si një kartolinë

Kosova Times July 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shpejt

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Doli nga shtypi libri “Gjon Marku në magjinë e shkrimit” i shkrimtarit të mirënjohur, Mikel Gojani
Policia në Ferizaj brenda javës ka shqiptuar rreth 1700 gjoba në trafik
Torta Melania, nje recete sllovene e ëmbëlsirës elegante me emrin e zonjës së parë
SPK: Mohimi i rënies së heroit Bunjaku nga Kërstiq, përbën fyerje të rëndë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?