By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edi Rama vazhdon turneun në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Edi Rama vazhdon turneun në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor
Rajon / Botë

Edi Rama vazhdon turneun në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/07/07 at 1:00 PM
Kosova Times Published July 7, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten vazhdon turneun e tij në kryeqytetet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, turne ky që, sipas Ramës, synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, në të cilin, sipas kryeministrit shqiptar do të bëhet bilanci i arritjeve të këtij procesi.

Ndalesa e parë e Ramës të premten është Bosnjë dhe Hercegovina, ku kryeministri shqiptar takohet me kryetaren e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto. Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët e tyre.

Pas kësaj vizite, Rama do të vazhdojë udhëtimin për në Mal të Zi, ku do të zhvillojë takim, drekë pune dhe konferencë e përbashkët për media me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq. Ai do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiqin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Një ditë më parë, Edi Rama vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Në vizitën e parë në Shkup, ai tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka dhënë rezultate “fantastike”. Por, sipas tij shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të “zhyten me mendje dhe zemër në Procesin e Berlinit”.

“Shpresojmë që tani t’i japim një shtysë të re duke pasur parasysh se tani nuk është një proces si deri më sot, por shpresoj ta kthejmë në një proces të tillë me planin e ri të financimeve të Bashkimit Evropian”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Pas ndalesës në Shkup, Rama vazhdoi vizitën në Prishtinë, ku u prit në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja, pas takimit, tha se me Ramën diskutuan “proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në samitin e NATO-s dhe samitin e Procesit të Berlinit”.

“U bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces [të Berlinit], e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit”, tha Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Rama, para vizitës në Kosovë bëri me dije se Prishtinës zyrtare i janë dërguar 13 marrëveshje të nënshkruara që do të duhej të nënshkruheshin gjatë mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë më 14 qershor, por që u anulua nga Rama për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se edhe nga ana e saj janë nënshkruar të gjitha këto marrëveshje të enjten.

Lëvizja e Ramës erdhi pasi Kurti kishte thënë se takimin me të do ta zhvillojë vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive “për të nënshkruar marrëveshjet “që janë të dakorduara dhe që janë në sirtarë”.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga kryeministri Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin të enjten pasdite”, shkroi Rama në Twitter.

Megjithatë, edhe pse Rama ishte në pritje të një takimi të mundshëm me homologun e tij nga Kosova, një takim mes dy kryeministrash nuk ndodhi për shkak të refuzimit të Kurtit për ta takuar atë.

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.

Procesi përfshin, gjithashtu, institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times July 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegale

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Nipi i Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez, vdes në moshën 19-vjeçare
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
Migrantët paguan nga 8.000 euro për ‘udhëtimin e vdekjes’ drejt Italisë
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kamenicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?