By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore
June 6, 2025
FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`
June 6, 2025
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
June 6, 2025
Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale
June 6, 2025
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bunkerizimi Kosovës dhe autokracia populiste
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Bunkerizimi Kosovës dhe autokracia populiste
Opinion

Bunkerizimi Kosovës dhe autokracia populiste

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 1:51 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Sot në opozitë në vendin tonë kanë mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jetës së qytetarëve, demokratizimi, proamerikanizmi, antikorrupsioni. Në pozitë kemi një moralizim në teori pa zhvillim dhe dobi, kemi një politikë qeveritare e cila eklipson të drejtën institucionale, kemi një populizëm pa pragmatizëm dhe një patriotizëm pa shqiptarizëm

Shkruan: Faton ABDULLAHU

Bunkerët populist tash sa vite janë duke u ndërtuar në Kosovë nga mendësia e majtizmit ekstremist. Sa më e izoluar Kosova nga kjo mendësi dhe nga këto ide korruptive aq më të zëshëm bunkeristët. Për rrjedhojë Kosova po hyn na fazën ku dëmet nga ky izolim sot, mund të bëhen të pa riparueshme nesër. Numri i tyre nuk po paksohet, por arroganca po ju shumfishohet. Autokracia populiste në Kosovë është institucionalizuar. Sot në opozitë në vendin tonë kanë mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jetës së qytetarëve, demokratizimi, proa-merikanizmi, antikorrupsioni. Në pozitë kemi një moralizim në teori pa zhvillim dhe dobi, kemi një politikë qeveritare e cila eklipson të drejtën institucionale, kemi një populizëm pa pragmatizëm dhe një patriotizëm pa shqiptarizëm. Politika qevertare po i jap leksione politike e patriotike analistëve, mediave, OJQ-ve, opozitës, bile edhe gjyqtarëve e prokurorëve. Ajo me bindje donkishotiane mendon se e moralshmja, drejtësia dhe humanizmi janë vetëm dhe vetëm në anën e saj. Prandaj politika institucionale sot është prishur me të gjithë, sepse tash sa kohë i konsideron të gjithë të prisht. Kështu i konsideron edhe SHBA-n edhe BE-në edhe NATO-në edhe Shqipërinë.

Refuzimi i amerikanëve si patriotizëm i institucionalizuar

Sa më e izoluar Kosova, aq më shumë bunkeristët majtist sot trumbetojnë për suksesin. Sukses primar për ta nuk është zhvllimmi i Kosovës, por mospajtimi me SHBA-n, nuk është antikorrupcioni në Kosovë, por korrptimi i përfaqësuesve të SHBA-së sepse ata na qenkan naiv dhe të pa informuar. Sukses nuk është vendosja e drejtësisë në Kosovë, por shquarja e padrejtësisë që po na i bëkan SHBA-ja, BE-ja dhe NATO. Thjeshtë, sot në Kosovë duhet të mos jesh me amerikanët që të jesh me institucionet e Qeverisë Kurti. Nëse je me amerikanët nuk mund të jesh edhe me Kurtin. Ja njërën ja tjetërn, dyjat bashkë sot nuk shkojnë. Kështu sot i bije që, sa më shumë je kundër SHBA-së aq më shumë je pro Kosovës. Refuzimin për bashkëpunim e sidomos kordinim me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në e posaçërisht me SHBA-n e konsiderojnë refuzim patriotik. Mos kordinimin me SHBA-n e konsiderojnë parakusht për shtrirjen e sovranitetit në veri.

