By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reuters: Trump e shpërbëu fshehurazi DOGE-n. Elon Musk e drejtoi atë deri në maj
November 24, 2025
Oficerët e FSB-së ruse vranë dy persona në rajonin Altai
November 24, 2025
Pavloviq: Rusia ndoshta po përpiqet t’ia shesë vetes NIS-in përmes entitetit të saj në Abu Dhabi, nuk ka negociata
November 24, 2025
Drone misterioze mbi aeroportet në të gjithë Evropën – për çfarë bëhet fjalë?
November 24, 2025
Osmani sot pret në takim një delegacion amerikan
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Threads: Çfarë është, si mund të regjistroheni dhe a dallon nga Twitter-i?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Threads: Çfarë është, si mund të regjistroheni dhe a dallon nga Twitter-i?
Teknologji

Threads: Çfarë është, si mund të regjistroheni dhe a dallon nga Twitter-i?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/06 at 3:15 PM
Kosova Times Published July 6, 2023
Share
SHARE

Më shumë se dhjetë milionë njerëz i janë bashkuar rrjetit më të ri social nga Meta Platforms, Threads – i krijuar për t’i bërë konkurrencë platformës Twitter – në orët e para pas lëshimit të tij publik, të enjten, ka njoftuar shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Shifrat e larta të përdoruesve janë shënuar pavarësisht se lëshimi i Threads-it është shtyrë në Bashkimin Evropian, teksa janë ngritur pikëpyetje nëse aplikacioni do t’i respektojë rregullat e ashpra të BE-së për privatësinë e të dhënave.

Në Threads, përdoruesit mund të bëjnë postime me shkrim – me më pak se 500 shkronja e shenja – dhe të përfshijnë në to fotografi dhe video me gjatësi maksimale prej 5 minutash. Threads i ngjason shumë rivalit të tij, Twitter – me përmbajtje të shkurtër tekstuale, pëlqime dhe ripublikime.

Platforma e re, e cila është pjesë e Instagram-it, lejon njerëzit të regjistrohen duke përdorur llogaritë e tyre në Instagram – mundësi të tjera regjistrimi tash për tash nuk ofrohen.

Aktualisht, qasja në Threads mund të bëhet vetëm përmes aplikacionit të tij, për platformat mobile iOS dhe Android, teksa, njëherë, nuk ekziston një version për kompjuterë, ndërsa Meta nuk ka treguar se kur mund ta ofrojë një të tillë.

I ndërtuar nga ekipi i Instagram-it, Threads ju jep përdoruesve mundësinë që t’i ndjekin përnjëherë të gjitha llogaritë që tashmë i ndjekin në Instagram.

Kjo do të thotë që nëse Radio Evropa e Lirë është në mesin e llogarive që një përdorues ndjek në Instagram, ky opsion ia sjell automatikisht në Threads përmbajtjen e REL-it, që tashmë është bërë pjesë e rrjetit më të ri social.

Përdoruesit njëherë nuk mund të gjejnë ndjekës nga platformat tjera sociale. Por, Meta do që Threads të jetë i ngjashëm me rivalët si Mastodon, të jetë i decentralizuar dhe t’i lejojë përdoruesit të t’i transferojnë llogaritë në platformat e tjera.

Në orët e para të tij, Threads është kritikuar për shfaqjen e postimeve të shumta nga llogari të rëndomta, që njerëzit nuk i ndjekin.

Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, ka thënë se kjo ndodh meqë Threads është rrjet i sapohapur, teksa ka paralajmëruar se një mënyrë për t’i parë vetëm postimet nga llogaritë që përdoruesit i ndjekin do të ofrohet në të ardhmen.

Meta ka sinjalizuar se nuk synon të përfitojë nga Threads këtë vit, por e ka lënë të hapur mundësinë për shfaqjen e reklamave në të ardhmen.

Threads do të moderohet sikurse Instagram-i, teksa rrjeti i ri do të ketë qasje më të rreptë sesa Twitter-i karshi lakuriqësisë, dhe do të zbatojë rregulla të qarta sa i përket gjuhës së urrejtjes, që kanë munguar në Twitter, që kur atë e bleu Elon Musk.

Mënyra për t’i dërguar dikujt mesazh direkt nuk ekziston në Threads – dhe opsioni, sipas krijuesve të tij, nuk parashihet të vijë as në të ardhmen. Ata kanë thënë se duan t’ua lënë përdoruesve mundësinë të komunikojnë privatisht me të tjerët përmes aplikacioneve ekzistuese për biseda.

You Might Also Like

Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë

Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre

USA 153 MIJE TE SHKARKUAR NGA PUNA E TE ZEVENDESUAR NGA AI

IA deshifron trurin duke shndërruar mendimet në tekst

Padi e ngritur kundër OpenAI: Familjet e viktimave pretendojnë se ChatGPT i inkurajoi njerëzit të kryenin vetëvrasje

Kosova Times July 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nesër Zvicër-Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
9 vjet nga Shenjtërimi i Nënë Terezësm, shenjtorja që frymëzon botën
Lajçak foli për raundin e sotëm të dialogut: Ne ia dolëm vetëm të kapërcejmë disa zbrazëtira ndërmjet qëndrimeve të dy palëve
Moti sot, kryesisht i vranët
Vazhdon shenjëzimi i rrugëve në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?