By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Vendimi i Clinton-it për çlirimin e Kosovës, ishte vendim historik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Vendimi i Clinton-it për çlirimin e Kosovës, ishte vendim historik
Lajme

Rama: Vendimi i Clinton-it për çlirimin e Kosovës, ishte vendim historik

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 8:25 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Si rrallë herë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka bërë bashkë thuajse të gjithë klasën politike shqiptare, pozitë- opozitë, deputetë të të dyja krahëve politikë, ish- presidentë duke filluar nga Rexhep Mediani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe thuajse të gjithë trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, në nderim dhe vlerësim të ish- presidentit, Bill Clinton.

Kryemnistri Rama duke folur për aktivitetin politik të ish-presidentit Clinton, kryemisnitri Rama tha se aktiviteti i tij ishte i veshur me një empati magjepse e tij dhe një nga oratorët më të mahnitshëm të që ka njohur historia.

Më tej, kryeministri Rama u shpreh se fjala  e tij i ngjason si  një artisti të sotëm, i cili përpiqet të evokojë afreskun e një mjeshtri  të madh të Rilindjes, duke ditur se në artin e të Madhit ishte Zoti, ndërsa në të sotmit në shumë pabesi.

Duke evokuar mendimet e idetë e Clintonit gjatë ushtrimit të funksionit të tij si president i SHBA-së

Duke dhënë një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin reformist të Evropës së dalë nga pasperdja e hekurt, ku shembja e Perandorisë Sovjetike nxori në pah ndryshkun ideologjik të së majtës evropiane, të cilës laburizmi i ri i Tony Bler-it e më tej Qendra e re e Gerard Schroder-it e rihapën rrugën e mbyllur në shumë vite, duke i dhënë seriozitetin e alternativës qeverisëse dhe fuqinë për të shembur monopolin e konservatorëve evropianë”, deklaroi Rama .

Më tej Rama foli për reformimin e të majtës evropiane duke arritur të rimëkëmbej për të dalë në skenën politike evropiane “me një fuqi rrezatuese, si e majtë kritike, por konstruktive”.

“Me autoritet, por jo autoritare, vizionar, por jo fluturake ai luajti një rol themelor  në lëvizjen e Evropës përpara, përtej hendeqeve ideologjike në një botë besim-humbur tek ideologjia dhe rrezatoi aq shumë anembanë përfshirë dhe vet të djathtën në Evropë “, tha, mes tjerash, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Më tej ai kujtoi fjalën e presidentit Clinton e mbrëmjes së 24 marsit të vitit 1999, kur po nisej bombardimi i ish RFJ-së

“E vërteta si drita e diellit ishte se pa atë revolucion politik brenda të majtës evropiane, ku e majta ideologjike në Perëndim të Evropës shihte te Sllobodan Millosheviqi një viktimë potencial ..njeriu xhelat, i pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, presidenti Clinton nuk do t’i kishte gjetur dot kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit Perëndimor nga diktatori i fundit “, deklaroi Rama, duke përmendur edhe burrështetasit tjerë të 5-shes kyçe të BE-së, që mundësuan vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e një prej sukseseve më domethënëse të Politikës së Jashtme amerikane: Çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re në këtë lagje të njohur si fuqi e barotit në zemër të Evropës, të njohur me emrin Ballkan”, deklaroi Rama, derisa shtoi se “ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejt në lëkurën e kombit tonë forcën rrëqethëse të fjalës së presidentit Clinton në mbrëmjen  e 24 marsit të vitit 1999, drejtuar Amerikës e mbarë botës për të lajmëruar nisjen e sulmit të forcave ajrore të NATO-s kundrejt forcave të ushtrisë jugosllave të presidentit Millosheviq.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Clinton në Tiranë: Kjo ditë do të jetë një thesar për jetën time

Kurse ish- presidenti i SHBA-së, Bill Vlinton, në fjalën e tij, ka vlerësuar lartë miqësinë midis dy vendeve, SHBA-së dhe  Shqipërisë, si dhe ka vlerësuar komentet e kryeministrit Rama për të në lidhje me Kosovën.

“Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën”, tha mes të tjerash Clinton.

ish- presidenti tha se mbeti mjaft i suprizuar nga pritja që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë, të cilët mbanin emrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi.

“Kryeministër, ministra, të ftuar e i gjithë populli shqiptar, që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon, pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Clinton.

Ai tha se është shumë mirënjohës për atë që kryeministri Rama tha lidhur me Kosovën. Clinton theksoi se ai dhe Hilary jetojnë në New Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë.

You Might Also Like

Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë për tri komuna në veri

Në selinë e LDK-së, Abdixhiku takon mërgimtarët

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

23 vatra zjarri brenda 6 orëve në Kosovë, 11 ende aktive

Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar nderojnë heroin Zahir Pajaziti

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Plagoset një person në Prishtinë
Parlamenti gjerman e njeh si gjenocid urinë në Ukrainë në vitet ‘30
Rusia nuk mund të gjejë blerës për miliona fuçi naftë
SHBA vendos sanksione kundër 22 subjekteve dhe individëve për tregti të armëve me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?