By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!
Opinion

Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/05 at 6:51 PM
Kosova Times Published July 5, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Situatë më paradoksale në raportet mes dy shteteve shqiptare nuk kemi pasur asnjëherë deri më tani. “Lufta e ftohtë” mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare sa shkon e thellohet me injorime dhe kushtëzime reciproke siç e bëjnë shtetet armike ndaj njëra-tjetrës!

Opozita e ç’akorduar, pushtetarët e relaksuar

Mirëpo, situatën hiq më të mirë nuk e kemi as brenda forcave politike në vend, e cila është e shoqëruar me injorim dhe përbuzje të skajshme të opozitës nga ana e pushtetit dhe e kundërta, bojkotim të pushtetit nga ana e opozitës së ç’akorduar.

E quajta të ç’akorduar opozitën për faktin se, asnjëra nga partitë opozitare nuk kanë qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e krizës aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova. Përderisa partia më e madhe opozitare, PDK po kërkon shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK po kërkon mobilizim dhe unufikim të veprimeve unike opozitare për përballje me të keqën, kurse AAK po angazhohet për mocion të mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thënë ndryshe, partitë opozitare nuk po merren me zgjidhjen e problemit, me dërgimin e një kërkesë unike drejtuar presidentes për rehabilitimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, në veçanti me ShBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian, por, ato po merren me shkaqet e problemeve!

Presidentja duhet ta luaj rolin unifikues e jo vëzhgues të situatës në vend

Pas eskalimit të situatës në Veri të vendit e deri më tani, presidentja është sjellë me një indiferencë të paparë, duke mos e qartësuar pozicionin e saj shtetërorë në kohën kur shtetit të saj i vihen masa ndëshkimore nga bashkësia ndërkombëtare!

Një presidente që deri dje thirrej në vlerat demokratike të filozofisë politike rugoviane, gjegjësisht të ruajtjes së raporteve të mira dhe miqësisë tradicionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian, sot po i mungon guximi politik për të kundërshtuar kursin e gabuar politik dhe gjuhën jodiplomatike të kryeministrit aktualë.

Presidentja duhet të dal hapur me qëndrimin e saj personal si liderë shtetërore karshi situatës së krijuar, e jo t’i ndjekë pas zhvillimet që po i ndodhin në shtetin e saj.

Kjo indiferencë e presidentes, e ka kthyer atë në marionetë të kryeministrit dhe figurë të papërfillshme politike në vendin tonë!

Ngritja e zërit të presidentes do të dëgjohej gjithandej globit

Ngritja e zërit të presidentes dhe kyçja e saj në dialogun e Brukselit, do t’i jepte kahe dhe dimension tjetër dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikonte në përmirësimin imediat të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe do ta shpëtonte vendin nga katandisja e mëtutjeshme.

Thënë ndryshe, dialogu i Brukselit i zhvilluar në të njëjtat nivele, pra, në mes dy presidentëve të dy shteteve respektive, përveç se do t’i sjellë frymë të re dialogut, do të hapte mundësi

dhe perspektiva të reja për zgjidhjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Kyçja e presidentes në dialog, përveçse do të ishte çelës i zgjidhjes së ngërçit politik në dialogun e Brukselit, do ta shpëtonte Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme në humnerën e thellë e të pa kthim!

Nëse opozita ia do të mirën vendit duhet t’i harrojë zgjedhjet në këtë kohë krize të thellë politike në të cilën është futur shteti i Kosovës dhe t’i lërë mënjanë inatet personale. Paraprakisht zgjedhjeve, opozita duhet të mendojë për zgjidhje efikase dhe të shpejta për ta shpëtuar vendin nga theqafja politike, e cila mund ta vejë në pikëpyetje të ardhmen dhe ekzistencën e shtetit.

Sa më shumë që merremi me njëri-tjetrin aq më pak kohë do të na mbetet të merremi me problemet ekzistenciale për shtetin dhe qytetarët e vendit. Andaj, jo pa qëllim nuk e përmenda asnjë emër të përveçëm në këtë shkrim të shkurtër autorial.

Të lutem o Zot bekojë mendjet e shëndosha dhe atdhetare!

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Kosova Times July 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Ngjarjet e vitit 2000 në Mitrovicë, përpjekje për mbrojtje të lirisë

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Dy burra në Lipjan dhe një grua në Prishtinë gjenden pa shenja jete
“Qarkullimi i bizneseve 2018-2022” është dataseti më i ri i publikuar në platformën për të Dhëna të Hapura
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
Peci insiston që kanë ofruar zgjidhje për institucionet e reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?