By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja kërkon zgjidhje për azikërkuesit që presin në Meksikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja kërkon zgjidhje për azikërkuesit që presin në Meksikë
Rajon / Botë

ShBA-ja kërkon zgjidhje për azikërkuesit që presin në Meksikë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/02 at 2:28 PM
Kosova Times Published July 2, 2023
Share
SHARE

Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të ri amerikan për refugjatët, thanë katër burime të Reuters. Ky plan u nxit nga disa azilkërkues jo-meksikanë që po presin në Meksikë dhe është pjesë e përpjekjeve të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, për të krijuar më shumë rrugë ligjore për migrim.

Programi raportohet se do të vlejë për refugjatët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela në Meksikë. Emigrantët duhet ta dëshmojnë se ishin në Meksikë para 6 qershorit për t’u kualifikuar për këtë program, tha një nga burimet e Reuters.

Burimet – një zyrtar amerikan, një zyrtar meksikan dhe dy persona të njohur me këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti – theksuan se çështja mbetet në diskutim dhe ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Nuk është e qartë se sa njerëz mund të përfitojnë nga një program i tillë.

Qindra mijëra emigrantë nga këto katër vende kanë kaluar përmes Meksikës gjatë rrugës për në ShBA shkaku i trazirave politike dhe ekonomike në vitet e fundit, duke bërë presion politik mbi Bidenin, i cili kërkon rizgjedhjen si president në vitin 2024.

Ky program do të lejonte emigrantët e kualifikuar të hyjnë përmes programit të risistemimit të refugjatëve në ShBA, i cili është i qasshëm vetëm për aplikantët jashtë vendit, thanë burimet. Ndryshe nga shumica e emigrantëve që kërkojnë azil pasi hyjnë në ShBA, refugjatët do të merrnin autorizim të menjëhershëm për punë dhe përfitime qeveritare si strehimi dhe ndihma për punësim.

Refugjatët që përdorin programin e risistemimit në ShBA mund të aplikojnë për t’u bërë banorë të përhershëm brenda një viti. Për t’u miratuar, ata duhet të vërtetojnë se përballen me persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Meksikës tha se është në komunikim të vazhdueshëm me ShBA-në për zgjerimin e lëvizshmërisë së fuqisë punëtore dhe mbrojtjen e refugjatëve. Megjithatë, Meksika nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ShBA-në, shtoi ministria.

Administrata e Bidenit ka hapur rrugë të reja legale për emigrantët, si pjesë e një strategjie më të gjerë për t’i dekurajuar njerëzit nga kalimi ilegal i kufirit ShBA-Meksikë.

Emigrantët që presin në Meksikë mund të aplikojnë për hyrje në ShBA përmes një aplikacioni në telefon dhe më vonë të kërkojnë azil, por vendet në aplikacion mbushen shpejt. Sipas një programi tjetër të Bidenit, emigrantët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela mund të kërkojnë të hyjnë në ShBA përmes rrugëve ajrore nëse kanë sponsorë amerikanë.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Kosova Times July 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Ndryshimet kushtetuese, sfida kryesore e Shkupit më 2024
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi
Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend, nis seanca
Kurti njoftoi ambasadorin Szunyog për hetimet e sulmit terrorist në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?