By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oferta e punës në Turqi: Si u bë kirgizja skllave seksi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Oferta e punës në Turqi: Si u bë kirgizja skllave seksi
Rajon / Botë

Oferta e punës në Turqi: Si u bë kirgizja skllave seksi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/06 at 7:50 AM
Kosova Times Published July 6, 2023
Share
SHARE

Ajo që Diana K. mendonte se ishte një ofertë e mirë pune në Turqi doli të jetë një gënjeshtër e madhe për ta bënte amvisen 26-vjeçare nga jugu i Kirgizisë skllave seksi.

Diana, që nuk deshi të tregonte mbiemrin, akuzoi tri gra nga Kirgizia që tha se e shënjestruan atë për ta trafikuar, pretendim të cilin ajo ka tentuar që t’ia dëshmojë policisë.

Diana tha se fillimisht iu afrua një e njohur, e quajtur Shahzada, e cila e bindi atë që duhej të shkonte për të punuar që të përmirësonte kushtet financiare.

Kjo amvise është nënë e dy fëmijëve.

“Ajo më pyeti: ‘Pse qëndron në shtëpi dhe pa punë? Eja të shkojmë jashtë ku mund të bëjmë para që të blejmë shtëpi’”, tha Diana për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

“Më pas ajo më dha numrin e telefonit të mikes së saj, Mavluda, e cila më pas më kontaktoi dhe më tha që të shkoj në Stamboll, duke më premtuar një punë me pagë të mirë atje”.

Diana, që jeton në qytetin Osh, tha se e ka përfunduar shkollën e mesme, por asnjëherë nuk ka pasur “një punë të mirë”. Familja e saj varet nga të ardhurat që siguron buri i saj, që punon në Moskë.

Ajo vendosi që të pranonte ofertën e Mavludës për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar turke, për një pagë mujore prej rreth 300 dollarësh.

Oferta për punë asaj nuk iu duk e dyshimtë. Turqia është një destiancion mjaft popullor për emigrantet kirgize, shumica e të cilave punojnë si kujdestare për të moshuarit, si dado apo si mirëmbajtëse në familjet turke.

Diana tha se vetëm pasi arriti në Stamboll në muajin shkurt, e kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikantëve me qenie njerëzore. Në aeroportin e Stambollit, ajo u prit nga një grua tjetër, Umida, e cila e dërgoi Dianën në një shtëpi në lagjen Kumkapi të Stambollit.

“Kur u zgjova në mëngjes, e pash që nuk e kisha pasaportën në çantë”, tha ajo. “Umida tha se mi kishte marrë dokumentet. Ajo shtoi se më ‘kishte blerë’ nga Mavluda për një shumë të madhe dhe se tani unë duhet të nxirrja ato para… Në dhomë më pas hynë dy burra dhe nisën të më ngufasnin. Më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk do të punoja që të ktheja paratë që kishin paguar për të më blerë mua. Ata më thanë se askush nuk do të ma gjente trupin”.

Diana tha se u trondit dhe u frikësua. Ajo nuk kishte asnjë dokument personal dhe nuk njihte askënd në Turqi.

Një javë më vonë, ai arriti të largohej nga trafikantët e saj me “ndihmën e një të panjohuri” dhe kontaktoi policinë. Diana nuk tregoi shumë detaje për ikjen, por vetëm tha se Konsullata kirgize në Stamboll e ndihmoi që të kthehej në Kirgizi.

Diana tani është kthyer në shtëpinë e saj në qytetin Osh, por ajo tha se nuk po mund t’i kthehet jetës që kishte më parë.

Burri i saj i ka kërkuar divorcin dhe nuk po i përgjigjet thirrjeve të saj. Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.

Diana tani po jeton me prindërit e saj. Motra e saj, Alina, tha se kjo përvojë tronditëse “ka ndryshuar krejtësisht dhe ka shkatërruar” jetën e motrës së saj të vogël.

“Kurrë nuk e kam parë atë në një gjendje të tillë”, tha Alina.

Prova të pamjaftueshme

Duke kërkuar që trafikantët të dalin para drejtësisë, Diana ka bërë një denoncim në polici. Por, pas hetimeve fillestare, departamenti policor në Osh vendosi që të mos ndërmerrte asnjë veprim për shkak të mungesës së provave.

“Ankuesja ka fluturuar më 20 shkurt nga aeroporti në Osh për në Turqi për të punuar. Më pas ajo u dëbua për në Kirgizi”, tha zëdhënësja e policisë, Nurperi Abdullaeva. “Ajo ka pretenduar se qytetarja kirgize M. e ka shituar atë dhe e ka bërë skllave seksi. Gjatë hetimeve fillestare, nuk janë gjetur të dhëna që tregonin se ndonjë nga veprimet e pretenduara të paligjshme janë kryer nga ajo qytetare”.

Diana tha se e fajëson veten për gabimin që i kushtoi me martesën dhe jetën që kishte më herët.

“Më vjen turp nga vetja. Nuk do të jem në gjendje ta shoh në sy burrin tim. Nuk jam në gjendje që t’i shoh fëmijët e mi në sy”, tha Diana. “Më vjen turp për atë që më ndodhi dhe që nuk mund të luftoja për veten time”.

Gratë që shkojnë në shtete të huaja për të punuar kanë qenë temë e nxehtë në Kirgizi në dekadën e fundit, pasi numri i grave migrante vazhdimisht rritet.

Muajin e kaluar, dy ligjvënës konservatorë kirgizë sugjeruan se Qeveria duhet të ndalojë gratë e pamartuara nën moshën 23-vjeçare që të udhëtojnë vetëm jashtë vendit për të punuar.

Politikanët Nadira Narmatova dh Shailoobek Atazov argumentuan se gratë e reja shpesh shfrytëzohen kur shkojnë jashtë vendit për të punuar. Ministria e Jashtme tha se vendosja e kufizimeve të tilla në udhëtim do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të të drejtave të grave.

Thirrje të ngjashme nga ligjvënës janë bërë edhe në të kaluarën dhe janë përcjell me dënime të ashpra dhe protesta nga aktivistët për të drejtat e grave.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi REL

Kosova Times July 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump emëroi një ambasador të ri për Kroacinë

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Sot seanca ndaj Shabanit e Qerimit, të dy akuzohen për spiunazh
A mund ta ndihmojë Kina fundin e luftës në Ukrainë?
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel pa ndonje rezultat
Vrasja e Bergaminit, ish e dashura e dënuar me 16 vite burg
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?