By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lehonat që kërkojnë ndihmë psikologjike stigmatizohen nga shoqëria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lehonat që kërkojnë ndihmë psikologjike stigmatizohen nga shoqëria
Rajon / Botë

Lehonat që kërkojnë ndihmë psikologjike stigmatizohen nga shoqëria

Kosova Times
Last updated: 2023/07/09 at 5:35 PM
Kosova Times Published July 9, 2023
Share
SHARE

Kërkimi i ndihmës psikologjike vazhdon të shihet si dobësi në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, theksojnë mjekët psikiatër. Kjo, thonë ata, bën që shumë persona të mos kërkojnë ndihmë profesionale edhe në rastet kur ballafaqohen me probleme psikike.

Stojan Bajraktarov, mjek psikiatër, thotë se 20 për qind e grave gjatë muajve të shtatzënisë dhe periudhës së lehonisë rrezikojnë të preken nga problemet që kanë të bëjnë me shëndetin mendor. Këto shifra , sipas tij, flasin për nevojën e një zgjidhje sistemore për mbështetjen psikologjike të grave gjatë periudhës së shtatzënisë dhe lehonisë, sikurse edhe të atyre që ballafaqohen me ndryshime rrënjësore në jetë veçanërisht kur kanë të bëjnë me problemet shëndetësore.

Këto reagime pasojnë tentimin për vetëvrasje të një lehone 39-vjeçare, gjatë javës që po lëmë pas (2 gusht), e cila u hodh nga kati i parë i spitalit të gjinekologjisë pas lindjes së foshnjës. Për këtë grua nga Shkupi kjo lindje është e para.

Autoritet spitalore thanë se ajo është ankuar për shqetësime psikologjike, me ç`rast ka folur dhe me psikiatrin e klinikës. Por, edhe pas tri ditësh ajo sërish është ankuar për shqetësime psikologjike, ndërsa mjekët kujdestarë i kishin dhënë barna për qetësim. Kjo nuk ka qenë e mjaftueshme që ajo të heq dorë nga synimi për vetëvrasje. Aktualisht ajo kurohet nga plagët e rënda që ka marrë gjatë tentimit për vetëvrasje.

Gratë që kërkojnë ndihmë psikologjike vazhdojnë të stigmatizohen nga rrethi

Rritja e konsumimit të barnave kundër depresionit dhe rasti me lehonën që tentoi të vetëvritet, nxiti debate të shumta në opinionin maqedonas nëse personat që kanë probleme me shëndetin mendor arrijnë të marrin ndihmë profesionale me kohë.

Psikiatri Stojan Bajraktarov thotë për Radion Evropa e Lirë se gratë që kërkojnë ndihmë psikologjike vazhdojnë të stigmatizohen nga shoqëria. Ato kritikohen se nuk dinë të kujdesen për fëmijët e tyre dhe më e keqja, siç shprehet ai, se nuk arrijnë të bëhen nëna të mira.

“Nga rrethi ku jetojnë, shoqëria, këto gra paragjykohen se nuk dinë të kujdesen për fëmijët e tyre të porsalindur. Kjo bën që gratë të hezitojnë të flasin hapur për problemet që kanë lidhur me shëndetin mendor, veçanërisht ato që vijnë nga viset rurale dhe kjo bën që ato mos kërkojnë ndihmë shëndetësore”, thekson Bajaraktarov. Ai shton se shumë pak gra bëjnë konsulta në departamentin e klinikës në Shkup, i cili kryesisht merret me shëndetin mendor të grave para dhe pas shtatzënisë.

Mungesa e mjekëve psikiatër shqiptarë, barrierë për pacientet

Problem më vete paraqet dhe numri shumë i vogël i mjekëve psikiatër shqiptarë. Në Klinikën e Psikiatrisë në Shkup ka të punësuar 19 mjekë psikiatër nga të cilët vetëm dy janë shqiptarë.

Edlira Destani, psikologe, thotë për REL-in se me shumë rëndësi është që gratë të trajtohen me kohë dhe në gjuhën që për to është më e njohur.

“Çdo person është individ më vete. Ndryshim që vjen në momentet e caktuara e nuk janë të përgatitur në mënyrën e duhur – apo ajo se te personi i caktuar mund të kemi pasur problematika të caktuara, të cilat nuk janë trajtuar ose janë trajtuar sipërfaqësisht – këto ndryshimet e përnjëhershme në jetën e tyre mundet të rindezin problematikat që kanë qenë të fjetura te vetja e tyre. Dhe, për këtë arsye këta persona, nëse nuk do të kenë mbështetje psikologjike, pasojat mund të jenë me çrregullime të mëdha psikologjike… Këto problematika mund të zbërthehen më së miri nga specialistë që flasin gjuhën e pacientit”, vlerëson Destani.

Aktivistet për të drejtat e grave thonë se duhet gjetur zgjidhje sistemore për trajtimin e shëndetit mendor që në fillim të shtatzënisë, nëse tek ato paraqiten shqetësime të caktuara dhe jo siç theksojnë ilaçi të kërkohet në internet.

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Viktoria Jovanovska, gjatë prezantimit të rastit me lehonën që tentoi vetëvrasjen, tha se shqyrtohet mundësia që lehonat të vizitohen nga mjekët psikiatër.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times July 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Filharmonia dhe Kori i Kosovës me koncert për 17 vjetorin e pavarësisë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro
Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës së energjisë
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Tanket “Abrams” së shpejti do t’i dorëzohen Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?