By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur
August 8, 2025
Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte
August 8, 2025
Tahiri: Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi qëndrimin e PDK-së
August 8, 2025
Në Podujevë përurohet reparti i Hemodializës
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra persona largohen nga kampi në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mijëra persona largohen nga kampi në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Mijëra persona largohen nga kampi në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 1:31 PM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

Për të dytën ditë me radhë ka vazhduar operacioni ushtarak i ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor. Gjatë këtij operacioni kanë vdekur të paktën dhjetë palestinezë dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, përderisa Qeveria izraelite tha se ka “goditur me forcë të madhe” një bastion të militantëve.

Operacioni, që u nis nga Qeveria e krahut të djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka shënjestruar qytetin verior të Xheninit dhe në operacion janë përdorur automjete të blinduara, buldozerë të ushtrisë dhe janë kryer sulme me dronë.

Mëngjesin e së martës, dyqanet në Xhenin ishin të mbyllura dhe pak njerëz u panë në rrugët e këtij qyteti, që një ditë më parë u përfshi në luftime.

Banorët e kampit të refugjatëve Xhenin duke u larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa ushtria izraelite vazhdoi operacionin ushtarak në këtë zonë edhe të martën, më 4 korrik 2023.
Banorët e kampit të refugjatëve Xhenin duke u larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa ushtria izraelite vazhdoi operacionin ushtarak në këtë zonë edhe të martën, më 4 korrik 2023.

Në kampin e refugjatëve në Xhenin – shtëpi e 18.000 personave – rrugët janë shkatërruar.

Ushtria izraelite tha se “aktivitetet kundërterroriste” në Xhenin kanë vazhduar gjatë natës, me forcat që kanë vepruar për të “neutralizuar” një bunker që përdorej për të ruajtur mjete shpërthyese në kampin e refugjatëve.

“Për më tepër, ushtarët kanë lokalizuar dhe shkatërruar dy dhoma që përdoreshin për kryerjen e operacioneve dhe u përkisnin organizatave terroriste në këtë zonë”, tha ushtria e Izraelit nëpërmjet një deklarate më 4 korrik.

Këshilltari për siguri kombëtare në Izrael, Tzachi Hanebi, tha se operacioni ushtarak është afër përmbushjes së synimeve.

Para këtij operacioni, Izraeli veçse kishte shpeshtuar bastisjet në veri të Bregut Perëndimor, ku ka pasur rritje të sulmeve ndaj izraelitëve, por edhe dhunë ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj.

Teksa po zhvillohet operacioni ushtarak në Xhenin, në Tel Aviv janë plagosur pesë persona pasi u shkelën nga një veturë, thanë autoritetet.

Policia tha se ka marrë raportime se “një veturë ka sulmuar disa civilë” në veri të Tel Avivit dhe më pas autoritetet kanë “neutralizuar sulmuesin”.

Dhuna ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar dhe është përshkallëzuar edhe më tej nën koalicionin qeverisës të Netayahut, që përfshin edhe parti të ekstremit të djathtë.

“Në pesë vjetët e fundit, kjo është bastisja më e keqe”, tha Qasem Benighader, infermier në një spital, duke shtuar se “shumë” pacientë kanë lëndime me armë zjarri dhe nga mjetet shpërthyese.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, u tha gazetarëve se trupat izraelite “nuk synojnë që të qëndrojnë në kamp”, por “ne jemi të gatshëm për situata më të rënda” nëse luftimet vazhdojnë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dhjetë persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Një ushtar i plagosur izraelit u evakuua me një helikopter ushtarak.

Që nga nisja e operacionit, afër 3.000 persona janë larguar nga kampi i refugjatëve në Xhenin, tha për AFP-në zëvendësguvernatori i këtij qyteti, Kamal Abu al-Roub. Ai shtoi se ata do të strehohen në shkolla dhe në strehimore të tjera në qytetin e Xheninit.

Të vrarë e të plagosur nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kampi i Xheninit “është një prej kampeve me nivelin më të lartë të papunësisë dhe varfërisë” në mesin e kampeve që gjenden në Bregun Perëndimor, dhe se operacioni ushtarak ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të furnizimeve me ujë dhe rrymë “në pjesën më të madhe” të kampit.

Netanyahu tha se forcat izraelite “në çerdhen e terroristëve në Xhenin” po “shkatërrojnë qendrat komanduese dhe po vazhdojnë të konfiskojnë armë të shumta”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, u tha gazetarëve se Izraeli po sulmon “me forcë të madhe”.

Ministria e Jashtme palestineze e quajti përshkallëzimin “luftë të hapur kundër banorëve të Xheninit”.

Xhenini normalisht kontrollohet nga Autoriteti Palestinez i presidentit Mahmud Abbas, që ka pjesërisht kontroll administrativ në Bregun Perëndimor.

Partia udhëheqëse, Fatah, ka shpallur grevë të përgjithshme, duke prekur bizneset private dhe sektorët e tjetër. Greva ka bërë që të gjithë punëtorët e Autoritetit Palestinez të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nëpërmjet një deklarate tha se është “thellësisht i shqetësuar” lidhur me dhunën dhe bëri thirrje që të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar.

Edhe Jordania fqinje ka ngritur shqetësime të ngjashme dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan “ndërprerjen e menjëhershme të fushatave kundër popullit palestinez”.

Shtetet e Bashkuara thanë se Izraeli ka të drejtë “të mbrojë popullin e tij kundër… grupeve terroriste”. Por, Uashingtoni bëri thirrje që të mbrohen civilët.

Kur nisi operacioni, ushtria izraelite tha se ai po zhvillohej kundër grupit Brigada e Xheninit, dhe se kishte shënjestruar një depo me armë të këtij grupi dhe një ndërtesë “për zbulim dhe mbikëqyrje” dhe një vend ku supozohet se fshiheshin personat që kishin sulmuar izraelitët.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor gjatë luftës gjashtëditore në vitin 1967.
Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, territori i pushtuar është shtëpi e afër 490.000 palestinezëve që jetojnë në vendbanime që konsiderohen ilegale sipas ligjit ndërkombëtar.

Palestinezët, që kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre të pavarur, kërkojnë tërheqjen e izraelitëve nga të gjitha territoret e pushtuara gjatë luftës gjashtëditore dhe të shkatërrojnë të gjitha vendbanimet hebreje.

Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanayhu, është zotuar për “forcimin e vendbanimeve” dhe nuk ka shprehur interesim për rinisjen e bisedimeve të paqes, të cilat nuk janë zhvilluar që nga viti 2014.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas paralajmerimeve: Vuçiq tërheq dorëzën: “Ushtria nuk do të hyjë në Kosovë, do të tërhiqemi nga kufijtë…”

Kosova Times Kosova Times September 30, 2023
ShBA-ja thotë se s’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore
Një hap drejt njohjes nga Vatikani!
Sveçla: Serbia në Rezallë bëri krim të dyfishtë, drejtësia të veprojë mbi ta
Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?