Kemi hyrë në një epokë të re, por me të reja krejt regresive. Bunkeristët institucionalisht po e largojnë pro-uesternizmin nga Kosova. Prej kësaj mbyllje paranojake po ikin nga Kosova edhe shumë të rinjë e të reja që deri dje kanë pritur rend para kutijave të votimit për ta votu ndryshimin që në të vërtetë solli dështimin dhe zhgënjimin. Brenda dy viteve të fundit nga Kosova u larguan të zhgënjyer e pa shpresë 120 mijë qytetarë, shumica të rinjë. Por bunkeristët po thonë se Kosovë kurrë ska qenë më e pavarur dhe qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë jetuar më dinjitetshëm. Dëshmi për këtë po sjellin videon e vendosjes së flamurit të Kosovës në ndërtesën e Komunës në Leposaviq dhe flakjen për toke të atij serb. Qytetarët po zhgënjehen më shumë se që mund ta thonë. Në të vëretë ata po ikin pa thënë asgjë, sepse asgjëja që ofron kjo qeveri për ata, po i përzë të zhgënjyer nga çdo gjë që shpresuan për këtë vend.

Shqipëria shtrigë e Kurtit

Bunkerët populistë në Kosovë posaçërisjt janë të fortifikuar karshi Shqipërisë. Tirana zyrtare u shpall non grata në Kosovë. Për vota dje Shqipëria ishte nënë, Shqipëria u bë shtrigë për autokratin sot. Askush në Shqipëri nuk është i mirë për Prishtinën zyrtare, as demokratët as socialistët askush në asnjë variantë. Prandaj për bunkeristët ekstrem të Prishtinës duhej një VV si zgjatje e kësaj të Kosovës të lind në Shqipëri. Ky është kusht i vetëm për tu përafëru me Shqipërinë. VV-ja e Kosovës me një VV të Shqipërisë. Nëse kjo nuk bën, nuk bën as krejt Shqipëria. Sot populizmi me të cilën mendësi po ndërtohen bunkerët e Kurtit janë edhe më të fortë se betonat e bunkerve të enverizmit. Edhe një dëshmi se jo shqiptarizma si vlerë për përafrim me Shqipërinë, por ideologjia majtiste dhe autokracia populiste janë burim i largimit me Shqipërinë. Nëna dje u bë shtrigë sot. Vllau i madh dje me të cilin duhet të bashkohemi u bë vëlla plangprishës që bashkëpunon me Serbinë. Krejt kjo nga perspektiva e frenxhive të bunkeristit të izoluar.

Të gjithë në opozitarizëm për të qenë opozita shpresë

Gjithnjë e më shumë ka vlerësime e sugjerime se duhet të bëhet më shumë opozitarizëm në shumë segmente nga të gjithë. Kjo është pozitive. Është kështu sepse përveç tjerash, është meritë e opozitës, sidomos e PDK-së, pse kërkesa për të bërë opozitarizëm më të fortë, më jo konvencional, është në rritje. Është kështu sepse deri më tani, opozitarizmi ka qenë në përpjestim pragmatik me zhvillimet jo të mira të determinuara nga (mos) puna e Qeverisë Kurti. Opozita ka qenë konstruktive duke pasur parasysh edhe agresivitetin e Serbisë, edhe koordinimin me SHBA-t, edhe rezultatet e fundit, edhe dhënjën e mundësisë për të qeverisur në këtë vend, pa gaz lotsjellës, pa protesta të dhunshme, pa kërcënime. Sot në këtë raport gjërat po ndryshojnë shpejt. Dëmi i shkaktuar për Kosovën po bëhet nga brengosës dje, alarmant sot. Po hyjmë në një epokë të re në të cilën nëse duam opozitarizëm në përpjestim pragmatik me dëmin e shkaktuar nga Qeveria Kurti, apo edhe më saktë opozitarizëm për ta ndalur atë dëm, duhet të bashkërendohemi të gjithë në politikë dhe jashtë politikës. Mjaft është mjaft dhe sikundër e thotë Kryetari i PDK-së z. Krasniqi “Situata nuk është normale dhe ne nuk mund ta simulojmë normalitetin”.

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

U zhvilluan xhirot e javës së VII të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë në pingpong

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së
Nagelsmann paralajmëron Spanjën: Duam ta fitojmë Evropianin
Moti me diell dhe vranësira të dendura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?