Por, pavarësisht mbështetjes, ende ekziston një dallim i madh ndërmjet numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë në Kosovë.

Bizneset e grave kryesisht janë në fushat agrare dhe që shërbejnë për prodhim vendor, për eksport, shërbime e duke zhvilluar tregtinë vendore. Rreth 5 për qind të bizneseve në Kosovë, janë nën udhëheqjen e grave.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke folur për Radio Kosovën thotë se diaspora e vendit është një mundësi e madhe për fuqizmimin e grave dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

“Rreth 5 për qind të bizneseve në Kosovës, janë nën udhëheqjen e grave. Dikur ka qenë në proporcion 100%, sot është gjendja shumë më mirë, gra të suksesshme, biznese të suksesshme po shërbejnë edhe për prodhim të vendit më të mirë, eksport e shërbime të ndryshme duke përfshirë këtu tregtinë. Andaj ne duhet t’i mbështesim në fuqizimin e tyre dhe këtu diapsora jonë është një mundësi e madhe që të blejnë produktet e tyre”, ka thënë Shahini për Radio Kosovën.

Ndërsa, organizata GERMIN, ka promovuar punën e grave në sektorin e ushqimit, tekonologjisë dhe informacionit të komunikimit, dhe përvojën që u është dhënë nga diaspora. Sihana Bejtullahu nga kjo organizatë ka thënë se vetëm 23 mijë biznese janë nën udhëheqjen e grave.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe nismave të vazhdueshme për barazi dhe përfshirje të plotë, përfaqësimi i grave në sfera të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe ekonominë, por edhe në proceset vendimmarrëse mbetet i ulet në Kosovë. Marrëdheniet ne mës të diapsorës dhe atdheut janë të dy anshme ku të dyja palët kanë shumë për të shkëmbyer, për të fituar e punuar së bashku. Diapsora jonë posedon një mori aftësish e njohurish që mund të vihen në funksion të zhvillimit të vendit”, u shpreh Bejtullahu.

Ditë më parë, edhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka potencuar se është e nevojshme të krijohet një mjedis për gratë në pjesëmarrjen e tyre në lidership dhe në ekonomi.

Rëndësia e ndërmarrësisë së grave është evidente për vetë komunitetin e biznesit, por edhe më shumë për ekonominë e Kosovës. Për të realizuar potencialin e rritjes ekonomike, gratë duhet të luajnë një rol më aktiv në ekonomi, qoftë si ndërmarrëse apo si punëtore.