By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina akuzon ShBA-në se po e shndërron Tajvanin “në fuçi baruti”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina akuzon ShBA-në se po e shndërron Tajvanin “në fuçi baruti”
Rajon / Botë

Kina akuzon ShBA-në se po e shndërron Tajvanin “në fuçi baruti”

Kosova Times
Last updated: 2023/07/05 at 12:52 PM
Kosova Times Published July 5, 2023
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e shndërrojnë Tajvanin në një “fuçi baruti”, pas shitjes së fundit të pajisjeve ushtarake në këtë ishull vetëqeverisës në vlerë të përgjithshme prej 440.2 milionë dollarësh.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e municionit 30 milimetërsh dhe pajisjeve përkatëse, sikurse edhe pjesëve rezervë për makinat në Tajvan, armë të vogla, sisteme të armëve luftuese dhe pajisje për mbështetje logjistike.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei, u përgjigj duke thënë se “SHBA-ja injoron shqetësimet thelbësore të Kinës, ndërhyn ashpër në çështjet e brendshme të Kinës dhe qëllimshëm përshkallëzon tensionet përgjatë Ngushticës së Tajvanit”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë kontrollin e tij me forcë.

“Kjo është e barabartë me përshpejtimin e transformimit të Tajvanit në një ‘fuçi baruti’ dhe shtyrjen e popullit tajvanez drejt humnerës”, tha ai përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e ministrisë.

Përdorimi i forcës për të kërkuar pavarësi është një përpjekje e destinuar të dështojë, tha ai, duke shtuar se ushtria kineze është gjithmonë e gatshme të mbajë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

ShBA-ja ndjek politikën “Një Kinë”, sipas së cilës Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk ka raporte formale diplomatike me ishullin. Megjithatë, ligjet në ShBA kërkojnë që Tajvanit t’i ofrojnë mbrojtje kredibile dhe ShBA-ja i trajton të gjitha kërcënimet ndaj ishullit si çështje “për shqetësime serioze”.

Kina vazhdimisht dërgon luftanije dhe avionë përgjatë vijës qendrore në Ngushticën e Tajvanit dhe brenda zonës identifikuese mbrojtëse ajrore të Tajvanit, në përpjekje për të frikësuar 23 milionë banorët e ishullit dhe të dobësojë aftësitë ushtarake të ishullit.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times July 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KPK aprovon lirimin e Kelmendit, Qalaj emërohet u.d. Kryeprokuror

Kosova Times Kosova Times December 22, 2025
Është zyrtare: Ushqimi italian do të marrë statusin e listuar nga UNESCO
Prezantohet plani ndërkomunal i menaxhimit të mbeturinave
Axhenda ndërkombëtare
VIDEO shqetësuese: Pasagjeri transmetoi drejtpërdrejt vdekjen e tij në aksident avioni në Nepal në Facebook
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?