By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
August 8, 2025
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shteti i ‘Ambasadave’!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shteti i ‘Ambasadave’!
Opinion

Shteti i ‘Ambasadave’!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 12:30 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Përgjatë historisë politike të Kosovës, qytetarët shumicë Shqiptare e donin mëvetësinë, dhe rritën politike e formësuan dhe shprehën si qëllim politik në përpjekje të gjatë për shtetësinë! Në rrugëtim të konsolidimit të shtetësisë, pas Shkurtit 2008, e kuptuam se sa sfiduese mund të jetë rritja shtetërore për ta mbrrirë moshën madhore nga ajo e adoleshencës, e që konsiderohet një tranzicion ndërmjet varësisë dhe pavarësisë politike, që qëllimi kryesor i së cilës është sikur përgatitja e fëmijës për moshën e rritur. Gjatë tranzicionit dhe varësisë politike, joshëse ishte edhe ikja nga përgjegjësitë politike shtetërore, hera-herës duke iu referuar edhe tutorisë politike nga ndërkombëtarët (‘ambasadat’), andaj, sikur u kultivua një mendësi politike fëmijërore në s’përputhje me dëshirat e një të rrituri.

Në kontekstin ndërkombëtar, Kosova politike, shihej si krijesë që duhej t’i kuptonte përgjegjësitë, dhe sjelljet institucionale me maturitet konform standardeve të shteteve që nuk bien ndesh me shtetin e së drejtës dhe demokracinë, si përcaktim politik. Por, të përsëritura ishin veprimet politike të cilat nuk paraqisnin pjekuri e përgjegjësi, e për rrjedhojë, ‘ambasadat’ nga roli i tyre primar, bënin edhe atë tutorial!. Kjo, më pas, nga vështrimi ndërkombëtar shihej si Kosovë me mendje të një adoleshenti e mbushur me energji por e pa shqetësuar për përgjegjësitë shtetërore, ngase prevalonin mjaftë shumë ato klanore e biznesore. Madje, mes politikanësh kishte një sindromë obsesioni politik me një shkujdesje politike në etapa politike të mëdha e vendim-marrëse!, mbase, figura politike, kryesisht nga ata të pasluftës, ishin plotë jetë politike por që gjendeshin të papërgatitur e herë në telashe me ‘tutorët ndërkombëtarë’, për shkak të koncepteve të shkujdesura politike. Kjo, edhe për shkak të prirjeve për aventura politike, protagonizëm politik; dhe për të qenë të rëndësishëm e humbnin sensin e të qenurit të dobishëm. Kështu, e absorbuan sindromën e ‘politikanëve që nuk u rritën kurrë’, madje, nga një fenomen e shndërruan në dukuri politike, e pavarësisht se sa kalonin në politikë vepronin në mënyrë adoleshente dhe u mungonte guximi i daljes nga ombrella tutoriale, asgjë nuk bënin pa ‘ambasadat’!. Ndër arsyet e ndërvarshmërisë dhe mungesës së guximit për pavarësi veprimi, tek këta ‘politikanë’, është edhe mjedisi familjar që ka ndikuar në formësimin e personalitetit të tyre.

Pse ‘ambasadat’ kërkonin me patjetër koordinim-e me shtetin e Kosovës? Ata e kuptuan se çfarë niveli politikanësh bënin politikën, mes tyre mjaft analfabetë, që nuk dinin mirë t’i lexonin fjalimet e tyre në foltore të Kuvendit!, disa madje nuk dolën kurrë të flisnin, bile, të tillët ishin ndërmjetësues për krijim Qeverish; morën e dhanë Ministri si të shpërndanin karamele, pra, pa asnjë program profesional!. Dikur s’kishte më as karamele. Për çudi, ‘ambasadat’ bënin edhe aprovimin ose jo, të emrave për ministra!. Prej tyre kishim dy biznesmenë (2 vota) në ulëset e Kuvendit që morën katër Ministri? Po, madje krekoseshin për përbërjen e Qeverisë! E njëri nga ta, a i bëri padi ndërkombëtare shtetit të Kosovës? Po, edhe këtë e panë qytetarët e ndërkombëtarët!. A e kishim një këngëtar (1 votë) në ulësen e Kuvendit, i cili publikisht kërcënonte rrëzimin e Qeverisë me votën e tij, nëse nuk ia bënin një ‘anonimus politik’ ministër? Po, edhe kjo ndodhi. A e kishim një person që shëtiste nga një parti tek tjetra, herë edhe si ‘sekser’ dhe në fund na u bë zëvendës kryeministër? Po, i gjori aq shumë kishte manovruar sa përballë zotëri Edi Ramës, nuk i kujtohej se çfarë ligji kishte miratuar Kuvendi në kohën kur ai mbante funksion, e zotëri Rama i’a ktheu; “tani e kuptoj sa i padijshëm je, prandaj dhe të kanë hequr”!. Po me arsimin e kulturën si dikaster kush menaxhonte? Po me bujqësinë si dikaster kush menaxhonte? Po politikën e jashtme kush e bënte? etj. etj., pra, cilado shoqëri normale, me nivele intelektuale mesatare, do të dëshpërohej nga Qeveritë e saja, e po ashtu, të dëshpëruar ishin ‘ambasadat’. Ky listim, me këto ndodhi në Kosovën e pas pavarësisë, për ‘ambasadat’ ka treguar mjaftueshëm papërgjegjësi dhe sjellje politike të papjekura, të cilat binin ndesh edhe me frymën e sjelljes shtetërore.

Cilat janë sfidat për ribërjen e sjelljes shtetërore?

Nuk donë mend që pas pesëmbëdhjetë vite mëvetësi, vendin përkatësisht Qeverinë, e gjen me shumë sfida, kryesisht të trashëguara e të krijuara, siç janë; zhvillimi shoqëror i ngecur për shkak të papunësisë së madhe ndërvitesh; e për rrjedhojë, gjendjes jo të mirë ekonomike i ka kontribuar hajnia (korrupsioni) institucionale që nga paslufta; më pas synimi i të rinjve për t’u larguar nga vendi është sfidë jo vetëm shtetërore por edhe emocionale e familjeve tona dhe shoqërisë në tërësi. Por, garnitura politike drejtuese e vendit do të mund t’u bëjë ballë sfidave që ka para vetes, nëse do të mund t’i kapërcejë sfidat e mëdha, të brendshme e të jashtme, e veçanërisht ato me ‘ambasadat’.

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti Sllovak: Nuk do të ketë paqe pa humbje territori për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
KFOR-i kryen stërvitje në pjesë të ndryshme të Kosovës
Vigan Qorrolli emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
Turpi i 49 i kuvendarëve që po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë
Ballkani fitues i Superkupës, mposht Llapin në Turqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?