By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertiza si mjet për zgjatjen e proceseve gjyqësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ekspertiza si mjet për zgjatjen e proceseve gjyqësore
Rajon / Botë

Ekspertiza si mjet për zgjatjen e proceseve gjyqësore

Kosova Times
Last updated: 2023/07/08 at 5:58 PM
Kosova Times Published July 8, 2023
Share
SHARE

Zbrazëtirat në Ligjin për ekspertizë, përkatësisht mospërkufizimin e kompetencave të ekspertëve që realizojnë ekspertizën dhe çka në fakt duhet të përmbajë raporti i tyre, bën që jo rrallë proceset gjyqësore jo vetëm të stërzgjaten, por të ndikojnë edhe në drejtimin e hetimeve.

Gjykatësit dhe prokurorët gjatë hulumtimit të realizuar nga OSBE-ja dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit “Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në gjyqësor”, kanë theksuar se ekspertizat gjyqësore, të cilat nuk janë cilësore dhe jo rrallë edhe kontradiktore me gjetjet që ka bërë ekspertiza e prokurorisë dhe mbrojtjes së palëve, paraqesin problem serioz. Këto pastaj çojnë në zgjatjen e proceseve gjyqësore, rrjedhimisht dhe vjetërsimin e lëndëve.

Shumë procese që kishte ngritur Prokuroria Speciale Publike nuk morën epilog gjyqësor ose u rikthyen në rigjykim, për shkak të stërzgjatjes së proceseve gjyqësore. Për pasojë lëndët u vjetërsuan shkaku i ekspertizave të vonuara dhe gjetjeve kundërthënëse mes atyre që ka angazhuar prokuroria dhe pala mbrojtëse.

Edhe procesi gjyqësor për aksidentin në Llaskarcë ka ngecur në labirintet e sistemit gjyqësor për mungesë të ekspertizës ligjore, duke bërë që gjykimi për këtë rast të zgjasë me vite. Në aksidentin e një autobusi në shkurt të vitit 2019 humbën jetën 19 persona dhe 37 të tjerë mbetën të lënduar.

Pse ndodh kjo?

Në bazë të Ligjit, ekspertizë për një çështje gjatë procesit gjyqësor mund të kërkojë edhe Prokuroria, por edhe pala mbrojtëse.

Nëse ekspertiza që ka realizuar Prokuroria është në kundërshtim me ekspertizën që ka sjellë pala mbrojtëse, në atë rast gjykatat mund të kërkojnë super-ekspertizë.

Super-ekspertizë (ekspertizë e shkallës më të lartë ose ekspertizë profesionale kritike e dy ekspertizave kundërthënëse), mund të kryejë ekipi i përbërë prej më së paku tre ekspertëve nga sfera përkatëse nga organi i administratës shtetërore, institucioni i arsimit të lartë, institucioni shkencor ose institucioni profesional”, theksohet në Ligjin për ekspertizë.

Llazar Nanev, gjykatës dhe ligjërues në Fakultetin Juridik në Shtip, thotë për Radion Evropa e Lirë se besueshmëria e ekspertizave ligjore paraqet problem serioz gjatë proceseve gjyqësore, pasi siç thekson, ekspertët angazhohen direkt nga palët dhe me këtë ata ushtrojnë dhe ndikimin e tyre.

“Ekspertët, të cilët bëjnë ekspertiza, jo rrallë japin përgjigje për çështje juridike për të cilat nuk janë të thirrur në përpjekje që procesit t`i japin kahe në një drejtim të caktuar. Kjo rrezikon që shumë procese gjyqësore të stërzgjaten, gjë që çon dhe në vjetërsimin e lëndëve, dhe autorët e krimit të mos përgjigjen para drejtësisë” thekson gjykatësi Nanev.

Kërkohet ndryshimi i ligjit

Për shkak të problemit me ekspertizën gjatë proceseve gjyqësore, Shoqata e Mjekësisë Ligjore, Shoqata për Siguri Korporative dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar formimin e një grupi punues. Ky grup, sipas tyre, do të punojë me intensitet në hartimin e një ligji të ri mbi ekspertizën, që të forcohet kontrolli mbi personat që bëjnë ekspertizë, si dhe të ndryshojë mënyra e marrjes së licencave për ekspertizë, me këtë të riorganizohet puna e Dhomës së Ekspertëve që bëjnë ekspertizë ligjore.

Ish-ministri Nikolla Tupançevski, vitin e kaluar më 2022, kur drejtonte dikasterin e Drejtësisë, u zotua për miratimin e një ligji të ri, në të cilin do të jenë të specifikuara qartë dispozitat që rregullojnë veprimtarinë e ekspertit për ekspertizë, si dhe vazhdimin e licencave të ekspertëve.

“Besoj se miratimi i këtij ligji modern do t’i zgjidhë problemet e kamotshme me të cilat ballafaqohen qytetarët, gjykatat dhe vetë ekspertët. Po ashtu, do të kontribuojë në forcimin e efikasitetit dhe cilësisë së procedurave gjyqësore”, kishte theksuar Tupançevski .

Por, deri më tani nuk është bërë asnjë hap në drejtim të miratimit të një ligji të ri për ekspertizë.

Bashkim Selmani, ish-gjykatës dhe ligjërues në Fakultetin Juridik në Tetovë thotë se duhet konsultuar praktikat evropiane ku janë instaluar mekanizma funksionalë për ekspertizë, përkatësisht prokurorët dhe mbrojtja nuk kanë kontakte me ekspertët që bëjnë ekspertizat.

Ai thekson se aktualisht ekspertiza paraqet thembër akili që shfrytëzohet nga të gjitha palët e interesuara për të mos ardhur deri te përfundimi i proceseve gjyqësore.

“Ekspertiza nga kushdo që kërkohet, duhet të bëhet nga një qendër e vetme siç është mjekësia ligjore. Pra, të gjitha palët kundërthënëse që pretendojnë për rastet e ekspertizës, mendimi të jepet nga një qendër e vetme dhe jo siç është tani ku ka ekspertizë private, ekspertizë publike…”, thekson Selmani.

Askush nuk është përgjigjur për ekspertizë të rrejshme

Për avokatin Aleksandar Tortevski indikativ është dhe fakti se në Maqedoninë e Veriut nuk është iniciuar procedim penal për dëshmi të rreme të ekspertizës.

“Nuk mundet që një ekspert të thotë, si për shembull një godinë është ndërtuar me cilësi dhe një tjetër të thotë se është krejtësisht e dobët, për një çështje teknike ku të dhënat janë të sakta. Në këtë rast, duhet të ketë përgjegjësi penale për atë që nuk e thotë të vërtetën”, thotë Tortevski.

Kush mund të jetë ekspert?

Ligji për ekspertizën parasheh që licencë për ekspertizë mund të marrë, pa e dhënë provimin profesional: doktori i shkencave ose magjistri i shkencave në fushën përkatëse shkencore dhe një person që ka dhënë provimin e specialistit, si dhe një person me arsim të lartë ose të mesëm me profesion të regjistruar në një fushë përkatëse .

Problem më vete paraqet dhe fakti që, siç theksojnë njohësit e çështjeve juridike, në mungesë të ekspertëve që bëjnë ekspertizë, angazhohen persona të cilëve u ka skaduar afati i licencës për ekspertizë.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times July 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

RTK shpalos raportin e punës para studentëve të UP-së

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe propagandë
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Kryeshefi i KEK-ut lëshon mbledhjen në Komision, Beqa: Të sillet me Polici
Witkoff mohon pranimin e propozimeve të tij për armëpushim në Gaza nga Hamasi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?